Prokuroria përfshihet në debat politik me Ramën: S’na frikëson dot, mos harro rastin e Kroacisë… Përgjigjet Kryeministria

23 Tetor 2017, 10:44Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila nuk ka arritur do të provojë akuzat e ngritura kundër Saimir Tahirit, ka zgjedhur të përfshihet në debat politik, për të fshehur dështimin e saj.

Ajo ka reaguar pas fjalimit të Ramës, duke thënë se nuk frikësohet nga ai.

Deklarata e Prokurorisë

Prokuroria për Krime të Rënda rithekson qëndrimin e saj se deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojnë aktivitetin e saj hetimor.

Prokuroria për Krime të Rënda e ka të qartë se, që në fillimet e këtij hetimi, do të përballej me goditje frontale politike, për shkak se person nën hetim është ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht deputet i Parlamentit të Shqipërisë.

Por, kjo nuk e pengoi aspak që t’i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë me kërkesë për autorizimin për arrestimin e personit nën hetim. Pasi, në vlerësimin e prokurorëve të çështjes, ekzistojnë kushtet dhe rrethanat ligjore, për të cilat është e nevojshme të merren masat që parashikon Kodi i Procedurës Penale për rastet e veprave të rënda, si ato të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë….”.

Gjithçka çfarë u deklarua publikisht nga Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, paraditen e së Hënës (dt. 23.10.2017) shkon në të kundërt të asaj që është deklaruar për dy vite me radhë-Reformën në Sistemin e Drejtësisë.

Në fjalën e tij, kryeministri, në cilësinë e Kryetarit të subjektit politik që ai drejton, shprehu opinionin dhe vlerësimin mbi provat e paraqitura në mënyrë sekrete nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda në Këshillin e Mandave dhe Imuniteteve në Parlamentin e Shqipërisë.

Pra, në mënyrë publike, Kryeministri mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj.

Në vlerësimin tonë, ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe miratimi i Reformës në Drejtësi, do të kontrollohet nga politika.

Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi. Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende, si Rumania e të tjerë.

Prokuroria për Krime të Rënda është e bindur se i gjithë faktori politik shqiptar, i mbështetur edhe nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, hartuan Reformën në Drejtësi, duke pasur si guidë të suksesshme përvojën kroate e rumune, të cilat i ndihmuan për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Nëse hetimet e Prokurorisë do të shoqërohen me ndërhyrje flagrante të politikës, atëherë qëllimi i Reformës në Drejtësi për luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në nivele të larta, do të jetë një sfidë e cila nuk do të përballohet me sukses.

Gjithësesi, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet e saj, si për rastin konkret, ashtu edhe për çështje të tjera të krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale. Deklaratat politike dhe, sidomos presionet indirekte me procesin e Vetingut, nuk mund dhe nuk do të mund të cënojnë proceset hetimore.

Rama i përgjigjet Prokurorisë: Jeni bërë si seli partie, që merreni me replika dhe deklarata politike

Zyra e shtypit të kryeministrit Rama, ka reaguar pas deklaratës së Prokurorisë, që replikonte me kryeministrin Edi Rama.

Në deklaratën e Kryeministrisë thuhet se Prokuroria është bërë si seli partie.

Deklarata

Kryeministri Edi Rama, shpreh keqardhjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda, është shprehur në media menjëherë pas fjalës së tij përpara grupit socialist lidhur me kërkesën për hetim të deputetit Saimir Tahiri.

Kryeministri i Shqipërisë, mbron pikëpamjen se detyra e organit të Prokurorisë nuk është as të dëgjojë politikën, as të replikojë me politikanët, as të publikojë në media opinionet e saj, për çfarë thotë një politikan a një tjetër.

Po ashtu organi i akuzës, sipas Kryeministrit, as ka detyrën dhe as ia lejon etika e funksionit të vet të ushqejë debatet politike me komunikata që ngjajnë si të shkruara në selitë e partive politike.

Ai shpreh po ashtu keqardhjen, që organi i akuzës pretendon se ka konstatuar përpjekje për intimidim në fjalën e mbajtur sot prej tij.

Në fakt, kreu i qeverisë dhe lideri i shumicës parlamentare vetëm ka dhënë opinionin e grupit parlamentar, bazuar në raportin e Komisionit të Mandateve dhe Rregullores dhe, padyshim, në paraqitjen aspak serioze të Prokurorisë në seancat publike të atij komisioni.

Kryeministri i rikujton me këtë rast organit të Prokurorisë, se ligjvënësit nuk janë noterë të kërkesave të këtij organi, po kanë detyrimin kushtetues t’i lexojnë ato, të dëgjojnë sqarimet e përfaqësuesve të organit në fjalë dhe, padiskutim, të gjykojnë mbi to.

Prandaj ai, përsërit apelin që Prokuroria e Krimeve të Rënda të bëjë punën që i ngarkon Kushtetuta e Shqipërisë dhe legjislacioni shqiptar, dhe gjykimet mbi politikën t’ia lerë publikut.

Duke nxitur një hetim sa më të shpejtë, serioz dhe shterues për çështjen që lidhet me Saimir Tahirin, si edhe duke besuar sinqerisht se me pranimin e kërkesës së Prokurorisë nga ana e saj, shumica parlamentare i ka dhënë organit të akuzës një mbështetje të fortë për t’i shkuar deri në fund hetimit, Kryeministri i Shqiperisë i uron këtij organi punë të mbarë.​

22 komente në “Prokuroria përfshihet në debat politik me Ramën: S’na frikëson dot, mos harro rastin e Kroacisë… Përgjigjet Kryeministria”

  1. xx says:

    Zoterinj te prokurorise:Ju keni pasur dhe keni mjaft prova per te tjere politikan te larte dhe nuk keni bere dhe nuk po beni asgje,prandaj mos u mburrni kot me Kroacine dhe Rumanine se s’jeni prokuroret e duhur pa le me burra.

  2. Andrea says:

    Po ato qe ka ne vrare dhe plackitur kur do te denohen or prekuror batakci.

  3. saliu says:

    O gomere prokurore filluan hetimet per kryeminstrin kroat per nje ore pasi u vertetua se e kishte marre oren dhe jo te fillojne hetimet me fantasi idiotesh

  4. sala says:

    Ju eshte trashe qafa i cike si shume. Kur te vije radha e Rames ju ju ka pastruar fshesa e vetingut

  5. Askushi says:

    Kush o ky prokuroricke qe ka hyr ne debat politik. Ju sjeni prokurore , ju jeni horra. Ptuuu fare e keqe.

  6. artan says:

    Pse ju prokuroret tropojan nuk e keni thirrur qofte nje here, pale te kerkonit arrestimin e tropojanit Sali Berisha, per te gjitha krimet e tij ndaj Shqiperise dhe popullir shqiptar?

  7. Duna says:

    Ashtu sic thoni edhe vete per rastin e Kroacise, vazhdoni pra me Berishen e Bashen, apo nuk keni prova???

  8. nigo says:

    Ju skeni faj por ka faj politika e PS qe vazhdon t`ju fali edhe kur jeni te zhytur ne m…. Si eshte e mundur ti hiqni tjetrit lirine si nje cope buke. Kush jeni Ju qe fluturoni mbi ligjet. Faktoni dhe futini ne burg Tahirin apo Edin. Por c`tu besh PS e EDI Rames, qe nuk ju con juve ne banken e te akuzuarve per shkelje te drejtave te njeriut, per shume e shume ceshtje te pazgjidhura edhe kur jane shehsit te qarta se kush i ka bere veprat kriminale. Duhet te futeni ju te paret ne burg per shume e shume probleme qe nuk i keni zgjidhur duke filluar qe nga 97 e deri me sot. Pse me cpifjet e rrugeve do te beni kariere. Turp PS dhe Edi Rames qe zhytet ne balte nga keta njerez pa moral shteteror e shoqeror.

  9. DALLTON says:

    O kermillat e Truprojes se Saliut I gjithe populli mezi po e pret qe ,te ndodhi ajo e Kroacise edhe ne SHqiperi se jinni bere ju Prokurore dhe GJykates te plepave si Baba-Dervishe.

    1. I drejti says:

      Ore palaço prokurore leshi, injorant te pa mase , te pa afte dhe te perdorur nga krimineli Sali, ju sjeni gje tjeter vetem plehra te shoqerise. Jeni njerez te korruptuar qe duhet te zhdukeni sa me pare nga organet e drejtesise. Dalja juaj publike na beri te kuptojme se me çfare eshte e mbushur prokuroria e katundarit pa tru Llalles dhe se sa padrejtesi ka ne kete vend.

  10. dymi says:

    Indicja per denimin e Kryeministrit kroatbishte nje ore dore. Po miljardat e Argites, Zenit te Babit, Lulushit te vjerit inlou, nuk jane indicie?!?!?!?

  11. Koba says:

    Po ju mer Shkerdhata keni nje tufe dosjesh te mbyllura per procedure:21 Janarin,Gerdecin,Remzi Hoxhen,Rrugen e Kombit CEZ-in e plot te tjera.Jepini pra .Beni Detyren ose ndryshe beni menjane ,qe te vijne ustallare te tjere .me objektiv dhe te pa anshem.

  12. Tabakhonja e Palpoces says:

    Aman shifeni prokurorin ne qoshe …Me hoqi mallin e derkucit Cufo ,tamam si kur kane dale nga e njejta dose…..prokurorije.

  13. WEB says:

    Zvarrit vettingun sot e zvarrit neser dhe ja kur nje reforme qe do te sillte ndeshkueshmerine per lloj lloj soji e sorollopi te kthehet si bumerang ne surrat .O ramush ,duhet ta kishe bere me kohe kete reforme ,qe te pakten te merreshin me sajmirin ,por ma sa duket te kane vene ne shenje edhe ty

    1. mirel says:

      Po cdo bej Ramuti Vetting. Nuk e kuptoni qe eshte farse. Dhe aq sa do behej vetem nje pjese te ketyre horrave mund te zinte. Po dhe kete nuk e pranojne se dp jua hante koken disave qe i kane lidhjet e forta. Keshtu qe po i vene kusht: Do Vetting? Nise nga Tahiri, rrjedhimisht mga veye Rama.
      Perfundimi del qe Ramiu eshte aq i perlyer sa ska c’i ben me Berishes por del dhe ben debate ne FB si legen ordiner.
      Dhe shpresoi te ajo qe ndodhi, qe PSja do mbeshteste fuqimisht Tahirin perballe Berishes. Zgjedhje e padeshirueshme, por e pashmangshme per momentin.
      Une personalisht as qe me vete mendja te shikoj Tahirin ne burg para Berishes,para Berishes junior,para Metes, Lulit, dhe bile edhe para vete Rames.
      Tahiri do jete pengu i drejtesise se pabere. I drejtesise se varrosur, qe po na e zhvarrosin tani me Tahirin dhe po e perdorinsi zombi per te tregojne qe ekziston. Ne nuk na e ka enda te tille zombi. Ne duam ti qerrojme gjithe zombit qe ndjekin si vampire hallexhinjte dhe lene te lire vrasesit.
      Duhet ti vartosim njehere e pergjithmone dhe te rilindim nje drejtesi te re, jo si ajo e Haleances dhe ripjelljes se plerave, por tjeter. Me minimumin e dinjitetit qytetar. Jo zagare fare eic jane keta.

      1. WEB says:

        Gabimi i ramushit o mirel ishte marrja nen sqetull e sajmirit qe kur beri qeverine .Nga te gjithe pjesetaret e qeverise sajmiri ishte njeriu me i shantazhueshem ,unaza e dobet e pushtetit ,me i implikuari ,me rremujaxhiu ,ishte i vetmi qe i vune nje bombe para aktivitetit te babait te tij .I lidhur me dreqin e shejtanin ,me kusherinj trafikante qe perdornin emrin e tij per te kaluar rreziqet .Qe ramushi nuk bie nga pushteti per sajmirin kjo as qe diskutohet ,problemi tani eshte qe ne vend qe te merren me problemet e verteta te vendit do humbasin nje muaj e me shume per problemet e sajmirit .Shikoji ,e ngriten koken sorrat e zeza ,qe pas humbjes po rrinin si te dhjere ,po vjen FBI te zgjidhe nyjen e drejtesise se rama vetem vetem ne facebook korr suksese

  14. Ledio says:

    Ja bejne mire ketij corrape-kuqit, palloshit , te droguarit keta jeniceret e Serbit Sali Moterq. . Ka 5 vjet edhe akoma nuk e ka cmontuar litarin qe i la ne qafe Sala me keta prokurore, gjyqtare edhe Vishon spiunin tek SHISH. Ky vete ben gallate me Vucicin ne Beograd , por ai me veglat e tije Berisha, Meta, Basha po ja bejne gropen ne Tirane.

  15. mirel says:

    Ato orat e dores sikur jua kemi pare juve krimineleve te gjykatave dhe prokurorise.

  16. Drivast says:

    Zoti Rama, zoti Kryeminister. Per sa kohe jeni Kryeminister, dhe personi i trete ne hierarkine shteterore per permbushjen dhe zbatimin e Kushtetutes dhe te ligjeve ne kete vend, nuk mund te jepni deklarata te pastudiuara dhe ne kundershtim me frymen e legjislacionit duke sulmuar organe te drejtesise, apo direkt Prokurorine ne kete rast. Nuk mund te justifikoheni duke thene se ishit ne nje mbledhje partie apo ishit ne nje mbledhje te parendesishme. cdo fjale qe del nga goja juaj eshte e rendesishme dhe me motiv. Aq me teper tani ne kete situate skandalesh te renda dhe te rrezikshme nga ana e drejtuesve te larte te cilet e kthyen Shqiperine ne hambar droge…

  17. Padi kunder prokuroreve bande berishjane says:

    Sajmir Tahiri te ngrije urgjentisht padine kunder ketyre pacavureve qe pregatit sali krimineli
    Ose perndryshe eshte i mplikuar .,,,,,,

  18. lora says:

    Me ne fund na u shtua dhe nje parti politike: Prokuroria shqiptare sot e tutje do te jete parti politike e deklaruar, prandaj asnje qytetar shqiptar nuk duhet qe te shkoje para saj. Te refuzohet nga te gjithe!

  19. Mentari says:

    Corape Kuq lere Prokurorine e krimeve te renda te bej punen e saj dhe mos mbro drogistet dhe kriminelet te tipit Sajmir Tahiri,se po u be kjo pune kete shqiperi e ka hengur Mortaja (Semundje vdekjeprurese).Vetem nje kriminel mund te mbroje nje tjeter kriminel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje