Jo vetëm prona në Orikum: Dritan Zagani nga Tropoja, edhe apartament 180 m2 në Vlorë, por dhe në Fier

26 Tetor 2017, 11:34Kronika TEMA

Në mes të qytetit të Vlorës, në një pallat 8 katësh, në katin e fundit ndodhet edhe shtëpia e Dritan Zaganit, ish-shefit të antidrogës në Vlorë. Apartamenti prej 180 metër katrorë  dhe me një papafingo druri,  tanimë është i boshatisur sepse Zagani ndodhet në Zvicër, aty ku ka përfituar strehim politik.

Apartamenti i Zaganit në Vlorë, ndodhet pak metra larg “Denis Bar”, lokali i cili është në bashkëpronësi  të tre vëllezërve Habilaj.

Zagani është përfolur shumë në mediat shqiptare, sepse ai publikoi para pak vitesh informacione, që sipas tij implikonin zyrtarët e lartë të policisë dhe Ministrisë së Brendshme në trafik droge.

Nga ana tjeter, eshtë përfolur edhe për pronat e shumta në Vlore, të cilave ju shtohet edhe kjo shtepi, sipas dritare.net.

Shumë  persona e kanë akuzuar ish-liderin e PD, Sali Berisha, që në këmbim të  informacioneve sekrete i ka ofruar Zaganit prona në Vlorë, akuza këto që dikur janë mohuar.

Por ish-kryeministri Berisha në “News 24” para pak ditësh  e ka pranuar që Zagani ka përfituar tokë në Orikum, që sipas tij, ishte parcelë nga ato qe ju jepen të gjithë oficerëve.

“Kjo nuk është e vërtetë, pasi ne u jepnim oficereve parcela për strehim dhe kjo nuk ka qenë vetëm për Dritan Zaganin, por për gjithë ushtrinë pa diskriminim. Nuk e kam njohur kurrë Dritan Zaganin. Atë e kam njohur për herë të parë kur u publikua në media. Nuk kam asnjë lidhje me të”- tha Berisha.

Nga ana tjetër, apartamenti në Vlorë, rezulton të mos jetë i vetmi apartament i Zaganit, pasi në seancën e fundit parlaemntare, kreu i PD, Lulzim Basha nxorri edhe një herë tjeter, qe Zagani posedonte në Fier.

“Dy vjet më parë, para një pallati të rrënuar në Fier, ia behën në orën 01:00 të natës, një varg me makina me xhama të errët të ardhur nga Tirana. Mbi 20 inspektorë dhe policë të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë të drejtuar nga Saimir Tahiri, hynë në një apartament të thjeshtë, në tre dhoma ku jetonin 7 shpirtra në një gjendje pothuajse të mjeruar. Ata kontrolluan shtëpinë pa asnjë dokument dhe pa asnjë lloj urdhri kontrolli, dhe pastaj morën një burrë zvarrë dhe e futën në makinë pa i thënë asgjë. Emri i burrit është Dritan Zagani”, tha Basha.

Por ajo që ngre pikëpyetje është, se si arriti Dritan Zagani, i cilësuar nga shumëkush, nje hero i luftes kunder korrupsionit, të siguronte edhe një apartament në mes të qytetit të Vlorës, ku çmimet sigurisht janë shumë të larta.

Si arriti Dritan Zagani të sigorojë toka dhe apartamente në Vlorë, Orikum dhe Fier, edhe pse vetëm puna e lidhte me këto qytete, sepse ai është nga Tropoja? (Isa Myzyraj-Dritare.net)

30 komente në “Jo vetëm prona në Orikum: Dritan Zagani nga Tropoja, edhe apartament 180 m2 në Vlorë, por dhe në Fier”

  1. Aureli says:

    Na shpjego pak more zagar i sali kermes, si i bere gjithe ato prona kur je i “djegur” per drejtesi?

    1. Dashi i Havasë says:

      Shkrim mbushur me gënjeshtra e supozime pa bazë fund e krye. Së pari Zagani është nga Bushati i Shkodrës e jo tropojan. Së dyti unë nuk jam nga Vlora po e di që Transballkanikia nuk është në qëndër të Vlorës dhe se aty çmimet e apratamenteve kanë qënë shumë të ulta. Së treti ai në Fier mund të ketë jetuar me qera.

      1. Zigur Qarri says:

        Dritan Zagani duhet te jete patjeter nga Tropoja,sepse keshtu merr vlere damkosja.Ketu stimulohet
        urrejtja krahinore,dhe kjo prej vitesh legalisht!Ketu peshtyhet mbi heronjt dhe himnizohet antivlera,
        vetem e vetem sepse ka pushtuar karriken e pushtetit.Prej Berishes,na serviret te urrejm te gjith tropojanet!
        “Ishin po tropojanet ata qe grabisnin anijet tregtare Rromake,duke u bere shkak i konfliktit te Teutes
        me Rromaket,ishin po tropojanet,ushtaret e rrekrutuar ne ushtrine e Skenderbeut,qe grabisnin Lopet dhe
        viçat ne zonen e Myzeqese,fakt qe e merziti aq shume Gjon Muzaken,sa kerkoi azil politik ne Itali.Skenderbeu
        i jepte Leket tropojaneve per te blere verë ne Kallmet,ata nuk i jepnin Leket tregtarit,por ja merrnin verën me dhune”.

        1. adi says:

          rilindja
          beni shume mire qe i hakereni zaganit
          se kuptohet banda me ata qe e denoncojne eshte ne lufte dhe ju jeni brenda te drejtes se bandes.
          e dyta dhe me e rendesishmja
          po mire more truthare po ishte tropojan dhe eshte me ligjin qenka i keq legen malok etj etj
          ndersa po ishte tropojan qe ka 2 burgime te perjetshme per 2 vrasje te ndryshme nje ne shqiperi nje ne greqi , dhe shkruan diten ca i kerkon rilindja naten , quhet i mire i ndershem.
          karagjoz e legene te pakufi
          izeti qe ka vrare prere dhe eshte vrases serial qenka i mire mgjth eshte nga tropoja?????
          zagani qe denoncon trafikantet e banditet qe nuk eshte as nga tropoja qenka i keqi?????
          a e kuptoni ku keni aritur o rilindas , jeni bere me llum se llumi.

  2. qoka bo nomi n'Albaniston says:

    Nuk e kuptoj perse kazani mediatik kerkon te perdhose figuren e ndritur te nje ish punonjesi policie te shtetit mafjoz shqiptar.

    Kjo nuk do te thote qe ky po rren per ato te verteta qe te gjithe shqiptaret e ndershem dine per politikanet tane mafjoze, narkotike dhe te lidhur me krimin. Ky do bente mire ti shiste ato kushurinjve qe te humbte gjurmet , ashtu si ministri Tahiri boni me makinene e tij lluksoze.

  3. Mihali says:

    Zagani duhet te jet Shkodran nga Bushati.

  4. kafe e hidhur says:

    kane ndonje hipotek keto shtepite?ndonje dokument ku eshte emri i zaganit a ka?me foto ne hava e me te thena bashe nuk mund te akuzosh..palo gazetar u thote mire rama.

  5. Banditi me valixhe druri says:

    Berishovici ka bere shume te zeza ne kete vend dhe ka tallur bythen me kete popull dhe vazhdon ne kete rruge.Vetem neqoftese drejtesia do zgjohet ndonjehere,do i prtitet rruga ketij krimineli.

  6. Salkaro says:

    Trpojan. ..ska derman. ….

  7. Dashi i Havasë says:

    Shkrim mbushur me gënjeshtra e supozime pa bazë fund e krye. Së pari Zagani është nga Bushati i Shkodrës e jo tropojan. Së dyti unë nuk jam nga Vlora po e di që Transballkanikia nuk është në qëndër të Vlorës dhe se aty çmimet e apratamenteve kanë qënë shumë të ulta. Së treti ai në Fier mund të ketë jetuar me qera.

    1. mirel says:

      Shko mor pirdhu. Tregon ti ku eshte transballkanikja. Ne mes te Vlores eshte.
      Pallatet xhaba fare atje, shko e bli sa te duash per 5 leke..
      Po tokat ne Orikum. Oficere ka plot Vlonjate qe nuk ju jane shperndare toka.
      Kujt ja shisni keto?
      Ky fytyremut u be pronar ne Vlore nga Berisha. Te tjerat nuk ka nevoje te diskutohen. Pune qelbesirash kriminele.

      1. Dashi i Havasë says:

        Ti qënke pjerdhur nga mendtë, thashë që ishin lirë apartamentet atje më parë dhe kanë qënë shumë lirë. Oficerët më parë i merrnin nga Shkodra e i çonin në Vlorë e Korçë nga Vlora në Shkodër e Kukës. Shiko mos kanë marrë tokë andej ata oficerët e tu.
        Po pyetja që kam për ty dhe sorollopin tënd është: Si është e mundur që mori azil politik ky Zagani? Si është e mundur që kë vitin 2017 me Shqipërinë e rilindur e me një kryeministër që na e ka zili tërë Evropi një oficer policie merr azil politik në Zvicër?

  8. joel shkodra says:

    Te gjitha keto mund te jene te verteta. Po, a jane te verteta ato qe ka denoncuar Zagani?

  9. Gentian says:

    Aq legena jeni ju te temes sa cdo kush qe tregon te verteten per bandat qe perfaqsoni ju duket qe jan nga tropoja edhe pse personi ne fjal ska te beje fare me tropojen

  10. Polici says:

    Shkrim pa lidhje. Tekst me fjali pa.kuptim. Sikur ta keni perkthyer me Google Translate.

  11. maloku digjital says:

    Mbaj ment te gjithe tropojanet qe zbriten ne tirane. Kush e harron terrorrin qe ushtruan. Te gjithe pislliqet qe benin. Si do bente3perjashtim zagari.
    Zagari2i zhytur ne3keim beri malokun digjital sepse tahiri nuk ishte malok.

  12. Cen says:

    Perfundimisht kete gazete nuk do ta lexoj me.

  13. mb says:

    A kuptoni, apo jo. I akuzuari eshte Tahiri. Lejani drejtsis kete qashtje.
    Pse nuk keni fole per Zaganin ma para…
    Nje gje duhet skjaruar, pse u mbush Shqiperia me kanabis gjate periudhes Tahirit e pse Tahiri perdorte makinen e trafikantve…

  14. Zaganjori dhe Zagaret says:

    Zagani i perket dhe i sherben Klanit Berisha. Kjo nuk ka asnje dyshim.
    Populli kerkon drejtesi dhe jo politike dhe Drejtesia vendoset pasi te kryehet Vetingu. Ceshtja “Tahiri” duhet te rihapet nga Prokuroria e Re e pas-Vetingut. Ajo Prokurori urgjentisht duhet te hape dosjet dhe te paraqese Akuzat per te gjitha Krimet e Tranzicionit.

    Ashkush nuk duhet t’i shpetoje Gjykimit.

    Populli kerkon Drejtesi dhe jo politike.

    Zagani te ekstradohet urgjentisht ne Shqiperi dhe te mbahet nen mbikqyrje sipas ligjit. Ne momentin e duhur ai duhet ti nenshtrohet dhe te vihet ne sherbim te Drejtesise pasi Prokuroria dhe Gjykatat ti jene nenshtruar Vetingut te plote.

  15. zhdukini maloket mga Jugu ,
    se po ndyjn atmosferen shqiptare

  16. fieraku4u says:

    KA QENE POLICE IN NDERSHEM. ME NJE RROGE MUJORE 500 EURO, KA ARRITUR TE BLEJ APARTAMENT ME PERMASA TE MEDHA NE VLORE, TOKE NE ORIKUM, DHE SHTEPI NE FIER….PER VITE TE TERA ZAGANI NUK KA NGRENE, NUK KA PIRE, NUK ESHTE LARE, NUK KA DALE PER QEF, NUK KA PAGUAR PER RRITJEN E FEMIJVE. VETEM KA KURSYER PARA PER TE BLERE KETO PRONA……KY ZAGANI ESHTE PER LIBRIN GINES.

  17. spata says:

    Jane te thella keto pune qe ju mundoheni ti zbuloni tani .Me ardhjen ne pushtet te krye kriminelit Berisha Topejanet u shtrin ne gjithe Jugun si topet e kuqe te kinezve per te treguar prezencen e tyre .Nuk na besohej por kete sekret e nxorren ngjarjet e 97 .Qindra familje e Topejane te friksuar nga shkaterrimi i Berishes lane jugun dhe u dynden ne Tirane .Tirana u kthye qendra e te persekuruarve nga Tropoja .
    Sigurishte, rrevolta e popullit te 97 u sabotua, Topejanet qe ishin ne disa pika kyce ,me ndihmen e Nanos, i shpetuan ndeshkimit bile dhe u forcuan .Jo vetem ne Juge por ne gjithe administraten e shtetit kudo . Vendet me te preferuara ishin organet e sigurise ,policise dhe Drejtesise. Arriten te kapin pika kyce qe ne nje situate te pafavorshme te ishin ne dispozicjon te kryekriminelit Berisha .
    Te majtet qe erdhen ne pushtet si Rama -Meta dhe tani vetem Rama e kane patur dhe e kane te veshtire te shkaterrojne kete zinxhire Topejanesh qe sot ne i kemi ne organet ligjzbatuese .Ja pse Berishes dhe kriminelve nuk u trembet syri fare .Berisha ,Basha,Meta dhe Mediu jo vetem qeshin kur i akuzojne por dhe hidhen ne sulme e kercenojne . Shprehjet :Ja ketu na kini . Fillojeni,na arrerstoni e te tjera e kane pikerishte bazen tek zinxhiri i pa keputur i Berishes ne cdo qelize te sistemit tone shteteror .
    As mos tu duken cudoi pasurite e tyre qe nga Vermoshi e deri ne kep te Stillos. Nje minoritar ,mik imi nga Saranda ,ndertoje me djersen e tij ne Ksamil nje shtepi pushimi per sezonin e veres .Ne krahe te tij 3-4 Topejane e nga Veriu me vila lluksoze . Cte jete kjo merit e tyre apo e pislleqeve te politikes se kryekriminelit Sali . Ky Zagani qe flet nga Zvicra e birbilos per ngjarjet ne Shqiperi eshte kontigjent i pislleqeve te bajges Sali qe gjenden me shumice ne Shqiperi.

  18. G says:

    Malokeve ti ndalohet me ligj te kalojne uren e matit si bënte e. Hoxha.

  19. F.K says:

    He mor veriore,e kishit edhe ju pushtetin ,mbas “gjenocidit” 45 vjecar qe ju bene jugoret e enverit ,dhe ju dolet ,,,,,me te pangopur dhe me shkaterrimtar qe nuk kishte ku ti gjeje shokun .Se ne tv e radio deputetet e veriut ngelen duke u qare gjithmone per rracizmin qe ju lendoi per 40 vjet .Tashi rreziku do dale ndonje ligj qe te ju ktheje andej nga erdhet

  20. maloku digjital says:

    Me thoni nje polic tjeter qe ka marre toke3nga qeverria

  21. Alban Dega says:

    Fakte e mendime :

    MALESIA E GJAKOVES- PERLE E NATYRES
    DHE MENDJES

    – Tropoja qendron mbi cdo tropojan.
    – Nuk ka vetem kamikaze te Sali Berishes !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vale e re histerie ka shperthyer ditet e fundit kunder Tropojes, kunder bijeve e bijave te saj. “Maloke”, ” shpellare”, “te padhendur”, ” vampire”… jane vetem disa prej epiteteve te turpshme per shkak te nje grushti prokuhorash e kamikazeve te Sali Berishes.
    Cila eshte e verteta me gjuhen e fakteve historike dhe te jetuara !?
    Tropoja, eshte nje perle e vertete dhe e pashoqe e natyres shqiptare, nje Shqiperi ne miniature si asnje rreth e krahine tjeter e Shqiperise.
    Nje perle jo vetem e natyres, por edhe e mendjes, burrerise, mikepritjes trimerise e heroizmit.
    Tropoja eshte jo vetem nje flakadan i luftes per liri e pavaresi, por edhe per demokraci. Nje jatak, strehe e sigurte e vellezerve tane te nje gjaku e te nje gjuhe, te nje kombi e te nje shpirti ne Kosove e Mal te Zi.
    Malesia e Gjakoves, sic njihet ndryshe Tropoja eshte mahnitese per bukurite natyrore. Nuk eshte vetem Valbona perralllore , sic e quan kushdo qe e ka shkelur qofte edhe njehere nga brenda e jashte Shqiperise, eshte thjeshte nje vegsh, e ritheksoi nje vegsh midis Kollates, Picmares, Jezerces e Majes se Thate, ne krahasim me Bjeshket e Namuna, ne krahasim me Luginen e Lumit te Gashit e Currajt e Eper, me Shkelzenin e Majen e Hekurave, me Doberdolin e Sylbicen, me Markofcen e Koshuticen, me Kungjin e Armeve e Biren e Kusise, me Lugun e Vocit e Koritat e Gashit, me Liqenet Alpine e ” syrat e Kalter ” pafund qe i gjan ne cdo hap te lugines se Valbones e Grykave te Lumit te Gashit. me Tangallen e Strugit qe sfidon edhe pyjet e Amazonise ku edhe mesdita me Diell e Korrikut eshte nje nate e vertete prej kurorave te aheve mijeravjecare e bredhave qindrashekullore.
    Mbi 200 lloje bimesh mjekesore nga Salepi e Sanzi, Boronica Alpine e Xhinxherelli…. kamomili e Caji Alpin qe ngjall edhe te vdekurin vetem me aromen e aq me teper me permbajtjen e tij sheruese…
    O Zot sa pak e njohim Shqiperine, kete toke flori ne cdo hap qe hedhim….!?
    Me ajrin e paster oksigjen e ozon i gjalle qe ti hape mushkerite me aromen e qindra lloje lulesh qe e kthejne mbare Tropojen ne nje lulishte masive alpine.
    Me dhjetra lloje kafshesh te egra e peshqish ku dhite e pulat e egra, kaprojt, kunadhja, trofta pikaloshe, qefulli, koca… jane gati unike e te pashoqe.
    Bukuria mbi bukurite e Tropojes jane djemte Sokola e cikat Shtojzovalle qe sfidojne edhe Zanat e Malit, burrat shtatlarte e grate trupselvi te Malesise se Gjakoves si Muji e Halili, si Ajkuna hyjnore.
    E mbi te gjitha keto bukuri mitike eshte mendja e ndritur e shpirti prej Dragoi i Mic Sokolit e Bajram Currit, Ali Iber Nezes e Zhuj Selmanit, e Gjelosh Ramese Pal Koles , Binak Alise e Hoxhe Dushes, Mushak Kadrise e Jaho Salihit, Ali e Veli Niman Docit, e Heroit mbarekombetar te Kosoves, Maqedonise e Lugines se Presheves Tahir Sinanit legjendar… E qindra atdhetareve te tjere e buldozereve zhvillimi si Mehmet Rama e Shpend Dega, vendlindja e klerikeve perparimtare e luftetare liri si Dervish Luzha e Elez Hoxhe Berisha, Rexhep Beli e Hoxhe Dollapeve.
    Me dhjetra shkrimtare e poete, gazetare e publiciste me emer ne mbare Boten si Hamit Aliaj e Ndoc Paplekaj, Skender e Muje Bucpapaj, Murat Gezui e Halit Katana, kompozitore e koregorafete shquarsi Kole Susaj e Skender Haklajm kengetare te pashoq si Fatime Sokoli e Gofile Paplekaj, Zef Beka e Vellezerit Mucaj,Abedin Zenuni e Fatos Ahmataj, Agron Qelia e Arben Gjeloshi, valltare qe tronditen sklenat e Evropes si Xhevahire Gashi e Isuf Halili.
    Ishin kryebilibilat e Tropojes Gezim Nika e Fatmira Brecani qe me zerin e tyre i kthyen kenget
    ” Shqiperi o Nena ime”, ” Ne Dardani bien tupanat”, ” Liridona “…. ne himne te dyta kombetare nga Bajram Curri ne Konispol, nga Nju Jorku ne Sidnej, nga Alaska e deri ne Token e Zjarrte, kudo ndodhen sot shqiptaret.
    Tropojen Clirimi i Shqiperise e gjeti vetem me tre veta qe dinin shkrim e kendim e me vetem nje infermer autodidakt nxori studjues e profesore te degjuar e respektuar, mjeke te zot e inxhinjere te talentuar jo vetem ne Shqiperi por edhe me gjere, historiane e kimise, folkloriste fizikan e matematiciene… si Elez Gashi e Idriz Logu, Elez Isuf Qerimi e Azgan Haklaj, Zenun Mulaj e Fahri Doci, Rrustem Cokaj e Mehdi Byberi, Bashkim Lushaj e Rukie Rama, Filip Meshi e Xheladin Gosturani, pioneri i Elektronikes shqiptare Elez Dega e nipi i tij Arkitekt Inxhinier Agim Dega ne nje nga kompanite me te njohur te projktimeve ne Nju Jork e dhjetra te tjere….
    Malesia e Gjakoves e zhytur ne injorance e mjerim mbi nje truall flori mbi e nentoka u kthye ne nje trevat e para shqiptare ku shkolla e mesme u be gati e detyrueshme per mbi 90 per qind te bijave e bijeve te saj me gjimnaz ose barazvleres te tij.
    Kjo eshte Tropoja reale, Perla , hyjnija e natyres dhe mendjes se endritur, e mikpritjes dhe burrerise shqiptare ne cdo moment kyc e te veshtire te saj.
    Eshte e vertete se Vlora eshte trualli ku u ngrit flamuri i {avaresise se Shqiperise se cunguar me 28 nentor 1912.
    Eshte po aq e vertete se pa pushken e lufterave e kryengritjeve per liri te udhehequra nga Bajram Curri ne Malesine se Gjakoves e Veriut te Shqiperiose ne vitet 1910- 1912 nuk do te kishte ngritje flamuri pavaresie ne Vlore.
    Kur flitet per Luften Nacional- Clirimtarte ne Shqiptare permendet Peza si djepi i pare i saj . E verteta e plote eshte se para cetes se Babe Myslimit, e para cete clirimtare ne Shqiperi ishte Ceta e Azgan Ahmetit te Klysyres se Malesise se Gjakoves.
    Ishin po bijt e bijat e Tropojes Azem Hajdari e Bardhyl Ukcama, Besnik Mustafa e Sokol Necaj, Vellezerit Ahmetaj , ata Bucpapaj e Sali Berisha nismetaret e lideret e Revolucionit Demokratik te Dhjetorit 1990.
    Fakti qe Sali Berisha jo vetem shperdoroi, por edhe shfrytezoi idealet e motorin energjik te tij per pushtet, impunitet e antishtet, njollosi e perdhosi, Katovicoi frutet e saj, por jo rolin e kontributin e Malesise se Gjakoves, Tropojes ne kete epoke te ndritur historike. Qysh nga gjoksi i Mic Sokolit mbi gryken e topit turk e kryengritjet per pavaresi, qe nga Ceta e Klysyres e Konferenca historike e Bujanit, qe u tradhetua e minua nga Rankovic- Tito e deri ne Dhjetorin e lavdishem 1990 tropojanet ishin ne balle te tyre.
    Por asesi, asnje tropojan aq me pak Sali Berisha nuk eshte e nuk mund te jene Tropoja!
    Malesia e Gjakoves eshte e qendron mbi cdo e te gjithe tropojanet… Per me teper Sali Berisha nuk ka qene asnjehere deputet i Tropojes dhe per 10 vjjet nuk guxoi as te shkelte ne vendlindjen e tij!
    Jo vetem kaq! Tropoja ishte e para ne Shqiperi qe dha kushtrimin e mesazhin e pare mbare Shqiperise dhe shqiptarise me mitinguin vullkan popullor te Janarit 1991 qe e detyroi Sali Berishen, Azem Hajdarin, Arben Imamin, Tahir Kadarene te hiqnin pardesyte e bardha e te veshin kembet e lehta te lepurit te bardhe e tia mbathin me te katra perballe cunamit mbarepopullor qe per pak i fshiu nga faqja e dheut.
    Ishte kushtrimi i Zanave dhe Shtojzovalles Tropojeqe paralajmeroi shqiptaren per katrahuren Sali Berisha qe do te zhbente Shqiperine si shtete e Malesine e Gjakoves ne vitete e trishta 1997- 1999-en tragjike qe do ta kthente Perlen e Alpeve e Bajram Currin ne Kandahar dhe mbare Shqiperine ne nje Gerdec te vertete, vetem 10 vjet mbrapa.
    Kushtrimi i Tropojes nuk u degjua!
    Mesazhi i Malesise se Gjakove nuk u kuptua asnjehere.
    Nuk u degjua as nuk u kuptua, por u pagua teper, teper shtrenjte me gjakun e mbi 10 000 shqiptareve te vrare, masakruar e sakatuar ne 1997-en per nje kolltuk te Sali Berishes.
    Me se keqi e pagoi Tropoja ku me nje urdher prej ekzekutori te Sali Berishes me ze e me figure perballe mijera tropojaneve e shqiptareve, urdheroi ” e dua gjalle a vdeke ne Tirane ate djale ” 15- 16 vjecar te Haklaje vetem se kishte hedhur nje thirrje kunder tij ne nje miting popullor ne Bajram Curri…
    175 tropojane, dyfishi i gjithe atyre te ekzekutuar nga 46 vjet nga ish- diktatura komuniste, shumica dermuese te moshes 17 – 30 vjec, u vrane ne dy vitet tragjitke 1998- 1999.
    E paguan me haracin e gjakut e loteve, por edhe te korrupsionit masiv, percarjeve e ndasive krahinore, me djerse e mund te dlire tropojan e shqiptar te plackitur. Mesatarja e viktimave te Tropojes per fryme popullsie eshte sa dyfishi i asaj te mbare vendit.
    Kjo ishte dhurata e Sali Berishes per vendlindjen e tij ku nuk la asnje krua te mbaruar, qe pagoi tri here, por u desh te vinte Edi Rama ne krye qe te perfundonte rruga automobilistike e Valbones qe u pagua tri, por u vodh kater here nga kusaret lokale te Sali Berishes…qe Bajram Currit = Kandahar ti kthehej pamja e qytetit te Alpeve ne saje te investimeve te qeverise Rama dhe bashkepunimit mbipartiak me kryetarin e Bashkise se Bajram Currit.
    Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos ia vinte zjarrin edhe vendlindjes se tij Malesise se Gjakoves!
    Armiku me i madh i Shqiperise nuk mund to mos ishte e jete edhe armiku me i madh i vendlindjes se tij, Tropojes. Bile edhe me egersisht e barbarisht se Shqiperise! E urren per vdekje sepse ajo ishte e para qe e njohu dhe kushtroi kunder rrezikut te tij.
    Askush si nena nuk e njehe femijen e vet ! A keni vene re se Sali Berisha permend motren e axhen, rrallehere baben e pothuajse asnjehere vellain e tij Selim Berishen , nje intelektual mendjendritur dhe never ever, asnjehere e ne asnje rrethane, nenen e tij ! Kur urren e mohon nenen e vet si mund te nderoje e vleresoje vendlindjen e memedheun e vet !?
    Ndaj shuni, heshtni e mos e shani Tropojen dhe tropojanet. Ata ishin te paret qe u paralajmeruan cka do te sillte Sali Berisha dhe kamikazet e tij per Shqiperine e vete Tropojen si bije e saj.
    Mos i shani tropojanet! Ata u dolen borxhit. Ashtu si ne 1910-1912, a924, 1939, 1944… vetem dy jave pas kapjes se dallendyshes se pare te demokracise, PD-se nga Sali Berisha me ndihmen e revoles kobzeze per demokracine shqiptare te Gavroshit- Azem Hajdari mbi tavolinen qe do ti hante koken ne priten ku e nxori Doktor Domllaja i Tropojes , alias Sali Murtaja i Shqiperise.
    Mos e ngaterroni Sali Berishen e nje grusht kamikazesh, policesh, prokuhorash, gjykatesish, e banditesh te hurit e te litarit me Tropojen e tropojanet e vertete !
    Ka kryprokuhora kamiikaze te Sali Berishes si Avni Shehu e Fatos Dervishi, si Adriatik Palla e Besim Hajdarmataj, vetem ky i fundit nga Tropoja, ka gjykates e kryegjykates ala Xhind Xhona ( Gjin Gjona )…si ai i 2 prillit shkodran,por ka eshte kryeprokurora shembullore tropojane te drejtesise se vertete e shtetit shqiptar si Avni Doci , drite i paste shpirti dhe emri i nderuar ne Parajse, e Arben Dollapi, qe sakrifikuan jo vetem karriken por gjithcka per mbrojtjen e ligjit dhe te drejtesise nga Fatos Dervishet e Adriatik Pallat…. qe nuk iu nenshtruan dhe nuk u kthyen ne kamikaze te Sali Berishes.
    Edhe Avniu edhe Arbeni jane nga Tropoja. Ka edhe te tjere jo vetem nga Tropoja qe nuk jane shitur as blere qe kane ruajtur figuren e dinjitetin e tyre.
    Ndaj heshtni
    Mos bre vellezer e motra !
    Mos mekatoni duke share Tropojen!
    Tropoja ashtu si Kosova, Malesia e Gjakoves ashtu Cameria si cdo pellembe e shenjte e Shqiperise natyrale eshte e jona, jo vetem e tropojaneve, por edhe cdo e gjithe shqiptari, e cdo miku e mysafiri nga cdo cep i Botes!
    Byrem ! Buke e kripe e zemer !
    Miresevini ne shtepine tuaj Tropoje !
    Kjo eshte Malesia e Gjakoves, Tropoja e vertete me gjuhen e fakteve dhe se vertetes !
    Mire se u ka pru Zoti ! Na i ndritet edhe traret e shtepise !

    1. Ilo says:

      Bravo Alban. Sqarimi eshte ilaci me I mire per te kuptuar ku eshte problemi.

  22. selo says:

    Il periodo dei veleni- ne rastin Falcone. E njejta situate. Diskreditimi i deshmimtareve…
    Nuk u morr drejtesia me Busceten si vrases,korruptues, narkotrafikant,,,u morr menje thes me te verteta qe ai afroi per drejtesine.

  23. VLORA 9 says:

    Asnje ushtrak apo polic nuk eshte trajtuar me toke si i pastrehe nga berisha por vetem me objekte qe kane dale te teperta nga reforma ne forcat e armatosura. Pra, Berisha te spiegoje arsyet perse ne shkelje te ligjit vetem zaganeve u ka dhene toke, kur ligji nuk e lejon por e ndalon, dhenien e tokes per ushtaraket apo policet e pastrehe

  24. Trepllomshi says:

    ZAGARI DIXHITAL I SALIUT,,,,KY ESHT PERDORUR THJESHT NGA SALIU SI ZAGARI DIXHITAL,,,,KY ZAGARI I ANTIKRIMIT DHE ANTI DROGES NE VLORE DHE FIER, NE DY QYTETE TE NXEHTA PER TRAFIK, DHE KY KA NGELUR PA FUTUR DUART NE TORTEN E TRAFIKUT,,,,BESOJ SE E KA SHIJUAR DHE KY TORTEN E TRAFIKUT,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje