Platforma për ringritjen e PD-së/ Malko: Bashën nuk mund ta presim pafundësisht

28 Tetor 2017, 15:00Politika TEMA

Në një prononcim ekskluziv për CityNews, anëtari i kryesisë së PD, Genti Malko është shprehur se kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha nuk ka pasur asnjë reagim pas dorëzimit të platformës për ringritjen e Partisë Demokratike.

Malko deklaroi se platforma e lëvizies për ringritjen e PD-së, nuk përfaqëson fraksion, ajo është përmbledhje e të gjitha qëndrimeve kritike të mbajtura pas zgjedhjeve të 25 qershorit.”

Gjithashtu Genti Malko shprehet se çdo veprim i Bashës tregon shpërfillje ndaj këtij fakti. “ Por të bësh sikur një problem nuk ekziston nuk do të thote se e ke zgjidhur ate”- thotë Malko.

Ndër të tjera, Malko thotë se “Ka një numer të jashtëzakonshëm demokratësh të cilët mbështësin platformën. Si shprehje e vullnetit më të mirë për të zgjidhur sfidat që kemi perpara, jemi ende në pritje. Por kjo s’mund të vazhdojë pa fund.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje