Xhaçka: Rrisim buxhetin e Mbrojtjes, do blejmë radarë ajrorë. Vëzhgim detit me Xhafajn

26 Tetor 2017, 09:24Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaron se do të ketë një akt normativ nga qeveria për të rritur buxhetin e mbrojtjes me qëllim blerjen e sistemit radar ajror.

Xhaçka konfirmoi se do të jenë 400 mln lekë shtesë për buxhetin e mbrojtjes, ndërsa do të ketë grupe pune me ministrin Xhafaj për vëzhgimin e hapësirës detare.

Ministria do të bëjë një kontroll në çdo ish pronë që ka në administrim. Çdo repart do evidentojë statusin e pronave që nuk janë venddislokime ushtarake.

Çdo veprimtari e jashtëligjshme do të marrë përgjigjen ligjore. Qeveria do të bëjë një akt normative për të rritur buxhetin e mbrojtjes. 400 mln lekë të reja shtesë për buxhetin e mbrojtjes duke arritur nivelin e 1.15 të PPB.

Rritja e buxhetit do të bëhet për blerjen e sistemit radar ajror, investimi i parë për ruajtjen e qiejve në demokraci. Do të ketë edhe grup pune me Ministrin Xhafaj për vëzhgimin e hapësirës detare. Plan të qartë për të rritur buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024” deklaroi ajo në Bazën Ajrore të Farkës.

Iniciativa për vëzhgimin e hapësirës detare vjen pas akuzave të opozitës se nuk funsionojnë ose janë fikur radarët për të favorizuar trafikun e drogës.

5 komente në “Xhaçka: Rrisim buxhetin e Mbrojtjes, do blejmë radarë ajrorë. Vëzhgim detit me Xhafajn”

  1. Janullatos arxidoglyftis says:

    Me këta ushtarë që jemi katandisur, edhe UFO’të të zbresin në allvania sbejnë derman.
    Mbytuni në shurrën tuaj me gjithë ushtri që kini

  2. eneda halilaj says:

    xhafa duket se e ka nisur punen me shum perkushtim,jo vetem duke patur perktrahjen e nderkombetareve per disa ceshtje ,por edhe me bashkepunime te brendshme.keto dy minsitri jane shume te rendesishme dhe mendoj se bashkepunimi ndermjet tyre do sjelle gjithmone efekte pozitive per vendin tone,sidomos kur behet fjala per dy ministra profesionist.

  3. Son says:

    Ja te tilla bashkepunime na duhen ,jane te rendesishme per ministrine e brendshme,bravo ministri

  4. Elona Isai says:

    Nje bashkepunim i tille mes dy ministrive me te rendesishme ne vend eshte teper i nevojshem per te rritur sigurine e vendit tone..Pergezime per kete bashkepunim.

  5. Sonila Kadiu says:

    Jqn dy ministri qe vashkepunimi midis tyre do te conte drejte nje suksesi te sigurt ne cdo aspekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje