Ekuipazhi i anijes shqiptare “Oriku” ka shpëtuar 115 emigrantë sirianë në detin Egje mesditën e sotme. Emigrantët ishin nisur drejt vendeve të Perëndimit për shkak të krizës dhe rrezikonin mbytjen, ndërsa janë shpëtuar nga anija shqiptare.
Mes 115 emigrantëve që janë shpëtuar, 45 janë fëmijë. Operacionin ministrja Olta Xhaçka e ka cilësuar si përgjigjen më e mirë për të gjithë ata që kërkojnë të përbaltin Forcat tona të Armatosura, referuar akuzave të opozitës.
“Djemtë tanë vazhdojnë të shpëtojnë jetë njerëzish në detin Egje, përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërkojnë të përbaltin Forcat tona të Armatosura.
Në dy operacione të njëpasnjëshme gjatë orëve të fundit, ekuipazhi i anijes “Oriku” ka sinjalizuar dhe ka ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë 115 shtetasave sirianë, 45 prej të cilëve fëmijë.
Ekipet tona në misionet ndërkombëtare të kërkim – shpëtimit janë aty për të na bërë krenarë, çdo ditë e më shumë” shkruan ministrja në Facebook.
Kush po përbalt forcat e armatosura moj kukuvajkë? Flasin për ju hajdutët që e keni mendjen të shisni repartet ushtarake ne bregdet për të marrë ndonjë pjesë apo të vidhni nga tenderat. Vazhdon të jesh e entuziazmuar që do shkojnë në luftë maleve të Afganistanit djemtë e vajzat shqiptare?
Po nuk eshte ajo detyra paresore e Forcave te Armatosura
Ata duhet te mbrojne ujerat tona teritoriale, qe shkellen nga marina greke , KJO ESHT DETYRA PARESORE E FORCAVE TE ARMATOSURA DETARE
ca leshin forca te armatosura me ato dy tre barka shpetimi habitem si nuk u fundos oriku me 115 emigrante ne bord ju shpelafte mortia qe jeni dhe krenar dhe brekegrisur