Lezhë/ 23-vjeçari përplas për vdekje me makinë një të moshuar

23 Tetor 2017, 15:17Kronika TEMA

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:00 në aksin rrugor Lezhë – Rraboshtë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë që konstatuan se automjeti me targa AA 403 PU me drejtues shtetasin E.L. 23 vjeç, dyshohet se ka përplasur për vdekje shtetasin Z.GJ., 58 vjeç .

Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

1 komente në “Lezhë/ 23-vjeçari përplas për vdekje me makinë një të moshuar”

  1. marsel says:

    58 vjec nuk eshte i moshuar o Tema. Edhe Meron aq e ke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje