Nis heqja e lejeve te ushtrimit te aktivitetit tè bisneseve në kryeqytet që nuk kanë respektuar kriteret e lejeve mjedisore. Inspektoriati i Mjedisit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, ishin sot në disa nga pikat e grumbullimit të skrapit në kryeqytet, mes zonave të banuara për të cilat ka patur edhe ankesa nga qytetarët në Portalin ” Bashkëqeverisja me qytetarët”. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës z. Arbian Mazniku morrēn pjesë në fillimin e këtij aksioni qē do të vijojë në Tiranë.
” Kemi nisur këtë aksion me institucionet tona te mbrojtjes se mjedisit dhe Bashkine Tirane, per ti dhene zgjidhje nje prej problematikave me te medha te qyteteve tona, ate te perpunimit te mbetjeve urbane, ne mes te zonave te banuara.
Kjo histori duhet te marre fund. Nuk mund dhe nuk duhet me te funksionojne ne mes te zonave te banuara, jashte te gjitha rregullave, te tilla bisnese qe emetojne gazera te demshme duke shkaktuar ndotje mjedisore.
Ndotja mjedisore do te nise te trajtohet duke u perpjekur te rekuperojme, ato deme te shkaktuara ne 27 vjete tranzicion. Mjedisi nuk do te tolerohet me te demtohet, duke demtuar shendetin e qytetareve.
Aksioni do te vijoje, bashke me bashkine Tirane edhe ne subjekte te tjera, sikunder edhe ne qytete te tjera te vendit. Inkurajoj dhe nxis qytetaret qe te denoncojne prane Portalit ” Bashkëqeverisja me qytetarët” cdo shqetesim, cdo krim mjedisor sepse koha eshte tu kthejme qytetareve mjedisin e shendetshēm. I siguroj se çdo denoncim i tyre, do të adresohet”- tha Klosi.
Nenkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku deklaroi se ne bashkëpunim meinistrinë e Turizmit dhe Mjedisit, po marrin zgjidhje ankesa te shumta të qytetarëve, për zhvillimin e bisneseve pranë zonave të banuara. Mazniku deklaroi se këto pamje, as estetike dhe me pasoja nē rritjen e ndotjes mjedisore nuk mund dhe nuk do të jenë më pjesë e një kryqyteti qē po zhvillohet me shpejtësi.
Aksioni i përbashkët i Ministrisē sē Turizmit dhe Mjedisit me Bashkinë Tiranë, nisi nga pika mē e madhe e grumbullimit tê makinave tē vjetra nē mes tē lagjes më tē madhe tē njesise administrative nr 6 në kryeqytet. Ministri Klosi deklaroi se e njëjta procedure e revokimit të lejeve do të vijojë në të gjithë Shqipërinë, për çdo bisnes, i madh apo i vogël qoftë, që ndot mjedisin.