Anëtari i kryesisë së PD dhe një nga zërat që ka kundërshtuar zgjedhjen e Bashës në krye të kësaj partie, Genti Malko në një intervistë ekskluzive për CityNews.al ka komentuar qëndrimin e ish-kryeministrit Berisha për bashkimin e PD.
Sipas Malkos askush më mirë sesa Berisha nuk e di se rruga e ringritjes së PD kalon përmes bashkimit.
“Bashkimi nuk mund të vijë ndryshe përveçese përmes njohjes dhe pranimit të përgjegjësive si dhe dhenies së garancive reciproke për bashkëjetesë në të njëjtën parti.”- deklaroi Malko.
Gjithashtu Malko theksoi se sipas tij legalizimi i fraksioneve brenda PD-së do të ishte rruga e duhur për të garantuar ekuilibrin e nevojshëm për të gjitha palët.
“Por kjo mesa duket ngjall shumë frikë pasi kërkon të lëshosh pak nga pushteti që ke dhe pa dyshim të vendos në një sfidë serioze për të drejtuar si duhet.”- u shpreh Malko.
Ky ka mbaru shkollen me korrespondence ne kohen e Salit duke punu kamarjer tek lokali i babit.