I riu shkodran, një përgjigje për Romeo Gurakuqin: Të bëfsha mu një klevisballi në Republikën e Re...!

28 Tetor 2017, 21:28Politika TEMA

Madje ai nuk ka ngurruar qe permes nje ironie te holle, tipike shkodrane, per dhe te dhimbshme, ti kujtoje deputetit te Bashes per Shkodren se ka nje katandisje te mjere intelektuale ne grupin e PD dhe lidershipin e saj.

Nëpërmjet postimit të tij i riu shkodran pyet se cilët janë këta intelektualë të rinj të Shkodrës dhe Partisë duke përmendur emra të njohur si Klevis Balliu, Albana Vokshi ,Grida Duma, Ervin Salianji etj.

Ai i kërkon deputetit Gurakuqi t’ju kërkojë nga një listë notash, referencë nga profesorët e tyre apo CV, “por jo si ajo e Klevis Balliut që merr përsipër të ndryshojë edhe emrin e universitetit në të cilin ka studiuar”.

Postimi i plotë i te riut shkodran per deputetin e Bashes:

Lexova nje shkrim te profesor Romeos per forcat e reja intelektuale qe po largohen nga qyteti. Tani, po ju kerkoj falje per fjalorin e tepruar ne kete te shtunde, por keshtu ndihem kur mendoj se mami im po gatuan ate çorben qe hajne cdo dite, kur babi im rropatet te siguroje ato leke per shkollimin tim, kur vellai im me thote çdo dite mos u kthe, kur mua perveç universitetit me duhet te bej nje pune te rendomte dhe kur Klevis Balliu si force e re intelektuale na del ne ekran. Dhe sigurisht meshen e se dieles e lexoj nga profesor Romeo.

Me thuj pak o predikues i te Dhj…. se Re, kush na qenkan keta intelektualet e rinj te Shkodres dhe Partise? Klevis Balliu apo Izmira Ulqinaku? Lorenc Luka apo Nard Noka? Bardh Spahia? Gjoke Uldedaj apo Anton Koka? Prele gjoni apo Isuf Meta? Ardit Qylybyli apo Denis Fani? Agron Shehaj apo Vangjel Dule? Muslim Murrizi? Albana Vokshi apo Grida Duma? Se per pak desh harrova… Ervin Salianji?

Nje liste notash mor profesor, kerkoja te na e plasin fytyres e te na e qepin goje se mjaft u lodhem dhe u etiketuam si k…. te paguara, sh……. dhe b……. nga besimtaret e te Dh….. se Re!

Nje reference nga profesoret e tyre mor profesor aman thuaja te na e tregojne! Nje CV por jo si ajo e Klevis Balliut qe merr persiper te ndryshoje edhe emrin e universitetit ne te cilin ka studiuar, nga Richmond, the American International University IN London ne Richmond University OF London.

Nje OF qe e ben te ndihet sikur dhjetera politikane, ministra, kryeministra, guvernatore, shkencetare nobeliste, etj qe kane studiuar ne University OF London. Te mos ishte çuni i babait ne Shqiperi, ne Londer do te jargavitej per te gjetur pune me ate shkollim pra o profesor.

Do te jetonte ne zone te peste a te gjashte, nuk do te kishte Range Rover te fundit e ndoshta do te ishte shofer taxie. Çdo pune eshte nder ne fund te dites, por kurre nuk do te punonte si keshilltare i Presidentit apo deputet i nje partie me nje universitet si ai qe ka studiuar, ai intelektuali qe u kthye dhe iu hapen dyert.

Po Izmiren&co per çfare CV-je t’i pyes mor aman? E cile intelektuale te rinj te kthehen o profesor? Te qendrojne perkrah Klevisit dhe Izmires? Mundin e djersen ta hedhin poshte per tu bere hyzmeqare te h…. se re?

Jo o profesor, uroj te me jepet edhe mua nje shans, jo per t’i pasur perkah si ju , por perballe keta intelektualet e rinj qe i ke perkrah e merakosesh per te tjere.

Te kerkoj shume falje per titullin qe mbart dhe per fjalorin jo prej nje intelektuali qe perdora o profesor. Por pa doreza, te befsha mu nje klevisballi ne Republiken e Re!

Se shpejti profesor!

E shkruar nen ndikimin e oxytocines apo jo Resona Dervishi? Ti i ke fajet Jona Leqejza.

13 komente në “I riu shkodran, një përgjigje për Romeo Gurakuqin: Të bëfsha mu një klevisballi në Republikën e Re…!”

  1. Eda says:

    Bravo o i riu shkrodan.Kisha kohe pa lexuar nje shkrim realist si kunderpergjigje ndaj pseudo intelektualeve dhe shokeve qe i reklamojne si intelektuale.Bravo

    1. Leon says:

      Ti i riu shkodran ..ke folur mire..deri ne fund qe ke permendur Jona Leqejza..vajzen e atij alkolistit qe drejtonte Shkodren dikur!!Pa pyete Jonen me cfare parash ka mbaruar shkollen e jeton??I ke me afer sec mendon ..te korruptuarit…

    2. Adriana says:

      Pse nuk e botoni komentin tim??Thashe per kete te riun shkodran qe e ka shkruar bukur..derikur permend emrin e Jona Leqejza..vajza e alkolistit ish prefektit te Shkodres..qe u be milioner!Pyete pak shoqen tende me cfare lekesh studjoi dhe jeton ne luks tani…o i riu shkodran!!

      1. Sarreqi says:

        Nese e ke fjalen per se si i ka fituar leket Gjergj Leqejza po ta tregoj une: Ka qe perpara vitit 1997 qe ka punesuar nja 500 vete ne nje fabrike qe ti do te kishe deshire qe te punoje sepse eshte sipermarresi i vetem ne Shkoder pwer te cilin punetoret nuk ankohen…

  2. kirasi blue says:

    Kujt po ja thu o njeri i mire ky asht klevisballi per vedi.Romeo politikan e gamar jeshil nuk njeh historia.
    E forte shprehja : te bafsha nji klevisballi bash midis republikes se re. jam i bindun se do te hyj ne fjalorin e shqipes si : era keb, lene kebin se i vjen era, mos ha keb etj te pershendes

  3. Flutura says:

    Bravo, te lumte, shkrim pa doreza.
    Keshtu duhet. Na mbyten “intelektualet” analfabete qe kane studjuar jashte.

  4. Dodona says:

    Mire ia ka ba profesor leshit me qime, ju shit Neimit e tani Bashes, nuk ka guxim as te pjerdhe pa marre leje dhe ben hartime te neveritshme.

  5. Martin says:

    Nga menyra e te shkruarit, fjalet dhe shprehjet qe perdor nuk duket si nga Shkodra…per me teper cfare shkollimi ka ky ‘shkodrani’ qe i ben analize deputeteve?! Ne fund te fundit duhet te jene tere politikanet me MBA dhe PhD?!

    1. Shkullaku Uturaku says:

      O toc po thot qe nuk duhet te jene analfabet funksionale. Se na moren me qafe. Vec me vjedh e grabit din njat jua ka mesu jeta, ne njat pjese jan funksionale

  6. Nik says:

    Shume mire te thote vellai.rri atje ku je dhe mos
    leviz.ky vend ka mbaruar.dhe ben mire ta harrosh.sa per letren qe ke shkruar..TE LUMTE PENA.

  7. Paqesori says:

    Ja qe me ne fund lexova nje shkodran, se mali fort me kishte marre per nje shkodran safi !
    Po sa bukur e ke shkruajt mor tu bofsha kurban !
    HAHAHA, ” Ta bafsha nji klevisballi bash midis republikes se re ” HAHAHAH
    Dhe me ne fund lexova nje shkodran safi !

  8. Tung says:

    Aaaaaa
    Ti dashke intelektuala te te qeverrisin….
    Jo mor,qenke i mencum ti?!
    Grupe kriminale ose grup kriminal me strukture kriminale eshte PP( pd).
    Ti do deshe te ishin te pakten grup mafjoz? Emmmm,kjo nuk arrihet se skane aq mend.

    Qe mos te qash i vetem,ja po te ngushelloj edhe une( rilindasi)pak…
    Ne( rilindasit) kemi vene ministre drejtesie njeren qe i kushton makeapi me shume se rroga, kemi minister mjedisi,por peme po mbjell kryebashkiaku,kemi policine,por problemet e nje gardhi po na i zgjedh kallashnikovi.Kemi minister shendetesie,por problemet po na i zgjidh xhepi dhe te sharat e te ofenduarat nga infermjeret po na i japin falas.
    Kaq pak po te ngushelloj sepse edhe ti nuk ju fute nje analize me te thelle,si pershembull: kush e vuri lulkdn ne ate pozicion dhe cfare prisje ti me lulin….
    Tunjatjeta

  9. Sarreqi says:

    Kur kam permend Izmira Ulqinakun, qe hyri ne listen e deputeteve te Shkodres vetem se ishte nusja e djalit te te korruptuarit Ormir Rusi, dhe qe ne fjalimin prezantues nuk lexonte dot as letren qe ia kishte shkruar dikush kujtova se e kisha gabim…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje