Azemi nuk do mbetet në histori, s’kishte ideal. Ishte shumë i zakonshëm. Me prerje e poza prej të forti. Me IQ të ulët...

28 Tetor 2017, 10:48Politika TEMA

Nga Mustafa Nano 

Unë e kam njohur Azem Hajdarin. E kam takuar disa herë nëpër aktivitete të PD-së para vitit 1994. Por mua nuk më ngrohu asnjëherë si personazh. Dhe këtë nuk e them me asnjë lloj animoziteti. Sepse s’kam pasur kurrë asgjë personale kundër tij. Madje, në planin personal e human, në ato pak takime që kam bërë me të krejt rastësisht, më ka mbetur një shije e mirë. Ishte i gjallë, spontan, ekspansiv. Por përtej këtyre cilësive të zakonta, ishte e zorshme të shihje tek ai diçka që të mbetej në mendje. Për më tepër, ai nuk kishte asgjë, absolutisht asgjë, që të të bënte ta shihje si përfaqësuesin ekselent të një gjenerate, a të një kohe, a të një përmbysjeje. Nuk kishte në të asgjë prej heroi. Për mua, të paktën. Sepse heronjtë në kokën time nuk janë si Azemi. Heronjtë në kokën time janë e kundërta e Azemit. Dhe këtë nuk e them për të balancuar peshoren, që ka mbetur e ulur më njërën anë, nën peshën e lëvdatave të kota për Hajdarin. Jo, e them në mënyrën më të ftohtë e më të çinteresuar të mundshme, me idenë për t’i dhënë aq sa i takon.

Azem Hajdari ishte një njeri i zakonshëm. Shumë i zakonshëm. Me prerje e poza prej të forti. Me IQ të ulët. Mund të thuhet që kishte nuhatje politike, dhe kjo e ndihmoi që të spikaste, por nuk i vlejti për të bërë karrierë, dhe aq më mirë që ndodhi kështu. Azemi nuk e meritonte një zyrë shteti. Nuk ishte njeri për zyrë. Do kishte bërë shumë të pabëra, nëse do i kishin dhënë një përgjegjësi publike. E nëse nuk ia dhanë, këtë e kanë bërë edhe për të mirën e tij. Pa e pasur si qëllim të mirën e tij. Sepse Berisha, që e kish në dorë për t’i dhënë një përgjegjësi, e kishte si halë në sy. Dhe ish për këtë arsye që nuk ia dha një post, e jo sepse nuk e përfytyronte dot Azemin në një zyrë. Në fund të fundit, Azemi do ishte një zyrtar më i denjë se shumë të tjerë që Berisha i ka zgjedhur më pas për t’i patur vartës. Nuk e kishin për qëllim të mirën e tij, por ata që e kanë dashur dhe e duan Azemin si personazh të historisë, duhet të jenë të kënaqur që ai nuk mori një post publik. Nuk kish për të qullosur gjë. Madje, do kish katranosur gjithçka. E kështu, idhulli i tyre do të humbiste edhe më.

Por po i rikthehem edhe njëherë Azemit “të historisë”. Ai nuk ka për të mbetur në histori. Le t’i bëjnë edhe një mijë statuja, nëse duan! Madje, sa më shumë statuja t’i bëjnë, aq më shumë e nxjerrin prej historisë. Ose e bëjnë të regjistrohet në mënyrë qesharake në histori. Dhe në këtë drejtim japin një dorë edhe personazhe si Rama, Meta, Majko etj., të cilët, kushedi nën ç’kompleks a nën ç’llogari, i janë bashkuar rast e pa rast poezive idiotike të Berishës në adresë të Azemit. Dhe me këtë përpjekje të sforcuar të tyren e kanë fryrë tullumbacen e Azemit-hero. Mirëpo është thjesht një tullumbace, asgjë më shumë. Sepse Azem Hajdari ishte çdo gjë, por jo hero. Kush e trajton si një hero, tallet me të. Ose tallet me veten.

Azemi vetë nuk kishte ideal. Jo për ndonjë gjë, por ai as që e dinte se çfarë ishte një ideal. Nuk iu desh shumë kohë për të na e provuar këtë. Në harkun e dy viteve, ai u zhvlerësua. U braktis. U bë një njeri i pafuqishëm. E filloi të bëjë lëvizje të çakërdisura, të cilat i kishin hije më shumë sesa gjesti trimëror që bëri, bashkë me qindra të tjerë, në dhjetor të vitit 1990. E do kish humbur pa nam e nishan, nëse nuk do ndodhte viti 1997, në të cilin Berisha pati nevojë për të. Dhe e riafroi. Dhe e përdori. Dhe vijon ta përdorë edhe sot. Duke e bërë hero. Nëse Berisha do kishte patur mendim të mirë për Azemin, do kish rihapur gjyqin në mënyrë që t’ia pastronte biografinë prej sentencës së dhënë në një sallë gjyqi. Të gjithë kanë premtuar se do ta rihapnin atë gjyq, por nuk e bënë. Askush nuk tregoi as interesin më të vogël, as njerëzit e familjes, as njerëzit e partisë, as miqtë e tij. Dhe kështu, Azem Hajdari ka mbetur e do të mbetet në kujtesën juridike të shtetit shqiptar si një njeri që është vrarë për gjakmarrje. Dhe ky vendim i Gjykatës së shkallës së parë është konfirmuar edhe në shkallët e epërme të gjykimit. Ishin gjykata të kontrolluara nga të kuqtë? Ok, edhe mund të ketë qenë kështu. Por më pas, Berisha e të vetët, kanë ardhur e kanë qëndruar gjatë në pushtet. Çdo gjë bënë, por jo rigjykimin e asaj çështjeje. E kështu ne kemi sot një “hero” që është vrarë për gjakmarrje. Dhe nuk është hero si të gjithë heronjtë. Përkundrazi, matur me masën e bronzit të harxhuar për të, është më i madhi i heronjve. Është hero, për të cilin janë ngritur disa statuja e memoriale në Shqipëri. Për sa u takon statujave, ato janë më të mëdhatë, pas asaj të Skënderbeut, në këtë vend. Dhe mjafton ky fakt për ta butaforizuar krejt figurën e Azem Hajdarit.

Mirëpo, Berisha e Basha vijojnë lojën e tyre. E dinë që kjo është një lojë që askujt në Shqipëri nuk i intereson, e dinë që askush nuk ua vë veshin, por ata bëjnë të tyren. Se u duhet. I duhet Berishës, në fakt. Sa për Bashën, ky bën atë që di të bëjë mirë në këtë botë: shkon pas qejfeve e halleve të Berishës. Para dy ditësh, në Tropojë, me rastin e përurimit të njërës prej statujave, Basha i dha gaz makinës, dhe tha përveç të tjerash: “Azem Hajdari është nga brumi i atyre heronjve që me kalimin e kohës e tresin brenda emrit të tyre çdo epitet që mund të thuhet për ta. Azemi është uragani, është tribuni, është guximi, është trimëria, është frymëzimi, është liria, është shqiptaria…. Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdari fiton përmasat e një figure politike të papërsëritshme, që afron, që bashkon, që frymëzon me shembullin dhe veprën e tij…. Këtu në zemrat dhe mendjet tona Azem Hajdari vazhdon të na ndriçojë rrugën. Këtu në mendjet dhe në zemrat tona Azemi na flet sikur të ishte i gjallë. Sepse këtu është dhe do të mbetet i gjallë përherë”. Çdo mësues i klasës së tetë do t’i kish vënë një pesë me hatër për këto fraza.

Ndërsa Sali Berisha e filloi fjalën e tij duke iu drejtuar “madhërisë së tij, Princ Lekës”. Nuk është shaka. Është e vërtetë. E filloi fjalën e tij duke thënë: Madhëria juaj, princ Leka!!!! E pas kësaj, vijoi litaninë e tij për Hajdarin: “Jemi mbledhur sot këtu për të nderuar atë që na dha nder neve më shumë se kushdo tjetër, që na dha dinjitet neve më shumë se kushdo tjetër, që u dha shqiptarëve nder dhe dinjitet kudo që ndodhen, më shumë se çdo burrë tjetër, çdo djalë tjetër, çdo bir tjetër, për të nderuar legjendën e lirisë së kombit tonë, Azem Hajdarin… 23 vjet më parë Azem Hajdari, biri i shquar i mbarë kombit shqiptar, do të shndërrohej në një kreshnik të vërtetë të maleve tona, do të shndërrohej në legjendën e vërtetë të guximit tuaj, do ngrihej si luan përballë mitrolozeve, autoblindave, dhëmbëve të diktaturës më të egër të Europës… Azem Hajdari përbën në historinë e këtij kombi personalitetin më të jashtëzakonshëm… sepse është i vetmi që jetoi si legjendë për trimërinë e tij, dhe legjendë mbeti në përjetësinë e tij. Jetoi si tribun në jetën e tij, tribun mbeti në përjetësinë e tij”.

Pas kësaj, të vjen të pyesësh: Ku do t’ia ngrenë statujën tjetër Azem Hajdarit?

74 komente në “Azemi nuk do mbetet në histori, s’kishte ideal. Ishte shumë i zakonshëm. Me prerje e poza prej të forti. Me IQ të ulët…”

  1. gjethi says:

    Muçi!po ta dije ti qe azemi ka qene hajdut,spiun,xheloz,kryekontrabandist(sepse ua fuste kontrabandistve) etj e di se nuk do e kishe thene se e ke me te degjuar,ne qe e kemi njohur azemin na vjen per te vjellur kur degjojme te thone se azemi eshte hero eshte ……sepse ai thjeshte ka qene nje rrehan(gjithmone e kane rrahur edhe there bashke me te vellain sali,nje djale nga Geghyseni i cili ne mos gaboj ka bere 12 vjet burg per kete fare trimi) por kur e degjon nga goja e sali fazlliçit qe azemi paska qene nje hero atehere te vjen te vrasish veten(ne pamundesi per t’ja hequr sales) a nuk ishte sala qe e denigroi ne menyren me makabre(hera e pare qe sala nuk ka genjyer) duke ja hapur dosejen e spiunit e te palaçolleqeve te tjera qe azemi i ka patur me shumice!mua “tropojani dixhital” me ka treguar qe azemi e ka rrahur fatmiren per xhelozi tek baçja e shtepise dhe ja ka deshtuar nje “hero” te vogel prandaj dhe fatmira eshte me e lumtura pas sales qe azemi “eshte gjalle” dhe ja di per “nder” arben imam tankistit qe e beri gjyqtare!!!

    1. kulmaku says:

      Ok.Shume dakort ,por ceshtja eshte shume me e thelle se kaq sepse nuk eshte problemi te Azemi,por te shtresa e gangesterizmit qe u krijua ne Shqiperi qe pa dyshim Azemi ishte nje nga perfaqesuesit dhe lideret e saj.Kjo shtrese ose le te themi kjo klase ka uzurpuar gjithe jeten ekonomike,sociale,juridike, rendit,ushtarake,politike,etj., duke e futur Shqiperin ne nje ngerce dhe kolaps te komplikuar dhe te thelle qe nuk ka Amerike dhe Europe qe ta shpetoje. Azemi buzeqesh dhe eshte me ballin lart nga shtatorja ,sepse ai la mbrapa me dhjetra mijra Azeme te tjere qe sot jane presidente te republikes,ministra,kryetar partish opozitare,deputet ,shefa te lart te policise ,pronar te medhenje biznesesh dhe te mediave,etj Dhe mbi te gjitha ai la peshqeshe monstren Sali Berisha..Pra nuk eshte pa kuptime edhe ky nderim dhe perkushtim i madhe qe i behet figures se tij.

      1. aqif says:

        ti mu… nano je nje ziliqar ,shpirt zi inferior , per te rene ne sy ke filluar te behesh dhe antishqiptar ,je me pak se medioker,.jo se te kam inat ,se nuk e ke luksin te te kem inat se ti je asgje,por kush je ti qe neperkemb vlerat shqiptare mor faqezi heronjte tane ,simbolet kombetare , shan besimet tona ,duke mos i njohur fare ne thelb ,o mjeran ik mer mushken e ik per dru se ate ke bere deri sa shkove 35 vjec ,o antipatik

  2. sigurimsi says:

    Bravo ..

    Ai ishte njeri i rrezikshem per shoqerine dhe per shqiperine.. Edhe Berisha e dinte.. dhe e degdisi.
    pa permendur palacolliqet, kurvelliqet, dhe plot gjera te keqija qe ai beri ne Tirane me ‘ tropojanet e tij’ ai u be i pakontrollushem kryesisht gjat luftes se kosoves kur filloi te organizonte grupe te vogla me kosovare dhe i hidhte si mish per top pertej kufirit. Krejtesisht me iniciativen e tij pa u rakorduar as me Berishen dhe as me aleatet qe po mbanin barren e madhe te sulmit. I ishte narcisist dhe me nje IQ shume te ulet. Ju duk vetja ‘komandanti legjendar’ dhe coi drejt vdekjes se sigurte me dhjetra kosovare.
    Punet u keqesuan dhe me shume kur amerikanet i thane Berishes qe ta ‘kontrollonte’ kete njeri te cekuilibruar se me shume po prishte pune se sa po ndreqte. Keshtu qe Berisha u detyrua ( dhe i pelqeu) dhe ja futi..
    THJESHT NJERI ORDINER, ME TE GJITHA VESET E KEQIJA DHE ME NJE IQ SHUME TE ULET.

    1. Pedagogu says:

      PO, TE VERTETA.Ne vitet e TRANZICIONIT ai u ngjith ne m’a j’en e CUBIT POLITIK TE RREZIKSHEM….Azemi kur Ishte student inicoi nje zenke studentesh ne fak e Mjekesise ku shkonte per kurvlliqe dhe tropojanet vrare me Thicke Nje student vlonjate te Pa fajshem (djale i vêtem) dhe Azemin e ´ zhduken’ nga skena e àsaj ngjarje me pasoja tragjike ( grindjeje ),per faktin se Ishte spiun i sigurimit…

  3. babo says:

    Zoti Nano, jam plotësisht dakord për sa shkruani dhe ju përgëzoj, por dua të shtoj se Hajdari do të mbetet “hero i shkruar” në historinë “e shkruar” shqiptare, si shumë “heronj” të shkuar, që po të hulumtosh jetën e tyre reale, do të gjesh shumë gjera “prej Hajdarit”… Megjithatë ata sot janë “Heronjtë tanë”, pjesë e “përrallave të bukura” të Historisë sonë “Legjendare” dhe … Hajdari do t’i shtohet listës së tyre… për t’u përdorur nga çdo politikan, kriminel apo hajdut…,për të trullosur këtë popull mjeran (e injorant), që fatkeqësisht i pëlqejnë “përrallat e bukura”, prandaj ka ngrënë e ha vazhdimisht sapunin për djath…!!!

  4. Gjon Leka says:

    Këtu ke të drejtë Muç, me të tilla veprime Berisha më shokë tallen me ne, duke na shitur sapunin për djathtë. Duke fabrikuar një Lei Fen demokratik si Azemi, ata shvlerësojnë historinë tonë, shesin antivlerat për vlera, krundet për miell. Më këtë mjegull të paskrupullt, ata mundohen të mbulojnë fajësinë e tyre në vrasjet e Azemi. Turp për ta! Se njerëzit kuptojnë. Me shpresë që një ditë Azemi të dijë Kush e nxorri në pusi. I vdekur, ai nuk ka nevojë për përmendore.

  5. true says:

    shame e sakte, nje nder shkrimet me te mira the realist. Bravo!

  6. Der Albaner says:

    Me ne fund njeri qe thote te verteten !!!
    Nje prototip i atyre qe na pruri praria e saliut…

    1. lona says:

      E verteta esht e vertet…kur thuhet ne kohen e duhur e vendin e duhur…
      kto qe po na thut mucua…i di i madh e i vogel me koh…
      Die Albanerin

  7. LORA says:

    Humbje kohe e quaj une Muc Nano, cdo rresht a fjale per azem hajgaren dhe nevojtaret e tij shqup-sa ,ne adete qesharake dhe te turpshme per te.
    Ky shteti yne a do te vendose ndonjehere me ligj e rregull se bustet apo monumentet nuk mund te jene gusto partish a partickash,se ato duhet te jene deshmi vetem e historise frymezuese per brezat qe do te vijne ne token tone ?????
    Do te ishte me e udhes te lecisnim e te benim apel serioz per kete problem ,se ky I vlen shoqerise dhe shkrimit e dokumentimit serioz te histories se shqiptareve,o Muc Nano.

    1. kleptofagos says:

      @Lora
      Ke te drejte per rregullat qe duhen te kene bustet dhe monumentet dhe qe duhet ti vendose nje shtet normal…
      Por a kemi patur ne valle, ndonjehere nje shtet normal?

  8. mom says:

    Ashtu si thu ti, Azemi ishte nje lac malok qe shyqyr qe nuk u fuqizu me shume se aq. Por historia e Shqiperise eshte e mbushur me laca. Ca ishte Ali Pashe Tepelena, Isa Boletini, Adem Jashari psh, nuk ishin thjeshte lacat e kohes? Keta jemi ne si popull, nuk vleresojme dijen, matjen, mencurine, por vleresojme trimerine, injorancen dhe budallallekun.

    1. Glauk says:

      Mom. Nje krahasim i tille nuk shkon, Isa Boletini dhe Adem Jashari nuk kan qen politikan. Por udheheqes ushtarak per ndryshe qe nga antika e deri me sot ka me mijra udheheqes ushtarak qe kan shenuar historin e njerzimit dhe nuk kan pas te mbaruar ndonje universitet. Edhe Pirro apo aleksandri te pa shkolle ishin. Me perjashtim te aleksandrit te madhe qe kishte perfunduar studimet ne shkencat informatike. Haaaa

      1. nino says:

        1 korigjim i voge Sandri ka krye te plepat

    2. Sami says:

      Mom,ate momen ku ta kesh,po si e krahasoni azem hajgaren nje hajdut spihun me Adem Jasharin,Isa Boletinin etj,mor legen bythqir

  9. Bizelbub says:

    Kto qe thua ti per Azemin ndoshta jane te verteta ,por ai ishte i vetmi konkurrent per ti marre sales pushtetiin ne PD.Keshtu merret me mend shkaku i heqjesqafe .
    Fjale e urte e popllit…te vrasin naten e te qajne diten.

  10. Deno says:

    Bravo Azemi ishte thjeshte nje budalla injorant qe bente trimin dhe rrugaçellekun ne emer te shtetit dhe budallallekut
    Eshte Mr mire ti behet bust Fatmir haklajt qe ka bere me shume se Azemi dhe Sali Serbi

  11. wow says:

    mbi 9% e shqiptarve them se jane dakort per cfare shruan Nano. Nje shprese per te hedhur drite nje personi qe terrorizoi vendin.

  12. Sigurimsi says:

    TE LUMTE PENA MUSTAFA NANO. KJO ESHTE E VERTETA E HAJDARIZMIT POR UNE KAM DHE NJE PYETJE PO SIKUR NESER HETIMET TE NXJERRIN NE DRITE FAKTE QE E KOMPROMENTOJNE ISH GALANTJERIN E BAJRAM CURRIT ÇDO TE NDODHE ME STATUJAT E HAJDAR AZEMIT?!

    1. mergim tari says:

      Pastaj gjithe ai bronx neper Shqiperi duhet te shkoje per skrap.

    2. Populli says:

      Ne plehra,skarp

    3. Maesori says:

      Ne plehra,skarp

  13. sadedin çeliku says:

    shtatorja e Azemit është pjese e rradhes e aksionit politik te Saliut.Askush deri me sot nuk i ka dhene pergjigje pyetjes se kush e vrau dhe kush urdheroi vrasjen e tij.Ai vete kohe me pare pati paralajmeruar se eshte nen kercenim dhe se duan ta vrasin.Familja eshte jasht loje dhe jo ne koherence me realitetin.Dakort me Nanon.

  14. Kosovari says:

    Muçi me sa duket eshte bere xheloz se nuk do te kete me vend per statujen e tij.

  15. pro says:

    ..pa te lexuar deri ne fund,ndaj te njejtin mendim.

  16. bregdetari says:

    KE CA KOHE TANI SE FUNDI QE KE NISUR TE TREGOSH SE JE BERE GAZETAR.
    GAZETARI THOTE TE VERTETEN SHKURT,SAKTE DHE BUKUR.
    KETO PERBEJNE LAJM.
    LAJMI NE FAKT PERPLAS EDHE TE VERTETA TE HIDHURA PA TE CILAT VETE E VERTETA NUK MUND TE DALE DOT NE DRITE,A DI PSE ? SEPSE DO TE FSHIHEJ PAS FJALES “HERO” KU NE LEXUESVE TE THJESHTE DO TE NA PERKEDHELEJ ME SE SHUMTI SEDRA SHQIPTARE E TRIMIT.
    NGADO TE SHKOSH GJEN JO PAK KALLABALLEK NGA KY I YNI QE TE HUMBUR NE TYMNAJEN E PAS DIKTATURES MARRIM BERIHAJ DHE BEJME SIC THOTE I PARI I FISIT A TRIBUSE.
    ME KETE MENTALITET BAJRAKTARI ECEN EDHE ELITA E SOTME DEMOKRATE DHE CUDITERISHT KA JO PAK PASUES.NUK ESHTE CUDI QE THUREN DITIRAMBE E HARXHOHEN LEKE PER BRONX PER PERSONA TE CILET TE PAKTEN EDHE NE PARTINE E TYRE NUK ARRITEN DOT TE SHKEPUTESHIN NGA NIVELI I RRUGACIT.
    QOFTE PER SE LARGU NE ESHTE MARRE BRONXI NGA PREDHAT E GERDECIT SE ATO PREDHA NUK KISHIN 100% BRONX POR ISHIN PREJ TUNXHI QE SHKELQIMIN E JEP ME MIRE SE BRONXI POR BRONX NUK BEHET DOT DHE MBETET TUNXH.
    KETA KANE MBETUR PENG I STATURES SE AZEMIT SE NUK KANE CFARE TE BEJNE TJETER DHE NUK KANE PER TU SHKEPUTUR DOT NGA NIVELI I HEROIT TE TYRE TE PAKTEN PERSA KOHE ” CELSAT ” MBETEN NE DORE TE BERISHES SE BASHA CELSAT E KASHTES KA.
    DO THONI JU PO PSE BERISHA…
    SEPSE BERISHA ESHTE NJE INTELEKTUAL RRUGAC ME VETITE ME NEGATIVE TE KARAKTERIT TE AKUMULUARA DENDESISHT TEK NJE INDIVID I CILI KA TE PERVETESUAR NE MENYRE PERFEKTE DHE TE PERKRYER AKSIOMEN E MAKIAVELIT TE QELLIMIT ME MJETIN.
    GJITHSHKA ESHTE QELLIMI.
    TE TJERET JANE MJETE.
    EDHE KY RAST ESHTE TEPER I VOLITSHEM PER TI PERDORUR KETO MJETE,BRONX,NJEREZ,QYTETE…,PO QELLIMI CILI ESHTE ???
    EVOKON KOHEN KUR TURMA I SHKONTE PAS ME MIJERA POR TASH KANE SHTERUR DHE NUK BEHEN DOT ME…KURRE!!!

  17. nina says:

    TE LUMTE GOJA Z.NANO.. PO TE ISHYE GJALLE, AI DO E KUSHTE KATRANOSUR ME SHUUUME PD, DO ISHTE ME KRIMINEL SE BERISHA E LULI DHE META… UNE HABITEM PSE NUK REAGON POPULLI, AI U BE ME 3 UNIVERSITETE PER 3 VITE.. KJO ESHTE ABSURDITET NE SHQIPERI… KJO ESHTE SKANDAL SI MUNDET TE NGRIHET LARTE, NJE NJERI QE VETEM I KA BERE KEQ ATIJ VENDI, I KA VJEZH POPULLIT SA ISHTE… TURP…

  18. shqiptari says:

    KY ishte vetm nje rrugaç ordiner , qe doli nga shkolla profesionale e komunales ku mesonte per kpucar , u perdor per pak koh nga sigurimi ishtetit se i duhej atyre ai saliu dhe disa njerez te tyret per te ndryshuar sistemin , prandaj i kishte dhen te terve nga nje pardesy te bardh sigurimi se i dallonte nga te tjeret njerzit e vet , me von si rrugaç ordiner qe ishte azemi u perdor nga kondrabandist te ndryshem per shum poshtersi , merej vetem me kurva dhe nuk bente asgje tjeter , cilindo te kishte mar sigurimi shtetit dhe ti garantonte jete ne at koh me keq se ai do bente dhe kulufi se esht ber per rafmet do bente heroin jo ky maloku ordiner , heroi turpit u vra per prishje pazaresh.

  19. shqiptari says:

    KY ishte vetm nje rrugaç ordiner , qe doli nga shkolla profesionale e komunales ku mesonte per kpucar , u perdor per pak koh nga sigurimi ishtetit se i duhej atyre ai saliu dhe disa njerez te tyret per te ndryshuar sistemin , prandaj i kishte dhen te terve nga nje pardesy te bardh sigurimi se i dallonte nga te tjeret njerzit e vet , me von si rrugaç ordiner qe ishte azemi u perdor nga kondrabandist te ndryshem per shum poshtersi , merej vetem me kurva dhe nuk bente asgje tjeter , cilindo te kishte mar sigurimi shtetit dhe ti garantonte jete ne at koh me keq se ai do bente dhe kulufi se esht ber per rafmet do bente heroin jo ky maloku ordiner , heroi turpit u vra per prishje pazaresh.

  20. Luli says:

    Azemi Ishte legen ne shoqeri e aq me teper Kur mori revanshin e kari teres

  21. Elda says:

    BRAVO !!!!
    Të gjithë e dimë këtë! Dhe SAL-LUGATI,
    dhe LUL-LEGENI.!?????????

  22. K9 says:

    Azem Hajdari është heroi që i duhet Sali Berishës, jo për të glorifikuar statujën ordinere të Azemit, por për të glorifikuar kultin e vetvetes. Këtu Berisha ka pasur parasysh se familja e Azemit, po aq ordinere sa vetë ai, nuk do të kishte dinjitetin të kërkonte të vërtetën, por do të pranonte variantin e Berishës, përfitimet dhe ofiqet e tij dhe padyshim “heroizmin” që Berisha bëri sikur ja dhuroi Azemit të përdorur, por në fakt ja dhuroi vetes dhe vetëm vetes.
    Azem Hajdari dhe statujat e tij qesharake do të jetojnë, për sa kohë të japë shpirt kufoma politike e mumifikuar e Berishës, pastaj do kenë fatin e lapidarëve të dëshmorëve dhe heronjve të punës të Enver Hoxhës.
    Ndershmërisht do të doja që të ishim më fantazi në emërimin e shkollave, rrugëve dhe mbi të gjitha artit folklorik dhe orjental, që ofrojmë me statuja idiote, nëpër qytetet tona. Për të huajt jemi një komb pak i trashë. Pa minimumin e estetikës. Komunikojmë përmes një gjuhe artistike të mefshtë, të leshtë, fshatarake, idiote dhe shumë irrituese që kënaq veçse injorancën dhe interesin tonë.
    Është më mirë të pranosh që nuk ke heronj, se sa ti derdhësh bustin prej bronxi një ordinerit të rradhës.

    1. Blendi says:

      Edhe familjen qe la pas i ka te gjithe ordinere si gruan,motrat,vellezerit secili me kurve-perverse se tjetri

  23. Rrema says:

    Beni nje referendum per Azem trapin ose nje pyetesor ne rang nacional dhe na jepni rezultatet meqe ka akoma lider politike qe shperfillin zerin e popullit duke na e shpallur hero.
    Ngritja e monumentit ne emer te Azem trapit eshte simbol i krimeve te kesaj partie fallco demokratike me liderin e saj serb qe po vdes pak nga pak perdite.

  24. Tonini says:

    Eshte turp te potretizosh nje hero me figuren e ketij rrugaci,eshte turp dhe idiotsi te pretendosh se duke i ngritur nje monument nje individi te te tille,te kesh perkrahje nga shqiptaret dhe aq me teper nga Tropojanet,per nje individ te tille,te cilet e njohin mire se cfare ka perfaqsuar ky individ,po ashtu njohin shume mire dhe ata qe u munduan ti japin vlera duke peruruar kete monument,me idene se me frymen e ketij individi keta plehra te historise,do bejne ndryshimin e shqiperise,TURP.

  25. lona says:

    E verteta esht e vertet…kur thuhet ne kohen e duhur e vendin e duhur…
    kto qe po na thut mucua…i di i madh e i vogel me koh…
    Die Albanerin

  26. Love Tropoja says:

    Azemi kishte kurajo shume te madhe cfare beri qe te futet ne histori do apo nuk do Nano ,duan apo nuk duan kundershtaret e tij ,duan apo nuk duan ata qe nuk paten force dhe kurajo ti kunderviheshin me guxim rregjimit per ta ndryshuar ate.
    Azemi ishte si ishte por ka merita te jashtzakonshme per ndryshimet ne 90 ,per pluralizmin,per PD ;Azemi kishte ideal dhe e dinte cfare eshte ideali….
    Duhet te jesh Dikushi qe te ngrihen te gjithe si ujqer per ta sulmuar….Ka xhelozi dhe urrejtje te madhe ndaj Azemit madje dhe nga miqte e tij…
    Sa per shtatoren,apo statujen qe i kane vene ne Trooje nuk jam dhe aq dakort:Te pakten duhej te merrej mendimi i tropojaneve
    Mendoja qe ka ikur koha e tyre dhe keto duhet te kene vend vetem ne muze….

  27. Arben says:

    Pershendes Mustafa Nano per kurajon intelektuale dhe shkrimin e arrire! Azemi jo vetem qe i merton plotesisht te gjitha cilesite e mire-renditura nga autori, po pertej atyre ka qene nje kriminel qe ka rrahur e perbaltur intelektuale e njerez civile te ketij vendi, ka organizuar banda te armatosura qe kishin si synim destabilitetin e vendit e qe jane perfshire direkt dhe ne vrasje policesh te pafajshem ne vitin e tmerrshem 1997, trafikant armesh e horr i peshtire…. Si mund te quhej hero nje njeri i tille qe nuk ka asgje te perbashket me civilizimin? Kafshe politike si puna e tij turperojne kombin te cilit i perkasin dhe duhen mbuluar me pluhur e heshtje ne mungese te nje procesi c’mitizues gjykimi, i denje per nje shoqeri te emancipuar e te shendetshme. Perpiqen ne menyre mjerane ta mbajne gjalle, ata qe kane qene frymezues, urdherues e perfitues te krimeve te Azemit. E njejta materie llumi qe vazhdon te mbaje te mberthyer e ta terheqe per nga erresira orientale Shqiperine e gjore.

  28. Leka says:

    Mustafa te respektoj.

  29. Mentari says:

    Kur Azemi kishte ato mend ti dhe kerma juaj komuniste ishin Idiote e injorante kalibri.Ku kishe mend ti dhe Jugu ne ate kohe O Idiot?Tani po na beheni Hindri -Pinderta po ne ate kohe qe Azemi kishte ide demokratike Perendimore ju Komunistat dhe sicalistet jetonit ne kopeshtin Zoollogjik aq sa kishte majmuni inteligjence kishe edhe ti me Spermen Enveriste.

    1. Lumjani says:

      Koqe ishe ne kohen e Enverit, koqe mbete ne demokraci. Rryp kaishi do dalësh ne pension.
      Paska patur Azemi ide anti-komuniste!!!!
      Gjoja edhe ti paske patur ide!! E kur I more idetë ti? Kur te kapën duke vjedhur? Dole armik se gjoja deshe “te demtosh pushtetin ne fuqi” duke vjedhur.
      Anti-komunistet e vertete si Daut Gumeni numurohen me gishtat e dores. Te tjeret u denuar me vdekje.
      Ndersa ti je nje rronxho-bonxho qe shitesh si anti-enverist. Do krijoje me respekt tek te tjeret po t’i thoshe gjerat drejt, qofte per Azemi apo per Saliun sepse te dy ishin komuniste dhe familje komunistesh.

  30. ILIRET says:

    He, po Saliu dhe Basha e di qe te gjithe te djathtet kane trute e gomarit. Jene pa shkolle e kulture. Ti e sheh se kush voton ne lagje e ne fshatra per PD-ne. Injorantet e pa shkolle. pa buksit, pabreksit dhe varfanjaket ( SHTRESE E DJATHTE, VARFANJAKET).

    1. Lili says:

      Ah non, shtrese e komunisteve pa breke jane keta komunistet e juaj qe po na i shitni per te Djathte prej Ramiz Alise,e qe dje vajtojshin per vedkjen e Enverit.
      Se te djathtet e vertete te gjithe me diploma evropiane ishin e jane,diploma qe Enveri i juaj kur nuk i morri…

  31. Iliri nga Gjermania says:

    Artikulli përshkruan saktë personazhin në fjalè.

  32. bertoni says:

    O AZEM
    O [email protected] JEM!
    ……shen sebastjani……….

  33. Majmuni says:

    Azemi, rahmet paste, ishte horr si Zani i Vlores por pak me budalla. Zani e mbylli karrieren gjalle te pakten. Kurse Azemin e genjeu mendja se mund te bente me larte, dhe sa me e larte te jete karrigja e hajvanit aq me shume do vritet kur te bjere.
    Megjithate duhet vleresuar puna e tij sepse ndihmoi ne daljen e qelbit nga Tropoja. Tropoja, nje krahine shume e bukur mes malesh, me gocat me te bukur ne gjithe Shqiperine dhe njerez krenare per rrenjet e tyre, fale Azemit dhe horrave te tjere qe hengren koqen e plumbit, eshte sot nje qytet me i paster dhe me i civilizuar. Keshtu qe le ta kene nje bust te Azemit per te mos harruar se banditet dhe horrat nuk kane fund te mire.

  34. Shigjeta says:

    Me ne fund Muci bere nje shkrim me realitet te thelle dhe bindes, nejse me mire vone se kurre…………..

  35. perkthyesi says:

    Konstatim i sakte Muc, por shume i vonuar! Hajdari i ngjante nje antari te grupit te Al Kapones, ne vitet ’20 te shekullit te shkuar, por qe cuditerisht e katapultuan deri ne eliten e politikes! Nje lloj Rasputini, i cili pati aferisht te njejtin fat me te! I takon se shkuares, dhe eshte humbje kohe te merresh ende me figuren e tij!

  36. Jack says:

    Une e njoh Azemin student dhe nuk shkelqente per asgje, pervec kontrapedal per cdo gje

  37. Artilullshkruesi ka merita, po me te mbedhaja jane meritaT e komentuesve, mbi 99PRQIND TE KOEMTEVE,QE DO TE THOTE:
    KY ESHTE OPINIONI I NJE POULLLI TE TERE ,PER ATE FIGURE E VCANERISHT, PER CKA PO BEJNE ATE QE E vRANE..
    TA LININ TE PAKTEN,REHAT TE NDIERIN, NE BOTEN QE E DERGUAN….
    TE NDIERIN NJOHUR “KEPUCAR USHTAR.NE KORCE LENE NAM…

  38. rinosh says:

    rinosh
    me e çuditshmja ishte se nje injorante, bije injoranti eshte shitur ne parlament si mendja qe do iluminoje shqiptaret. Turp qe parlamenti perfaqesohet nga çupelina pa asnje vlere, nje marmarake, thjesht se eshe e bija e atij qe eshte pershkruar, siç duhet ketu, dhe i duhet ne krahe, si retush, berishes. dhe PD.

  39. xha braho says:

    per her te par del nje e vertet mbi ket figur te shemtuar te shqiptare kam edhe nje verejtje tjeter qe bustit i mungon pistoleta qe i kish falur sigurimi shtetit te ramiz alis . mos ngrini idhuj te rem qe si rezistojne kohes

  40. reflection says:

    O Muc Nano, qe te jesh hero nuk eshte e thene qe patjeter te jesh inteligjent: as qe te jesh i pershtatshem per ne zyrat e shtetit. Azemi ishte njeriu qe u vu ne balle te nje levizje idealiste rinore e mbare popullore me theks antikomunist e prirje drejt lirive te individit, duke i dale balle perballe regjimit te vjeter komunist e diktatorial. Idealizmi, guximi, forca e tij inspiruese te shfaqura ne ate moment kthese historike, e bejne padyshim HERO te shqiptareve, te cilet duhet ta nderojne dhe do ta nderojne nder vite. Analiza jua rreth figures se Azem Hajdaritj jo vetem qe eshte cinike e keqdashese por eshte nje sherbim servil qe ti i ben sic i ke bere mbetjeve te regjimit te vjeter dhe te rilindurve te atij regjimi. Kjo tregon edhe nje here qe regjimi i vjeter dhe komunizmi nuk japin shpirt kollaj. Lexo komentet e Temes dhe kjokuptohet qarte. Nje lukuni ish njerez te regjimit, ish oficere , ish sigurimsa, ish kuadro jane po ne ato pozita, kane po ate urrejtje per njerezit qe ju kundervune regjimit komunist ne vitet ’90. Ata i perdorin hapsirat e komenteve te gazetes Tema si dhoma “torturash” ku me fjale e fjalor brutal dhunojne cdo njeri apo ide qe ka lidhje me opoziten e sotme apo njerezit e pare qe ju kundervune regjimit komunist. Sigurisht ata kane pasur e kane gabimet e tyre por sulmet qe ju behen jane te mbushura me mllef e urrejtje.

    1. Posejdon.al says:

      I dashuria reflection,
      Leri frazat standarte te agjitpropit, per t’i dale zot Azem Hajdarit.
      Azem Hajdari, sic e pershkruajne ketu shumica derrmuese e komentuesve, ishte nje horr e zagar i ndyre, ishte nje hajdut ordiner aq sa ishte edhe nje kondrabandist e trafikant i lindur, ishte nje kurvar e kodosh me patente dhe, mbi te gjitha, ishte nje medioker dhe gangster ne politike, i perdorur si koburre dhe shantazhues mafioz nga padroni i tij Berisha, i cili edhe e qerroi me ne fund kur e nxorri ne prite per t’a vrare si qen dhe per t’ia perdorur arkivolin si comangen e grushtit te shtetit te 1998-es.
      Cfare e ndyen figuren e tij me shume, eshte pikerisht ajo qe ti, i dashur reflection, e perdor si argument per t’i dale zot atij.
      Azemi, ishte dhe perfaqsonte pikerisht te kunderten e figures se heroit qe imagjinonin dhe shpresonin te kishin ne krye masat e etura per liri, per progres dhe per demokraci, sidomos masa studentore.
      E si mund te misheronte idealin dhe heroin nje alabak, nje rrugac ordiner, nje njeri i dhunshem dhe kryetar bandash qe i vune pishen dhe zjarrin gjithe Shqiperise, per te zbatuar taktiken e tokes se djegur, per te terrorizuar kundershtaret politike si dhe ata qe nuk donin qe revolucionin popullor per demokraci t’a udhehiqnin alabaket, rrugacet, qafeleshet dhe kapuconet xhupazinj te Azem Hajdarit.
      Dora e gjate e UDB-se serbe ne Shqiperise, kishte gjetur tamam pishen dhe thiken e duhur tek Azem Hajdari dhe shefi i tij Berisha, per t’a rrenuar dhe vene ne gjunje Shqiperine, ndersa pergatisnin kasaphanen e Kosoves.
      Dhe me se fundit, i dashur Reflection, shfletoje vete gazeten Rilindja te Partise Demokratike, qe me porosi speciale te vete Berishes, ja ka bere Azem Hajdarit portretin me te zi se sa e gjithe e majta e marre se bashku.
      Dhe tani, lapidaret dhe bustet, levdatat dhe lotet qe derdh Berisha-Basha & Co per Azem Hajdarin, u kujtojne edhe nje here shqiptareve, se cfare perfaqsojne lideret e Partise Demokratike, ata te shkuarit, por edhe keta aktualet.
      Monedha e sofistikuar serbe e hedhur ne qarkullim gjate tranzicionit shqiptar, me Sali Berishen ne njeren ane dhe me Azem Hajdarin ne anen tjeter, e degjeneroi dhe e sabotoi endren dhe rrugen e drejte dhe efikase te Shqiperise drejt Evropes dhe demokracise.
      Ky eshte nje krim i denoncuar tashme, qe e njeh cdo shqiptar, i majte apo i djathte.
      Gjyqi i ketij krimi, do here edhe gjyqi i shekullit per shqiptaret, brenda dhe jashte Shqiperise.
      Edhe zoti Mero Baze, e di mirefilli kete, pavaresisht se nuk e di per cfare arsyesh, ai akoma ruan nje fare simpatie apo nostalgjie per Azem Hajdarin.
      Pjese e kesaj nostalgjie te Meros, eshte edhe fakti qe per repliken mjere te goces se Azemit ndaj pamfletit asgjesues te Mustafa Nanos per te, Meroja nuk ofron mundesi per komente.
      Replika e kesaj tyryfycke ndaj shkrimit te Much Nanos, tregon se vertet, dardha ka rene nen dardhe.
      Dhe e bija e Azemit, e emeruar deputete nga lista e Lulzim Bashes, u tregon shqiptareve se trashegimia e Partise Demokratike do vazhdoje edhe me tej, te leshoje kokrra te helmuara nen hijen e monstres Sali Berisha.

  41. saliu says:

    Muc. Nje bravo te madhe meriton. Komentet e mesiperme provuan edhe nje here qe je nje gazetar realist dhe jo si ato qe notojne ne fund te kazanit. Desha te shtoj me kete rast nje episod nga nje i njohur i afert i ketij fare “heroi”. Azemi, kur ishte ne Tropoje, kishte nje dyqan te vogel ku bente rripa. Per kete arsye tropojanet i kishin vene nofken Azem rripi. Ky, gjate gjithe dites punonte ne dyqan, ndersa naten e gdhinte ne rajon te policise, mbasi zdrugonte me dajak te shoqen Fatmira.

  42. agimi says:

    …pyetje….a s’ka qene keshtu gjithmone Muc ?

  43. Jak Boston says:

    Azem Hajdari eshte aq hero sa eshte dhe baxhanaku i Sales qe ashtu si Azemi u vra ne krye te detyres ne Gerdec.
    Po Rilindja me cfare po merret qe nuk ka vene rregull se si dhe kush i ve bustet dhe permendoret ne Shqiperi?
    Apo Ripjellja po shijon drogen dhe ka hyre ne radhe per permendoren e ardheshme.
    Pasi ne Shqiperi eshte bere e udhes tani qe njerezit me te padobishem per vendin dhe shtetin ti nderojme me monumente dhe permendoret.
    Keto permendoret e Azemit jane litari ne qafe qe ia Berisha me kompani kufomes se tij te dekompozuar qe ne te ardhmen te kete me cfare te merret dhe per cfare te luftoje qe te mbaje trushpelaret te bashkuar ne sherbim te tij dhe families se tij biologjike dhe politike.

  44. TRAPI says:

    AZEMI ISHTE I BESUAR I SIG,TE SHTETIT SI IMAMI ,BERISHA,EDI DHE TE SHUMTET QE SUNDUAN POLITIKEN E 90 ,,VEME DJEMTE TANE QE TE NA SHAJNE SE NA RUAJNE KOKEN,,,,,AZEMI ISHTE KUNDER PRONES,SHIKONI PARLAMENTIN E ASAJ KOKE,KUNDRA TE PERSEKUTUARVE,SINDIKATAVE,,,S LA GREVE PA HYRE DHE SA FUTEJ AZEMI VINTE POLICIA QE I NXIRRTE ME DHUNE,,ISHTE NJE MALOK I PABESE,,,AKOMA NUK DIHET PSE U VRA,,,CFARE PISLLEQESH KISHTE BERE…AI ISHTE NJE LESH QE SHKOI PER LESH,,,HAXHIAJ E NJEH MIRE,,PARDESYTE E VERDHA I RUANIN KOKEN ATYRE WE I KISHIN,,,NE C DYQAN I BLENE ,,ME MIRE NJE BUST HAXHI QAMILIT SE AZEMIT..

  45. Niko Shpiragu says:

    Burri me i keq i Shqiperise, Sali Berisha ka bere tre nga veprat me te vlefeshme: vrasjen e xhihadistit Azem Hajdari, vrasjen e agjentit me te madh te asfalise greke dhe armikut me te madh te Shqiperise, Gramoz Pashko dhe vrasjen e Azemit nr 2, Sokol Olldashi. Keto ai i beri per ti hequr qafe si rivale, por ama ato i sherbyen edhe vendit njekohesisht, prandaj ne qofte se ai (Berisha) ndonje dite do te denohet nga drejtesia, une mendoj se keto tre fakte duhet t’i njihen si merite qe ta shpetojne nga denimi kapital.

  46. Baxhanaku says:

    Familjaret e rendomte te Azemit,shkembyen poshterimin qe ju beri Saliu me disa benefice….gruan e tij e beri gjyqtare nga pastruese guzhine,femijeve ju beri disa “emerime” nga zyrtare deri ne deputete ,vajzen Rudina.Ne kohen e qeverisjes Berisha
    i la te vidhnin e te benin pasuri ,ne kembim te heshtjes( Saliu e ideoi,e vrau,e la pavarrosur,e poshteroi edhe te vdekur,tani ende po e perdor)…..Ne fund te rruges “Mine Peza” ndodhet nje pallat 6 katesh ,super lluksoz-eshte i gjithi i vellait te Azemit,i cili ka qene zyrtar i PPSH ne Tropoje dhe pas 1990 zyrtar pas Berishes.Te na tregoje si e bleu nje pallat 5 milion euro ne Tirane,me rroge Shteti!!!!!!!!!!

  47. Jeff says:

    Me ne fund Mustafa , eshte gjeja me e mire kur je vetvehtja dhe paneli nuk vonoi te shprehe kenaqesine per kete. Sa per ” idhujt ” e tipit Azem qe na serviren nga ata qe i bene varrin atij dhe ketij vendi , kujtoj qe sistemi ra nga revolta popullore dhe jo nga horra, tarafe e banda te etura per pushtet e pasuri .

  48. Boll me komente.Shikoni videon e fjales se A.Hajdarit ne parlament kur votohej heqja e imunitetit si deputet te tij dhe perjashtimit nga grupi parlamentar.Azemi duke mos rene dakord me veprimet e partise demokratike u shpreh ne parlament:”Nese demokracia do te vije ne kete menyre,me mire mos ardhte kurre ne Shqiperi”.Shumekujt i kujtohet se sa here qe Azemi ngrinte krye,Berisha,ne gazeten “Albania” i rreshtonte 19 pika te cilat pershkruanin bemat e Azem Hajdarit.Pas kesaj Azemi e ulte koken dhe qurravitej tek shkallet e selise se PD-se dhe betohej se do te ishte besnik i Berishes.
    Ju kujtohet gjithashtu kur Azemi doli ne perkrahje te greves se urise te te perndjekurve politike(Kulmi sa te shkurter e ka kujtesen shqiptari)Sali Berisha dha urdher te nxirreshin me shkelma dhe shkopa gome te gjithe te perndjekurit politike nga greva.Ashtu ndodhi vertet dhe Azemi qe u ndodh brenda mjediseve te greves,u akuzua se ishte futur ne greve i paisur me arme brezi.Ndersa ne nje nga rrethet e Shqiperise u gjenden faqe te tera te zbardhura te pergjimeve te Azem Hajdarit nga deget e SHIK-ut,te urdheruara nga Berisha e Gazidede gje qe ishte ne shkelje flagrante te ligjit.

  49. VLORA 9 says:

    Edhe sikur te mos shkruash me ne jeten tende,meriton pension te posacem per ezaurimin perfundimtar dhe te vertete qe i ke bere historise se ketij RUGACI, sinonim i trafikanteve kokpalare

  50. tropojan në zemër says:

    @ love tropoja
    nuk je tropojan por kokrra bythqimit duhet ti ketë nuukë tane femnat e fisit ky shkerdhata që dojne me ba hero shkerdhatat si puna jote ptu farë. e prishtë

  51. Dëshmitari says:

    Disa demokrate, qe kane nje stof demokrati, pasi dhe kane rene ne burgjet e monizmit, jane shprehur se: demokracine nuk e sollen çapaçulet qe u trimëruan kur krokodilit i kishin rene dhembet. Po te ishte per keta ne nuk e dime se ku do ishim. Jane te shumte ata qe shkuan ne qyetin Studenti per te pare se ç’po ndodhte. Ajo qe filloi ti largoje njerëzit me shume, ishte brenga e shkatërrimit te nje vendi te drobitur, qe inicionin ata qe nuk interesoheshin aq per pluralizmin se sa per ofiqe. Kjo u be me e qarte pas zgjedhjeve te marsit 91. Por edhe me pare ishte shume e forte histeria, qe nuk kurseu as xhamat e shtëpive, te atyre qe i piketonin si qendrestare dhe te Pallatit te Kultures. Me rastin e përurimit te shtatores le te kujtojme dhe ndonje histori. Ne ngjarjet e trazuara te fillimvitit 91, ne Rr. e Dibres, prane spitalit ishte ngritur nje barrikade, duke prere nje peme dhe hedhur mbi te disa sende per te ndalur qarkullimin e automjeteve. Nderkohe vjen Azemi me Aleksander Meksin. Nje djale i ri rreth te njëzetave ju drejtua Azemit dhe me qytetari i shprehu shqetësimin mbi situaten. Fytyra e egërsuar e e Azemi, sherbeu si sinjal qe atij te ziut ti versuleshin “demokratet” dhe nuk i mbeti gje tjeter vetem t’ja mbathte drejt spitalit. U pa vetem ndjekja qe i bente lukunia, por nuk dihet se si përfundoi ajo tragjedi.

  52. Zeni says:

    Ke harruar dhe dicka o Muç… ai ishte vrases dhe si i tille u eleminua.

  53. Azem ti je GJALLE says:

    E vertete e vertete. Keta maloket u kane marre ne qafe ju plehra bythelepires te komunizmit e anadollit. Bije spiunesh qe e fundoset kete vend ne mjerimin e injorances. Iu shkakton alergji juve figura e Azemit e ?? Flisni flisni se keni diten dhe kohen per ta bere kete. Eshte siguruar berisha qe ju ta gezoni kete liri edhe ne te ashtuquajturen demokraci. Merruni me Azemin juve, nderkohe qe berisha me shoke po u perdhosin cdo dite e po u trajtojne si plehra. Po mire ta keni e vazhdoni, vazhdoni derisa te vije dhe njehere ”Azemi” e tu shporre njehere e mire nga ky vend. Por te jeni te sigurt se nuk fo jete si hera e pare sepse nuk do kete me berishe qe ta ndale per ti dhene ketij vendi lavdine e merituar me shekujjj. PO E BOTUAT MIRE DO BENIT.

  54. Lili says:

    Berisha e ka perdor gjithmone Azemin .edhe ne kete rast e perdor…
    Duhet hakin me ia dhane ,eshte ma i zgjut se Basha edhe e di fort mire se nuk fiton kur me pa votat e te Djathtes ,prandaj kemi keta Naltmadheni….
    Sa per Azemin, nje derr e perdhunuese te grave..
    Kur jo nje hero pra.

  55. Lili says:

    Po. Kjo eshte gazetari, kur gazetaret hapin syte e publikut ,e nuk «  travestojne » te verteten…
    Te gjithe e dime kush ishte ky deri perdhunimet ne qytetin student, rrahen me grushta per Fatmiren cdo dite te jetes se saj bashkshortore, trafiqet me kosovaret edhe shitjen e femrave qe benjte me disa per tyree qe Fatmira ka pranuar ne shtepi te saj,apo jo fatmire,te kujtohet Naimi, etj
    Nje mut ka ma shume vlere se Azemi .

  56. lato says:

    Hajdari ishte gomari qe e coi Berishen ne krye te levizjes studentore.Per kaq gomar i mire ishte,se te tjerat i beri vete Berisha.Tani qe ka rene nga vakti Berisha nuk po gjen gomere te gjalle,ju kthye edhe nje here gomarit te vdekur,ta ngreje per te treten here ne krye te shtetit.E beri prej bronxi,e dergoi ne Tropoje.Ketu beri gabim.Tropoja nuk e pranonte Azemin gomar te gjalle e jo me gomar prej bronxi me gjithe Sali Berishen siper.Do te perfundoje per skrap.

  57. be-x says:

    eshte te qashe e te ulerish, se cfare ndodhe me prijesit tane (Berisha, Lulka etj, hajdute , intrigant, zhvates etj)

  58. Sandri says:

    E ke ngordhur fare…

  59. Dodona mbi Tomorr says:

    Nuk eshte mire qe pergojoni familjen dhe femijet etij ;ata nuk kane perse paguajne per te jetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje