FOTOT/ Përfundon kontrolli në banesën e Saimir Tahirit, çfarë gjetën oficerët?

26 Tetor 2017, 16:17Kronika TEMA

Ka përfunduar pas rreth dy orësh, kontrolli i banesës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Katër oficerë gjyqësorë zhvilluan kontrolle në banesën e Tahirit.

Kontrolli nisi rreth orës 14:00 në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, lidhur me dosjen Habilaj, ku në dosjen e përgjimeve të autoriteteve italiane,  lakohet edhe emri i ish-ministrit.

Në momentin e parë kur kanë mbërritur oficerët për kontroll, Tahiri nuk ishte i pranishëm dhe pasi ka marrë njoftimin ai është rikthyer për të ndjekur nga afër procesin kontrollit të banesës së tij.

Më 19 tetor, Prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit, Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi raportin e shumicës, ku kërkohet hetim në gjendje të lirë për deputetin Tahiri dhe  kontroll të banesës së tij, ndërsa u rrëzua raporti i opozitës ku kërkohej arrestimi i deputetit.

7 komente në “FOTOT/ Përfundon kontrolli në banesën e Saimir Tahirit, çfarë gjetën oficerët?”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Kontrolli zbuloi breke, kanatiere, disa kavanoza me reçel, qese me kikirike dhe kuptoi qe cdo gje eventualisht komprometuese qe mund te kishte qene ne shtepi, ishte levizur me kohe ne nje vend te panjohur. E keqja eshte qe edhe per kete nuk ka prova. Hahahahahahaha!

  2. kasem gahinji says:

    Ka gjetur shume!cfare?koqet e tahirit te fshehura nen pantallona.po ia cojne trapajaneve per ekspertize dhe dokumentim si prova.

  3. spata says:

    Ke njoftim gazetaresk te besojme, kete, apo te Dites qe thot se u gjenden prova te mjaftueshme ne banesen e Tahirit !!!!!!!!!!!!!

  4. shqiptari nga Shqiperia says:

    Kontrolli mbaroi , cdo gje ne regull sipas prokurorise . Gjeten shume materiale me vlere, qe e bejne fajtor Tahirin 100%. Gjeten nje sasi te madhe kllefa kari , menjehere prokuroria ia dhe eprorit te saj Tik Llalles .E ku e gjeten ate sylesh Tik bufin , do me thoni si e kemi koken do na e vene dhe festen , shqiptar jemi Tiku na takon , po te ishim amerikane ose gjermane , do kishim prokurore suprem, keshtu qe mos te pretendojme per me shume ……………..

  5. bregdetari says:

    NDRYSHE SHQIP I THUHET
    “…GERMO TARE GERMO SE QENIN E NGORDHUR DO GJESH…”

  6. shqip says:

    ” E gjetem Vangjeeeeel “! Po si do ja bejme botes ? Ehu , futi dhe nje gote vere , dhe vate ajo pune . E mbani mend ç’ben per avionin e Divjakes . Po per Ilir Mona-lizen qe donin ta shkarkonin per çeshtjen e Dia-s se Ismailajt . Po per armet siriane lhl . Po ç’nuk bene keta per ta marre pusht-etin ne tavoline . Edhe ky rast do kaloje . Nuk e di si do perfundoje Tahiri . Po kjo e opozites s’ka lidhje fare me çeshtjen . Bile ata luten qe Sajmiri mos denohet . Se Nese ndodh , te gjitha dosjet qe Llalla i ka lene ne ” bodrume ” , pasardhesi i tij do ti fshije pluhurin , e do ti vere mbi trapez per rishqyrtim . Megjithate pergezime prokuroreve per breket slip te Tahirit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje