Policia njoftim të rëndësishëm: Kujdes në internet, po vidhen shumë llogari bankare

23 Tetor 2017, 10:29Kronika TEMA

Policia e Shtetit deklaron se kohët e fundit është konstatuar një rritje e numrit të mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit, prandaj u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë shumë kujdes me të dhënat në internet.

“Informojmë qytetarët dhe subjektet private se nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme por dhe evidentimin dhe goditjen e autorëve për rastet e ndodhura.

Duke u nisur nga fakti se këto ngjarje kanë si qëllim vjedhjen e fondeve të llogarive bankare nëpërmjet mashtrimit u kërkojmë qytetarëve dhe subjekteve private, të bëjnë kujdes për sa i përket ekspozimit të të dhënave të tyre bankare në mjediset e jetës së përditshme por edhe kur marrin kërkesa të ndryshme gjatë periudhës që ndodhen duke lundruar në internet.

Në rast se merrni kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme nga ato që i kryeni zakonisht, duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi (telefon, faks etj.) nëse llogaria e re i përket vërtetë partnerit tuaj tregtar”.

Gjithashtu deklaron policia, kujdes duhet të bëhet me dhënien e kodeve të hyrjes për llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë.

Policia u bën me dije qytetarëve dhe subjekteve private se është në dispozicion të tyre dhe për çdo paqartësi apo dyshim të drejtohen pranë strukturave të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje