Ngërçi në Spanjë, katalanasit nuk duan zgjedhje tё reja

27 Tetor 2017, 11:22Bota TEMA

Kryeministri katalonjas Puigdemont i ka refuzuar zgjedhjet e reja për parlamentin rajonal. Arsyeja: Ai nuk ka garanci, që me këtë do të shmangeshoin masat detyruese nga Madridi.

Kam menduar për mundësinë e zgjedhjeve të reja, por vendosa kundër tyre, tha Carles Puigdemont në një fjalim në televizion në Barcelonë.

Ai shtoi, se nuk mund të jetë i sigurtë, që me zgjedhje mund të shmangen masat detyruese të vendosura nga qeveria qendrore spanjolle. Parlamenti rajonal katalonjas tani duhet të vendosë për qendrimin e mëtejshëm, tha kryeministri.

E kjo nuk u vendos, por për këtë u nxit diskutimi. Fillimisht deputetët duhej të mblidheshin për të gjetur një përgjigje ndaj masave të marra prej qeveria në Madrid. Por pas fjalimit të Puigdemont-it agjenda ndryshoi.

“Ju mund të mbani mirë monolog…”

Kryeministri gjatë ditës luajti lojën e tij të preferuar: macja me miun. Me mediet, me studentët protestueoi atë në arlament, se “mbani mirë monologë, ashtu si edhe sot. Por pikrisht dialogun, që e kërkoni gjithmonë, nuk doni ta zhvilloni.” Opozita e ka ftuar atë 15 herë në bisedime, për të folur për “problemin katalonjas”. Por a e dini, sa herë i jeni përgjigjur kësaj oferte? Asnjë herë!” Arrimae nga Puigdemont. Ai njihet për mënyrën e ndërlikuar të të shprehurit.

Gjatë fjalimeve të opozitës, ai qendron i heshtur, sheh dhe dëgjon, qesh ndonjëherë kur e kritikojnë. E kritikat janë të shumta.

“As ‘Procesi’ nuk është kaq kafkaesk, sa ajo që bëni ju”

Arrimadas ende nuk ka mbaruar. “As ‘Proecsi’ nuk është kaq kafkaesk sa, ajo që bëni ju këtu”, i kundërvihet ajo Puigdemont-it. “A është normale, ajo që po ndodh sot, kjo paturpësi? Ne po humbasim kredibilitetin në nivel ndërkombëtar. Ju nuk mund t’ia bëni këtë katalonjasve.”

Çfarë ka ndodhur? Puigdemont kishte planifikuar fjalimin e tij për në mesditë, e shtyu atë me një orë, e pastaj e anulloi, për ta mbajtur orë më vonë.

Kjo ec e jake le hapur krisje brenda qeverisë së tij: Partia PDeCat (Partia Europiane Demokratike Katalonjase), ku ai bën pjesë është e përҁarë në dy kampe. Pjesa e moderuar e pati imponuar Puigdemont deri pak para se ai të mbante fjalimin, që të shpallte zgjedhje të reja të parakohshme. Përfaqësuesit e vijës së fortë në parti kërkojnë pavarësinë me ҁdo kusht.

Kur disa mediekatalonjase njoftuan, se madje Puigdemont ka caktuar edhe një datë për zgjedhjet, 20 dhjetorirn dhe kur pak pas kësaj u bënë të ditura dorëheqjet e dy deputetëve dhe kolegëve të partisë së Puigdemont-it pështjellimi ishte i plotë. Njëri prej tyre kryebashkiak i një qyteti në veri të Katalonjës, e argumentoi hapin e tij, se nuk i pranon zgjedhje të reja pa shpalljen e pavarësisë. Përmes tëitter-it Albert Batalla komunikoi: “Respekt për vendimin, por unë nuk e pranoj atë.”

Nga po ecën Puigdemont dhe kush e mbështet ende atë?

Ishin disa faktorë, që e bënë sërish të ndryshojë mendje presidentin katalonjas: Pjesa e ashpër dhe e pakompromis e koalicionit të tij fitoi. Rezultati është, që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ende jo.”

Porta ende nuk është mbyllur

Xavier García Albiol, dpresidenti i degës katalonjase të partisë në pushtet PP të kryeministrit Mariano Rajoy, është normalisht një orator i papërmbajtur kur bëhet fjalë për të kritikuar përkrahësit e pavarësisë. Madridi kundër Barcelonës: vazhdon matja e forcave për Katalonjën

Megjithatë në fillim ai duket disi i pasigurtë. Partia e tij nuk është në gjendje të kuptojë, se si do të vazhdohet në orët e ardhëshme. Të gjitha këto spostime oraresh e ҁoroditën atë dhe të gjithë të tjerët. “Unë jam absolutisht i bindur, që askush prejjush nuk e di se si do të vazhdohet më tej, thotë Albiol.

Por, tha ai Puigdemont-it i mbetet edhe mundësia e fundit: “Ju lutem, ejani nesër dhe flisni e argumentoni para të gjithëve – atyre që ju mbështesin dhe atyre që nuk janë të një mendimi me ju.” Albiol ofroi madje, që ta shoqërojë atë personalisht. “Unë gjatë gjithë rrugës do t’ju flas dhe do t’ju lus, që më në fund të qetësoheni.”

Të premten (27.10) qeveria spanjolle do të miratojë në senat ndër të tjera shpalljen e zgjedhjeve të reja në Katalonjë. Këto dhe shkarkimin e kreministrit Puigdemont i dha si përgjigje të shtunën e kaluar (21.10)kryeministri spanjoll Rajoy ndaj shkputjes kërcënuese të Katalonjës.

Me këtë për herë të parë Rajoy ve në veprim nenin 155 të kushtetutës, përmes të cilit “rajoneve kryengritëse” mund t’u hiqet autonomia./DW/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje