Vrasja tronditëse e muzikantit dhe mësueses në Gjirokastër, për një… barakë e 1 metër tokë

26 Tetor 2017, 09:16Kronika TEMA

Vrasja e çiftit të bashkëshortëve Kosta, ka ndodhur për restaurimin e një barake, e cila do kthehej në kuzhinë. Sipas asaj që deklaronte autori i krimit në Gjykatën e Gjirokastrës, kjo barakë ishte e mbështetur në murin e shtëpisë së tij dhe për më tepër kishte zënë dhe një sipërfaqe toke prej 1 metër, nga trualli i tij, raporton Shqiptarja.com.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Gjirokastrës.

Burrë dhe grua janë ekzekutuar me armë zjarri pas një sherri me kushëririn e tyre, që ishte edhe fqinji i dy viktimave.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palorto”, nga ku viktima kanë mbetur Aleko Kosta 66 vjeç dhe Afërdita Kosta 49 vjeçe, ndërsa autori është Apostol Kosta, kushëriri i parë.

Viktimat njihen nga publiku shqiptar, pasi pak kohë më parë u bënë personazhe të njohur në emisionin “E diela Shqiptare”.

Autori ka tentuar të kryejë vetëvrasje, pasi ekzekutoi çiftin. Aktualisht ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në banesë në momentin e vrasjes ka qenë edhe djali i çiftit, 19 vjeçar.

Nga të dhënat e para mësohet se dy familjet kishin përfunduar pak kohë më parë edhe një gjyq në Gjykatën e Gjirokastrës, për pronën që kishin konflikt.

Në 3 shkurt 2016 kjo gjykatë ka vendosur ti japë të drejtë Alekos Kosta, dhe të rrëzojë pretendimin e kushëririt të tij, Apostol Kosta.

Ndërkohë pas kryerjes së vrasjes së dyfishtë Apostol Kosta është shprehur se: “…ishte i penduar…”. “…më mirë të kisha vdekur vetë sesa shpëtova…” mësohet se ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje