Dy banesa janë vjedhur në qytetin e Vlorës, ndërsa autorët kanë marrë një shumë prej 18500 euro.
Policia e Vlorës sqaron se “Rasti i parë është konstatuar në fshatin Mavrovë-Kotë, ku shtetasit A.D., i kanë vjedhur në banesën e tij një shumë vlerash monetare prej 17.000 Euro.
Shtetasi A.D., sëbashku me familjarët e tij nuk kanë qënë prezent në banesë në momentin kur i janë marrë (vjedhur) prej shtetasit/ve ende të paidentifikuar shumat monetare.
Rasti tjetër është konstatuar në lagjen ”24 Maji”, në banesën e shtetasit Ll.B., të cilit i kanë marrë (vjedhur), një shumë monetare prej 1500 Euro.”
Policia Vlorë po vazhdon punën intesivisht për zbardhjen e plotë e të gjitha rasteve të vjedhjeve të cilat janë konstauar si edhe po vijon punën për identifikimin e kapjen e shtetasve kryerës të kësaj vepre penale.
Me shume se skifter un do ti quaja minj