Media gjermane: "Orët luksoze të gjykatësve" shqiptarë

25 Tetor 2017, 14:55Kronika TEMA

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” i kushton vëmendje dekriminalizimit të drejtësisë shqiptare dhe luftës së patundur të një diplomati amerikan.

Nën artikullin me titull “Orët luksoze të gjykatësve” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” nënvizon se një diplomat amerikan kërkon të dekriminalizojë drejtësinë në Shqipëri. Fjala është në artikullin e medias gjermane për diplomatin amerikan, ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu. “Qeveria shqiptare duhet t’i shpallë luftë kriminalitetit të organizuar, kërkoi Lu…pas kësaj diplomati u bë më konkret. Katër klane mafioze kontrollojnë sot Shqipërinë.”

Gazeta gjermane shkruan se Shqipëria është kthyer në vitet e fundit në prodhuesin më të madh të drogës në Europë dhe se baronët e drogës fitojnë miliarda. “Me këto para ata munden të korruptojnë parlamentarë, prokurorë dhe policë” , shkruan Süddeutsche Zeitung.

Pas mandatit të dytë, kryeministri shqiptar, Edi Rama premton se do të fitojë luftën kundër kanabisit. Por Süddeutsche Zeitung nënvizon se “për ambasadorin amerikan këto tingëllojnë si fraza boshe. Nga java e kaluar ndodhet nën presion ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për shkak të lidhjeve të dyshuara me bandën e drogës, që u ndoq me vite nga policia italiane. Socialistët në qeveri refuzojnë heqjen e imunitetit të tij.”

Pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe bosëve të drogës janë kthyer në një detyrë të rëndësishme për ambasadorin amerikan, Lu, shkruan gazeta “Süddeutsche Zeitung” duke theksuar se ai flet shumë hapur në gjuhën shqipe që e flet rrjedhshëm. Në një takim me gjykatësit ambasadori Lu është shprehur. “Nëse mbani një orë dore më të shtrenjtë se automjeti im i punës je i korruptuar. Në takimin tjetër gjykatësit erdhën pa aksesorët luksozë.” /Süddeutsche Zeitung /DW/

4 komente në “Media gjermane: “Orët luksoze të gjykatësve” shqiptarë”

  1. zaho says:

    O Edi leri kazanet e corbes dhe shkollat qe t e veje mileti por degjo zerin e njerezve se nuk mjafton te ulesh vetem me ta por dhe ti degjosh ato qe thon te pelqen apo ste pelqen ,sa per Tahirin dhe un e mendoj qe eshte i implikuar pershtypje kam se edhe juve dinit dicka ky eshte thjesht mendimi im por mbase dhe un duhet te vete ne shkolle

  2. shushica says:

    Eshte e qarte ,tani qe e djathta gjermane drejton e lire ,sulmi ndaj Rames do te shumefishohet .Rama ka vetem nje rrugezgjidhje ,tu kerkoje parlamentareve dhe pushtetareve socialiste sjellje shembullore ,te godase pa meshire korrupsionin dhe drogen ,te spastroje gjykatat ,prokurorite dhe policine pa meshire,te denoncoje Berishen ,Bashen ,Mediun dhe gjithe lukunine e banditeve te PD,duke kerkuar mbeshtetjen e hapur te popullit te majte edhe me mitingje masive.Dikush mund te thote ,te evitohet peplasje .Jo ,perplasja eshte e paevitueshme ,problemi eshte fati i vendit ,dhe ne se klani i Berishes dhe Metes kthehen ne pushtet ,Shqiperia shkon perfundimisht ne humnere.Ketu nuk ka lufte politike ,ketu luhet fati i Shqiperise dhe si rrjedhoje fati i shqiptareve.Ne se Rama nuk ka kurajo ,te menjanohet ,ka plot djem dhe vajza te rinj socialiste qe mund te marrin fatin e vendit ne dore .Askush nuk eshte i pazevendesueshem .

  3. K says:

    Këta palaço kujtuan se ambasadori Lu do të ishte njëlloj pa dinjitet si fevziu.

  4. lori says:

    Po ashtu edhe pasuria marramendese e gazetareve dhe opinionistave te televizorit KLAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje