E ftuar në ‘’Mirëmëngjes nga Xhaxhiu”, në ‘’Fax News” Vjollca Arapi ka thënë se Gjykata e Durrësit po nxjerr të pafajshëm Jurgen Kurtin dhe Konstandin Konomin, të akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj në prillin e këtij viti në Durrës.
Duke iu referuar kamerave të sigurisë ajo thotë se drejtësia shqiptare nuk do të shohë të vërtetën.
“Nuk e kam rrëfyer dot deri në fund ngjarjen, pasi kam humbur një burrë që e kam dashur aq shumë.
Shteti mbyll sytë pasi Jurgen Kurti dihet se kush është, ka hedhur lekë në Gjykatë. Që të vrasësh një njeri, ta zhdukësh nga kjo botë…ndoshta shohin dallimin rracial, po një gjak kemi ne, të kuq e keni jut ë kuq e kemi dhe ne. Ata mos të më pyesin mua, le të shohin kamerat jashtë dyqanit.
Xhami i makinës sime tregon të gjithë krimin, këta vranë Gimin që nuk vret asnjë mizë.
Kam sjellë skedën e vdekjes që mjeku ligjor nuk donte që burri im të ç’regjistrohej. Bashkëshorti im ishte bashkë me dëshmitarin ocular, shihni si dal unë jashtë e tmerruar.
Unë i kisha gratë e nxira pasi Konstadin Konomi më kapte dhe më thoshte ajde dhe kërkoji falje se Jurgeni është shumë keq. Bashkëshorti im nuk e hante bylmetin dhe qeset e tyre na bllokonin hyrjen për në shtëpi bashkë me mbetjet, burri i tha Jurgenit ajde hiqi, dhe pas dy javës ma futi burrin në dhe.
Prillin e parë vrau të atin e vetë, prillin tjetër burrin tim, po prillin e vitit tjetër kë do të vrasë?! Dëshmitari thotë që nuk mbaj mend asgjë, po ndryshe si do të vinte te varrimi i burrit tim dhe të pyeste për kamerat. Prokurorin e kam takuar, po fshihet si skuth”, shprehet Vjollca Arapi.
Pak ditë më parë Prokuroria ka devijuar akuzën kryesore nga “Vrasje në rrethana të cilësuara” në “vrasje nga pakudjesia”.
Po ashtu ajo ka folur në lidhje me presionet që po i bëhen aokatit të saj Spartak Ngjela.
”Deri dje unë nuk kisha një avokat, tani e kam Spartak Ngjelën, besoj se të paktën Gjykata nuk do të çmendet.
Jeta ime është ferr pasi jetoj vetëm, mbyll penxheret pasi kam frikë se mos më vijnë kriminelët, jam fiksuar keq. Fëmijët janë të gjithë në Itali, edhe atëqë kisha në Shqipëri e dërgovanë Itali nga frika se mos bëhej keq kur shihte se dilnin këta nga burgu.
Vrasje nga pakujdesia mund të dënohet edhe vetëm me gjobë. Kjo çështje nuk mbyllet derisa të dalë pafajësia. Avokati Ngjela e di mirë se ku ështe hedhur leku, po ashtu ai ka marrë shumë telefonata që të heq dorë nga kjo çështje”, u shpreh më tej Vjollca Arapi.