VIDEO/ Historia e çiftit të vrarë në Gjirokastrës, viktimat nuk ishin të panjohur: Ja surpriza që gruaja i bëri burrit live në TV

25 Tetor 2017, 08:44Kronika TEMA

Cifti i bashkeshorteve Kosta që u vranë mëngjesin e së mërkurës nuk jane te panjohur ne Gjirokaster.

Burri eshte muzikant, kurse gruaja e ndjere mesuese.

Por, ata u bene edhe personazhe publike, pasi ishin pjese e rubrikes “Ka një mesazh për ty’ ne emisinin e TV, “E diela shqiptare’, kur Afërdita i kërkoi bashkëshortit të saj, Leko Kostës, t’i rikthehej dashurisë së tij të madhe: saksofonit.

Pas një periudhe emigracioni në Greqi, instrumentisti nga Gjirokastra tregoi se i ishte dashur të shkëputej nga muzika, dhe sado që tani përpiqej, ndiente se nuk po kthehej dot tek dashuria e tij e madhe.

Ate dite, Afërdita rrëfeu se ata ishin njohur në një festë, ku ai po luante me bandën, dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë.

‘Ai është shumë i pashëm’, tregoi Afërdita, ‘Imagjinoni një grua së cilës një burrë ia ngul sytë shumë gjatë. E pastaj, ajo shkon t’i kërkojë që të luajë një valle për të’. Kështu, ata ishin njohur e më pas kishin vendosur të martoheshin. Leko kishte pasur një martesë, ashtu sikurse Afërdita, e cila kishte edhe një djalë 18-vjeçar, Harin, me bashkëshortin e parë me të cilin ishin ndarë shumë miqësisht.

Tani, siç tregonte ajo, i biri dhe bashkëshorti i saj i 2-të shkonin shumë mirë. E në fakt, ishte i biri ai që ia kishte sjellë saksofonin në Tiranë, në mënyrë që ai të luante edhe një herë pas shumë kohësh për publikun. ‘Ajo është vajza ime e vogël’ tha Leko, sapo e pa që në anën tjetër të murit të ‘Ka një mesazh për ty’, ishte Afërdita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje