Analisti Mark Marku tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, se qëndrimi i kryeministrit ndaj gazetarëve është një precedent i rrezikshëm.
“Vetëm Benito Mussolini donte t’i mësonte të gjithë. Të mësonte gazetarët të bënin punën e vet,, gjykatësin të bënte punën e vet, punëtorin si të bënte shtëpinë. Kjo është qasje diktatoriale”, tha Marku.
Edhe kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, tha se nuk i takon kryeministrit të vlerësojë punën e gazetarëve, ndërsa ju rikthye problemeve me të cilat përballen sot gazetarët.
“Nëse kryeministri do t’i drejtohej një reporter dhe do t’i thoshte më jep kontratën e punës, kjo do të ishte shumë positive. Sepse mediat në përgjithësi punojnë në kushte të mosrespektimit shqiptar, të kodit të punës” u shpreh Çipa.
Sa i përket raportimeve të çështjes së trafikut të drogës, ku është përfshirë edhe emir i ish- ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, analistët shprehet se media e ka bërë mirë punën e vet.
“Fakti që është nervozuar politika dhe ka përfshirë në axhendën e diskutimeve atë që patur në fokus media do të thotë se media po e bën punën e vet”, tha Çipa.
Ndërsa Mark Marku u shpreh në emisionin Përballë me temë “Media në Shënjestër” se kryeministri është nxehur pasi media ka funksionuar mirë sa i përket raportimit të çështjes Tahiri.
“Po të ishte për qeverinë kjo çështje do ishte fshehur. Janë mediat që po e mbajnë në fokusin e publikut”, – tha Marku.
ketu e ke dhjere fare o mark. Ne kohen e Saliut as qe guxoje te beje analistin. Tani ke gjetur Ramen qe eshte i pa demshem dhe derdellit sipas qejfit. Edhe sot per Saliun nuk thua dot nje fjale se ta pret fytin.
O MARK DERRI.. Z. RAMA JA HANKSH MUTIN DHE ATA SI TY DERRA..