Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mori pjesë në Trieste, Itali, në konferencën përmbyllëse të projektit IPA 2013, ‘Lufta kundër Krimit të Organizuar, Bashkëpunimi Ndërkombëtar për Drejtësi Penale, në Ballkanin Perëndimor”.
Në këtë takim morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasadorët në këto vende, si edhe drejtuesit e Policive. Ministri i Brendshëm u shpreh në fjalën e tij se duhet të rritet efikasiteti i aktiviteteve parandaluese në luftën kundër krimit të organizuar, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkombëtar.
“Falë bashkëpunimit në mes vendeve tona, kemi arritur suksese në gati të gjitha drejtimet për t’i garantuar qytetarëve një siguri gjithmonë e më të madhe. Ndaj, së bashku, duhet t’i japim një impuls të ri luftës ndaj kriminalitetit dhe duhet të eksperimentojmë dhe jetësojmë modele të reja ndërveprimi midis organeve tona të policisë apo autoriteteve gjyqësore”, nënvizoi Xhafaj, para ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor.
Ai propozoi disa nisma konkrete për bashkëpunim më të mirë rajonal, në partneritet me vendet e BE:
– Ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor, për të koordinuar më mirë se deri tani shkëmbimin e informacionit, për çështje të luftës kundër krimit të organizuar në tërësi dhe me fokus të drejtëpërdrejtë krimin ndërkufitar, luftën kundër trafikut të drogës, migracionin e paligjshëm. Ky propozim u adoptua në projektin ‘IPA 2017’.
– Krijimin e Data-Base të përbashkët, që do të ndihmonte në shkëmbimin më të mirë të informacionit;
– Ngritjen e grupeve të përbashkëta të hetimit policor, të elementëve dhe grupeve kriminale.
Ministri i Brendshëm falënderoi në mënyrë të veçantë qeverinë italiane për patronazhin teknik mbi projektin ‘IPA 2013’ dhe shprehu vullnetin e plotë për bashkëpunim në vazhdimësi.
Në fund të fjalës së tij, ministri i Brendshëm italian Marco Minniti vlerësoi propozimin e ministrit shqiptar Xhafaj dhe theksoi se do të jetë një nga shtyllat kryesore të projektit ‘IPA 2017’.
Njeri me vlera dhe ide,urime per kete bashkepunim,me ne fund ne ministrine e brendshme kemi nje njeri te afte te zote dhe vetem qe puno dhe sdi llafe.,
Dikush qe punon tama dhe i ngre koken shqiperise kudo
nuk esht njeri qe e ka mendjen te beje show televiziv dhe te bjere ne sy. esht njeri q e kupton rendsin e punes q ka xhafa
mendimet e nje njeriu te afte si xhafa normale qe do te merren per baze nga nderkombetaret,ky njeri esht serioz ne punen qe ben
nje njeri qe vertet punon i duken rezultatet ,kete e tregoj ne samitin e sotem,jemi krenar qe shqiperia ka nje minister si ti qe na perfaqswon denjesisht
Ja e konkretizimi i gjithe punes se madhe dhe te arrire te ketij ministri. Tashme bashkepunim ne rajone dhe me gjere.
Ky po qe eshte lajm…me perpara as nuk na ftonin ne samite tani mendimet e ministrave tane behen synimi kryesor i tyre.Per tu admiruar.
Krenar per kte bashkpunim dhe arritje te re nga qeveria jon
Beshkepunimi eshte shume i rendesishem dhe si i tille eshte dhe me produktiv kjo tregon qe jeni ne rrugen e duhur drejte nje drejtesie qe ka munguar prej kohesh.
Ik o sali ke 27 vjet e shkaterrove kete vend. Si ke fytyre dhe rri akoma deputet. Turp per ju qe komentoni lajmet e sales NE fb.
Ne ministrine e brendshme erdhi dikush me eksperiencen e duhur dhe me idete e duhura qe ta drejtoje sic duhet kete ministri. Vendi jone kish nevoje per dike si Xhafaj n krye
Arritje te medha ne kaq pak kohe. Dicka pozitive qe ja vlen te vleresohet te Fatmir Xhafaj
Urime zoti Minister, jemi krenar dhe presim gjera te medha nga ana juaj
I till lind nuk behesh dhe ti ke lind per te qene ky person i mbrekullueshem qe je. Bravo je shembull per tu ndjekur.
Tu lumt pushka z.xhafa zagaret ate pun ka ti vazhdo perpara
Gjithcka tregohet me vepra. Dhe sigurisht qe fjalet jane te teperta per te folur ne keto raste.
BRAVO
Erdhi koha qe dhe shqipetaret te perfaqesohen denjesisht dhe te marrin vendin qe u takon ne rajon dhe me gjere, me nje minister te tille jemi te sigurt qe dhe bota na merr seriozisht
Kish nevoj shteti shqipetar te ndryshonte menyren e te menduarit dhe te te qeverisurit. fatmir xhafaj eshte personi i duhur ne kohen e duhur per ti rikthyer dinjitetin policise shqipetare dhe shtetit shqipetar ne rajon
Meriton vleresime si minister.
Krimi dhe droga kane qene teme e dites per shume vite ktu te ne dhe askush me pare nuk i ka denuar dhe ngritur zerin kunder ketyre trafikanteve….kjo ndoshta per shkak te lidhjes se politikes me krimin….Ndersa sot kur degjoj qe krimi po ndeshkohet.. kemi fituar mbeshtetjen e nderkombetareve dhe po ngrihet zeri fort kunder trafikimit duket sikur nje rreze shprese ka ndricuar vendin tone.
Bravo z.xhafaj. duket puna e njerezve qe duan ta bejne kete vend. Vazdhoni punen tuaj.
Reformimi i drejtesise eshte shume i rendesishem. Dhe Fatmir Xhafaj besoi tek ky reformim.
Vetting eshte shume i rendesishem edhe ne strukturat e policise se shtetit. Duhet te luftojme per nje drejtesi dhe nje polici te afte, te drejte.
Dhe kjo rruge po fillon.
nga ana ime keni vetem respekt zoti xhafa. jeni tamam burre shteti
mos e vri mendjen cfare thone nejrezit, qente le te lehin karvani ecen para
saliu dhe zagaret e tij vetem flasin po puna juaj tregon te kunderten
Ne kemi nevoje per nje reformim te plote dhe te thelle te drejtesise dhe te policise.
Bravo Xhafaj.
Duhet nje vetting edhe ne polici.
Te paaftet sduhet te kene me vend.
Ministri I Brendshem Fatmir Xhafaj je I duhuri ne ate pozicion se nepermjet procesit të reformimit të drejtësisë, përfshi edhe Vettingu-n ne Policine e Shtetit do të pastrojë sa më shumë të jetë e mundur policinë nga njerëzit e korruptuar dhe inkriminuar në radhë të parë, si edhe do të largojë të paaftët nga kjo organizatë
Xhafaj punon per rritjen e efikasitetit tw aktiviteteve parandaluese në luftën kundër krimit të organizuar, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkombëtar.
Nismat e propozuara nga Xhafaj jane me te mirat për bashkëpunimin rajonal, në vendet e BE