Fondacioni «Konrad Adenauer», i cili është i afërt me partinë e kancelares gjermane Angela Merkel, kritikon mungesën e rezultateve të qeverisë shqiptare në luftimin e korrupsionit. Fondacioni shprehet po ashtu i habitur se si shqiptarët i durojnë zyrtarët e korruptuar. Përballë kësaj situate shumë ekspertë nuk janë të bindur nëse Shqipëria do të fillojë vitin e ardhshëm negociatat për anëtarësim në BE.
Nga Enver Robelli
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përpiqet të argëtojë opinionin duke ofenduar gazetarët me fjalë të rënda, Fondacioni politik «Konrad Adenauer», i cili është i afërt me partinë e kancelares gjermane Angela Merkel, ka publikuar të premten një analizë mbi performansën e qeverisë së Tiranës. Analiza përmban kritika të ashpra ndaj kabinetit të Edi Ramës për shkak të rezultateve të mangëta në betejën për ta bërë Shqipërinë shtet funksion. Kjo është edhe arsyeja që Shqipëria ende po pret fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndonëse që në vitin 2014 BE i kishte dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Që nga atëherë Tirana po pret fillimin e negociatave për anëtarësim dhe kryeministri Rama po tregohet gjithnjë e më nervoz në biseda me gazetarë perëndimorë për gjoja arrogancën e BE-së. Në përgjigjet e Ramës krijohet përshtypja sikur ai mendon se BE duhet të negociojë për t’u anëtarësuar në Shqipëri dhe jo e kundërta.
Qeveria e Ramës po pret Raportin e Progresit që do të publikohet në mars dhe po shpreson se BE do të hap portat për të filluar negociatat për anëtarësim. Por, sipas Fondacionit politik «Konrad Adenauer» gjasat që kjo të ndodhë me të vërtetë nuk janë të sigurta. Një rol të rëndësishëm në marrjen e vendimit për fillimin e negociatave do ta ketë sidomos parlamenti gjerman. Në vjeshtë të vitit 2016 grupi parlamentar i partive CDU dhe CSU dërgoi një mision në Tiranë për mbledhjen e fakteve. Misioni arriti në përfundim se Shqipëria nuk ka ecur aq shumë përpara sa i përket plotësimit të pesë kritereve kyçe për fillimin e negociatave dhe pritjeve të tjera sa i përket reformës zgjedhore dhe dekriminalizimit. Reforma e drejtësisë është miratuar në korrik, por procesi i ashtuquajtur i Vettingut ende nuk ka filluar së zbatuari.
Fondacioni gjerman thekson se para ose pas publikimit të Raportit të Progresit të BE-së pritet që grupi parlamentar i CDU-së dhe CSU-së të dërgojë në Shqipëri një mision të ri për mbledhjen e fakteve. Mbetet të shihet nëse të arriturat e deritanishme në Shqipëri, të cilat Fondacioni i quan modeste, do t’u mjaftojnë vendeve anëtare të BE-së për të filluar negociatat me BE-në.
Në analizën e Fondacionit kritikohet punësimi i zyrtarëve të thjeshtë shtetërorë nën ndikimin e qeverisë. Mes viteve 2013-2016 ndikimi politik i qeverisë së koalicionit kryesisht është heshtur. Ndonëse në marrëveshjen e 18 majit shefi i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha u pajtuan t’i japin fund punësimeve politike, pas zgjedhjeve parlamentare Rama, sipas Fondacionit gjerman, e quajti reformën e paralajmëruar si të papërshtatshme. «Qeveria e re edhe më tutje i ka emëruar pa konkurs zyrtarët më të lartë nëpër ministri dhe drejtorët e administratës publike», theksohet në analizë. Reforma në drejtësi, e cila është paralajmëruar se do ta pastrojë gjyqësinë, sipas ekspertëve praktikisht është bllokuar. Komisionet për verifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk janë ende të gatshme për të filluar punën.
«Një agjenci e veçantë, e cila është themeluar për luftimin e krimit të organizuar, ende nuk është funksionale dhe aktive. Prokuroria disa herë ka dështuar të fillojë hetime të rëndësishme mbi zyrtarët e lartë të korruptuar», thuhet në analizën e Fondacionit gjerman. As verifikimi i pasurisë së dyshimtë të zyrtarëve të lartë nuk ka sjellë rezultatet e pritura. «Një pjesë e madhe e zyrtarëve dhe politikanëve, të cilët dyshohen për korrupsion, ndërkohë sërish janë kthyer në funksionet e rëndësishme politike. Shumë njerëz këtë e shohin si shenjë të qartë se elitat politike tani për tani fare nuk tregojnë vullnet për t’i ndjekur personat nën dyshimin për korrupsion».
Në analizën e Fondacionit gjerman përmendet edhe kontrabanda me drogë. «Qeveria ka pranuar zyrtarisht se situata ka dalë nga kontrolli dhe mbjellja e kanabisit në vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë në 27 vitet e fundit. Të ardhurat e mafies së drogës janë rritur pa masë përkundër përpjekjes së policisë për rezistencë. Ekspertët llogarisin se pjesa më e madhe e fitimeve të krimit të organizuar investohen në zyrtarë të lartë të korruptuar, para së gjithash në zyrtarë të policisë, në mënyrë që të gjenerohen më shumë fitime, për të ndikuar e zgjedhjet parlamentare dhe për të kontrolluar shumë ndërmarrje private. Është hera e parë që nga viti 2005 që krimi i organizuar dominon diskursin publik në Shqipëri». Në analizë nënvizohet se socialistët kanë refuzuar dy herë t’ia heqin imunitetin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për t’ua mundësuar organeve të rendit që ta arrestojnë këtë socialist të dyshuar për lidhje me një bandë të drogës që vepronte në Shqipëri dhe në Itali.
Sa i përket dekriminalizimit në analizë thuhet se janë arritur disa rezultate. Si shembull përmendet se në mandatin e kaluar tre deputetë u detyruan të dorëzojnë mandatet, po ashtu kryetari i qytetit të Kavajës u hoq nga posti – «ai ishte një nga simbolet kryesore të infiltrimit të krimit në politikën dhe administratën shqiptare». Fondacioni gjerman kritikon zvarritjen e procesit të dekriminalizimit. «Është e habitshme që popullsia e pranon me aq lehtësi që partitë politike nuk i largojnë nga radhët e tyre zyrtarët e korruptuar».
«Mbetet të shihet nëse në muajt e ardhshëm ndodhin gjëra vendimtare, në mënyrë që të vërehet përparim i dukshëm në kriteret kyçe dhe pritjet. (…) Qytetaret dhe qytetarët e Shqipërisë e shohin të ardhmen e vendit të tyre në BE. Gjerman ndan këtë vizion dhe e përkrah Shqipërinë në rrugën e saj. Por, çelësi për të ardhmen europiane të vendit gjendet në Shqipëri».
Raportin e plotë e gjeni në këtë link: http://www.kas.de/wf/de/33.50509/
si nuk pushoj njiher nga idiotlliqet ajo rrace sharlatanesh
muzllumash booooooooooooooo ,
e pabesushme ,cfar karaduca jetojn ne ate bote
Ky fondacioni gjithmone ka derguar persona te vizitojne PD-ne dhe Berishen dhe gjithmone kane qene anti-shqiptar. Prandaj, merrini perdorini per te sulmuar Edi Ramen me kerkese te Berishes. Ne te tjeret i hedhim keto shkrime dhe rekomandime ne plehra.
Po çfarë bën more z.Robelli, do të hash ca të shara të tjera nga komentuesit militant me pagesë? Po thuaj more që e kemi në xhep statusin, që Merkel e ka qejf kryeministrin tonë e shkrihet me shakatë e tij të kripura sa herë takohen. Ai gjatoshi i Serbisë është shumë i mërzitshëm, pa humor fare, kështu që për ta hequr qafe po i japin çfarë të dojë dhe do e fusin në Be më përpara. Kurse këtë shakaxhiun tonë do e mbajë gjithmonë afër nëpër dreka e darka e nuk do i japin gjë se kanë frikë se i ikën humori pastaj.
At “militante” Jane shumica populli shqiptar qe nuk durojne dot kriminele dhe vrases si Saliu, Basha, Meta e Coo.
Partia e Merkelit eshte e djathte dhe natyralisht ne favor te PDse pavarsisht se c’fare kriminelash e udheheqin ate. Koha e kesaj analize perkon me zullumet e Llalles per Tahirin sipas porosive te shqupit. Shkurt vari teneqen enverit te PDse dhe artikujve te leshit apo tycave te Vicidoiit si puna jote…
JENI BAJGA JU GAZETAR QE PERKTHENI KETA GAXETAT E HUAJA… SI MUNDET QE KNAQENI SHUUUME KUR TE HUAJT SHAJNE VENDIN TUAJ??? A KA ME BAJGA SE JU FLLIQESIR???? PO TE HUAJT LUAJNE BYTHEN ME JU MORE!!! PO KU KA VEND QE POLITIKANET NUK GABOJNE, KU NUK KA KORRUPSIONE NE LIDHJE ME SHERBIMET E NJERZVE??? PER MUA GAZETARET JANE BAJGA TE PAPARE NE SHQIPERI
Skenderbeu , po gjatoshi jon budalla buke vere ashash edhe gallat do, me shqiptar se kaq cfar pret ti, ne 2028 do hyme ne europe, nuk na fut njeri ne europe me ket trap qe kemi per kryeminister.
Ne nuk na fut njeri ne Europe per say kohe islamistet e shqupit dhe te leshit te lise nuk lene gje pa shpifur per Shqiperise ne Europe. Do na e bejne si turqise qe ja ndryshonin kushtet sa here qe ajo janplotesonte deri sa perfundoj me erdoganin
O Stefan mavria! po rri o lummadh rehat me te shara. po ke politikan pate me te mire ti se gjatoshin? Sali vampirin? Ilir floririn? Fatos xhin-tonik/kasino? apo Pandin? Shko or lummadh dhe futja nje pjate fasule dhe mos u merr ti me analiza se idjoter si puna jote i kane çuar uje ne mulli vampirave qe pastaj i kemi mbajtur bashke ne kurriz.
Pervec sharjeve qe do luftojme korrupsjonin keto 4 vjet ishin njesoj si te Saliut!Te huajt nuk jane me budallenj dhe nuk genjehen me.
Si mund te luftohet korrupsioni me gjykata te korruptuara??????
Ja ke fut pordhes si ne kohen e pordhes…..
Tani me vje keq z. Robelli se te lexojme me vemendje, por s’mund te jepni kshu lajmesh kot. Vet raporti eshte shkruar nga nje gjermanofone shqiptar i djathte Afrim Krasniqi, dhe ai sa per te marr ato dy pare andej ka shkruajtur cfare i eshte thene. Dhe shumica e ktyre jane perralla, qe as ne Gjermani nuk ndodhin. Psh Gjermanet kane 1 vit e ca qe ndonese kane aprovuar skane vene ne veprim ligjin per Harz4 por asnje s’i kerkon llogari.
Te jemi te sinqerte ne Gjermani sapo hyri ne parlament nje parti naziste qe eshte kundra Europes, kundra te huajve, kundra zgjerimit. Kjo parti eshte vullnet i popullit gjerman i cili sa vjen e po behet me ksenofob ( ashtu sic ka qene). Ndaj sa te kete keto ndjesi ne europe ta harrojme hyrjen ne BE edhe sikur artist cirku te behemi e ti plotesojme te gjiiitha kushtet qe na vihen. Shendet e te mira
bravo per demaskimin e atij qyqarit shqiptar qe na ka shkruar kete xhevahire. Kuptohej qe ishte dore krijuese e shqupit kjo, urime per KRIJIMTARINE ketij “gazetarit” pa sa per GAZETARI e qave si i atyre te kazanit. Turp Tema qe e publikon.
Kurse shqiptari nga Bostoni qe jep mend ktu poshte, te mesoje si shkruhet nick-u anglisht
Shkrim me shume vend dhe shume i sakte.
Rama nese nuk i hapen negociatat ne pranvere Shqiperise duhet te dorehiqet nese eshte qytetar dhe I civilizuar sic hiqte. Veprimet flasin me shume se fjalet.
Vendi duhet te shkoje ne zgjedhjet te reja nga fundi i vitit te ardhshem ose me e shumta pranvera e 2019.
Kjo pasi te kete vijuar funksionimi i Vetingut dhe politika te jete pastruar dhe filtruar nga llumi hajduto-kriminelo-tradhetare.
Kuptohet me nje ligj te ri zgjedhor ku nuk favorizohet dhe ndeshkohet asnje parti apo individ i ligjshem per tu zgjedhur.
Trushpelaret e Rames po demtoni Shqiperine, njejte si trushpelaret e Berishes vite me pare.
Shqiperia eshte me e rendesishme sesa cdo qeveritar i djeshem e i sotem.
Trump nuk gabon!
Zoti Robelli.Po bej nje koment te shkurter rreth ketij shkrimi. Une nuk e kuptoje, ose kuptoje qe ky shkrim i bere nga ju duke ju referuar fondacionit ne fjale,them qe, si ka mundesi qe ju dhe fondacioni perdorni ne shkrimin tuaj fjalen qeveri ,dhe them qe si ka mundesi qe ju dhe fondacioni nuk keni kuptuar qe, Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane shtet, por jane ne kurth prej nje grupi shqiptaresh, qe i kane mberthyer prej fyti dhe nuk i leshojne prej 27 vjetesh.Si ka mundesi qe, ju dhe fondacioni nuk keni kuptuar, qe ne Shqiperi nuk ka korrupsion, por ka vjedhje dhe shqepje ndaj Shqiperise dhe shqiptareve, ku shihen cdo dite me ze dhe figure pasurite maramendese te nje grupi njerezish, te krijuara me ane te vjedhjes, ne kurriz te popullit me te varfer te Europes.Do te ishte mire qe ju me shkrimin tuaj ti drejtoheshit fondacionit qe, keta hajdute shqiptare qe drejtojne shtetin shqiptare, disa peshq te medhenje te Europes i kane paguar dhe i pagojne, ndersa disa nderkombetare te tjere ,me talentin e tyre i kane hutuar dhe po i hutojne.Une po e bej kete koment sepse, duke lexuar shkrimin, kuptoje qe keta hajdutet shqiptare suportohen duke perdorur fjalen korrupsion,por ne fakte si e thash me siper, ne shqiperi nuk ka korrupsion,por ka vetem vjedhje, dhe qe eshte kthyer ne sistem.Dhe ky sistem nuk shembet, pasi ata qe e kane krijuar dhe e vazhdojne, perdorin ato qe thame me siper, ku nje pjese te nderkombetareve e paguajne .Dhe ky sistem nuk shembet as me hapjen e negociatave per ne Bashkimin Europian,pasi te paret qe ky sistem te vazhdoje ne shqiperi ,jane europianet.Por shqiptaret kishin nje shans te arte qe te shpetonin nga ky sistyem, por Zoti Rama nuk pranoje te jepte ishullin e Sazanit, bisnesmeneve Amerikane te kazinove te Las Vegasit,ku ishulli do te kthehej nje nga vendet me te bukura te Mesdheut , dhe mbas tije, ishte nje Plan Marshall per te ndertuar gjithe Shqiperine.(shiko ne tv chanal, ku nje ushtarak i vjeter banore i ishullit jep ne ekranin e tv projektin mbi ndertimet qe do te kryheshin ne ishullin e Sazanit ,ku projekti ishte nga me te bukurit ne mesdhe.).Mere me mend pastaje me planin Marshall Shqiperia, sot do te ishte njelloje si shtete e tjere te Europes,ku njerezit do te ishin me dinjitet te gjithe ne pune dhe te sigurte.Po pate mundesi pyete ndonjehere zotin Rama, per ke e mban peng ishullin e Sazanit.Perfundimisht Shqiperia dhe shqiptaret nuk do te shpetojne nga kurthi ku kane rene,edhe sikur te hapen negociatat,pasi kjo eshte nje taktike e re qe perdoret nga grupi i njerezve qe po i mbajne ne kurth , ne bashkepunim me nderkombetaret qe thame me siper.E bera kete koment sepse une kam provuar ne dy raste qe, ne Shqiperi nuk ka korupsion, por ka vjedhje(per te dy rastet i jam drejtuar me Emaile zotit Rama ,por me pergjigje ai me ka fyer),ku rasti i pare eshte vjedhja e nje prone qe po tentojne ushtaret e Rames te ma vjedhin, ndersa rasti i dyte ka ta beje me ceshtjen, Masakra e Otrantos ,ku me 28 mars 1997 nje anije e marines italiane masakron 120 shqiptare ne mes te detit ne ujerat ndrekombetare(po ju rikujtojme se ne anijen shqiptare te cilet largoheshin nga lufta civile qe shpertheu ne Shqiperi, ndodheshin 50 deri 60 femije nga 1 muajsh, 1 vjec e me radhe, dhe shume gra, dhe ku mua ne kete masaker, me masakruan gruan dhe tre femije te vegjel),dhe ku mbas nje procesi fallco, ne perfundimin e tije, nuk denohet asnje person, dhe grabitet edhe demshperblimi prej 250 milion dollaresh nga autoritete italiane ne bashkepunim me ato shqiptare.Po edhe ne kete rast avokate ishte nje ushtare i Rames, qe sot e ka keshilltare.Si ka mundesi nje person qe, sot eshte keshilltare i zotit Rama te perfaqesoje ne proces njerez qe nuk e kane autorizuar,dhe si ka mundesi Italia qe eshte nje shtet ne Bashkimin Europian te kryeje kete veprim duke fallsifikuar cdo gje, dhe mbas kesaj ne bashkepunim me kete avokate, grabisin edhe demshperblimin.ku sipas ligjeve nderkombetare duhet te demshperblenin te afermit me shumen qe thame me siper,por ne fakte ata e grabiten.Si ka mundesi institucionet nderkombetare ,si psh ky fondacion ,ose Bashkimi Europian heshtin karshi ketij fakti te temershem.Pra perfundimisht zoti Robelli, Shqiperia dhe shqiptaret nuk shpetojne nga kurthi ku kane rene, edhe sikur te hapen negociata,por shanci i vetem qe Shqiperia dhe shqiptaret te shpetonin nga kurthi, ishte vetem Plani Marshall ,pasi dime qe mbas luftes se dyte boterore, ishte Plani Marshall ai qe ndertoje Europen.
E paske lexuar mbrapsht artikullin o gazetar
ca pret ti o trap nga nje fondacion qe ushqehet nga CDU-ja? ajo eshte nje parti e djathte ne krahe te Bashes sone( hajdut i 200mio €, vrases ne bulevard etj,) A i dine ata te fonadcionit keto? bote qesharake! mbrojne hajdute e vrases dhe na qajne hallin neve kur do te futemi ne Evrope? vari leshin sepse ne Evrope jemi me trup dhe do t`na pranojne dhe me shpirt nje dite.