Zjarr në fabrikën e fishekzjarreve, 23 të vdekur dhe 103 punëtorë të plagosur

26 Tetor 2017, 15:28Bota TEMA

Të paktën 23 vetë kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas një shpërthimi  zjarri në një fabrikë fishekzjarresh në Indonezi. Zjarri ndodhi rreth orës 09:00 lokale.

Pamjet televizive treguan tym të madh që dilte nga fabrika. Zjarri është vënë nën kontroll, por numri i viktimave është ende i pasaktë .

“Ka 126 punëtorë në total që punojnë për këtë fabrikë,” tha drejtori i krimeve të përgjithshme në Policinë e Xhakarta-s. Ai tha se 103 të plagosur ishin dërguar në spital.

Mediat lokale duke cituar dëshmitarët shkruajnë se kishte dy shpërthime në depo. Pjesët e ndërtesës u shembën pasi zjarri përfshiu dhe makinat. Një zyrtar i qeverisë vendore tha se në fabrikë nuk ishte punuar 6 javët e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje