FOTOT/ Tragjike, 12 orë sfilatë, ndërron jetë modelja 14-vjeçare

29 Tetor 2017, 15:43Lifestyle TEMA
FOTOT/ Tragjike, 12 orë sfilatë, ndërron jetë modelja

Një modele 14-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Rusi. Vlada Dzyuba nga Rusia ka vdekur pasi ka sfiluar pa ndërprerje për 12 orë rresht në pasarelën e Shangait raporton Daily Mail.

Vajza, sipas mediave ruse, vuante nga meningjiti kronik, por i ishte nënshtruar një kontrate strikte dhe kishte frikë të kërkonte asistencë mjekësore.

Zyrtarisht ajo duhet të punonte vetëm 3 orë në javë, por duket se orari shkonte përtej çdo parashikimi.

Para se të bënte parakalimin e radhës në pasarelë ajo pati temperaturë të lartë dhe pak minuta më vonë i ra të fikët.Ambulanca ndërhyri menjëherë, por vajza vdiq pas dy ditësh në gjendje kome.

Shkaku paraprak i vdekjes mendohet të jetë meningjiti i rënduar nga një lodhje e tejskajshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje