Spartak Ngjela: Prokuroria ndihmoi Tahirin, Ramës i bënë presion

28 Tetor 2017, 18:13Politika TEMA

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’, kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka folur për aktualitetin politik si dhe rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish ministrit Saimir Tahiri, si i përfshirë me bandën e Habilajve të arrestuar për trafik droge në Itali.

Ngjela tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndihmuar Tahirin dhe se ky institucion është i korruptuar. Avokat Ngjela u shpreh se Ramës i kanë bërë presion ndërkombëtarët për çështjen ‘Tahiri’.

“Prokuroria e ndihmoi Saimir Tahirin, nuk u nxitua. Por ajo që është e rëndësishme ishte se kjo çështje ishte një pikë uji që ra në një xham të nxehtë.

Xhami është nxehur nga reforma në drejtësi dhe të dyja palët nuk e duan. Kjo çështje plasi në një moment të nxehtë për këtë reformë.

Prokuroria bëri një kërkesë normale, por ajo çështje ishte në dorë të ministrit të brendshëm.

Nano ka rrëzuar regjimin nga burgu. Pse? Sepse ai ishte i pafajshëm. Politika është betejë. Nëse është i fajshëm lodhet kot, pasi është optikë ndërkombëtare dhe nuk i shpëton dot shteti shqiptar.

Ramës i kanë bërë presion ndërkombëtarët të cilët e kanë dashur nën arrest Saimir Tahirin. Prokuroria është një institucion i korruptuar”– tha Ngjela, raporton ‘BW’.

Ndërkohë i pyetur nëse përbëjnë provë përgjimet e autoriteteve italiane ndaj Habilajve që përmendin Saimir Tahirin, Ngjela tha se këtë e përcaktonte gjykata, por Tahiri nuk shkoi në gjykatë.

“Kush e përcakton përbën provë apo jo. Ata nuk e lanë të shkojnë në gjykatë.

Kanë rënë brenda të gjithë. Këta varen të gjithë nga Italia.

Këshilli i Mandateve ishte fushë në dushk dhe injorancë totale. Fajin e ka Prokuroria sepse ajo kërkon hetim.

Problemi i shtetit është një çështje shumë e rëndë në Shqipëri. Në mars fillon vettingu real, pra vettingu i politikës”- tha Ngjela.

9 komente në “Spartak Ngjela: Prokuroria ndihmoi Tahirin, Ramës i bënë presion”

  1. LORA says:

    Sipas Takut,prokuroria e korruptuar beri nje kerkese normale per t’a ndihmuar Tahirin,,,,dmtht,sipas Takut ,fajin ka prokuroria qe kerkon hetim .Corbe te tille nuk me kane zene syte.
    Eshte humbje kohe me degju Takun,,,,,i cili nuk dashka t’i njohe limitet e moshes.

  2. vaso says:

    Po sikur thame njehere ne shtator,ne nendor,tani mars?

  3. Niko Shpiragu says:

    Avokat, nuk kam shkruar ndonjeher kunder teje se kam patur parasysh persekutimin tend e te familjes tende, por si dashamiresi yt te keshilloj te mos dalesh aq shpesh ne intervista dhe te mos japesh hamendjet e tua se per hir te se vertetes po humbet kredibilitetin tend cdo dite

  4. Jimi says:

    Po tutkun mbete tere jeten mor i mjer!? U plake e s’u poqe?…..

  5. Miu says:

    O Taku se je dhe jurist. Ne Itali pergjimet midis 2 personave nuk perbejne prove nqs jane duke folur per nje tjeter. Dmth ndaj personit te perfolur nuk mund te ngrihet asnje akuze. Ndalohet me ligj. Prandaj italia ad e ka thirrur tahirin te deshmoje. Ju beni gam gam kot per interessa politike por ligjet jane te qarta dhe ti duhet ti dish me mire se je allukat

  6. llaman says:

    Mendime te pa lidhura, nuk e di ne se kjo i dedikohet stilit te Ngjeles, apo perzgjedhjes se fjalive te Ngjeles nga gazetari. Sidoqofte artikull i pa korrektuar

  7. Dike Mullai says:

    I Vetmi rast qe nuk permend Ameriken ? C’ka ndodhur me NGJALEN ?!

  8. Spartak Kico Ngjela, prej dites qe Edi Rama shpalli listen e Ministrave te Qeverise se re dhe Ilir Meta u fut ne Zyren e Presidentit, nisi shperthimin psikopat deri ne delir e pervers, sikur eshte tek parahyrja e zyrave te Perendimoreve nga ku “merr” (ne fakt merr vesht nje M… te madh, duke na thene prej mbi 2 dekadash se eshte “Anglo-Saxon”, nderkohe qe nuk ka shkelur (dhene vize me sakte) ne Amerikane dhe Britaniket… Nje fakt qe Perendimoret nuk e harrojne KURRE, eshte se si Spartak Ngjela perdridhet e llap per Post te larte zyrtar ose shuma te majme Parash, sic eshte dhe kete here qartesia se, Ai eshte tashme ne sherbim te ciftit Meta-Kryemadhi, qe dukshem paguhet fuqishem nga disa Biznesmene mafioz 100% qe punojne per ciftin Meta-Kryemadhi. Dikush nga Diplomatet e Perendimit te “Larget”, qe ka punuar disa here ne Shqiperi pas renies se rregjimit Komunist, ka shkruar se fundmi ne Librin e tij per karieren si Diplomat ne Ballkan; JO TE GJITHE TE BURGOSURIT NE SHQIPERI TE REGJIMIT KOMUNIST, QE PRETENDOJNE SE JANE TE BURGOSUR POLITIK JANE TE TILLE. TE TILLE JANE AQ PAK SA ME VJEN VERTETE KEQ TE SHKRUAJ PERQINDJEN. (me tej Ai shkruan). KAM NJOHUR JO PAK DHE KAM MBLEDHUR GJITHASHTU JO PAK, INFORMACION TE BINDSHEM, SE DHE DY INTELEKTUALE QE BABALLARET ME SE PAKU I KANE PASUR FIGURA MJAFTE TE LARTA TE RREGJIMIT TE DIKTATORIT HOXHA, GAZETARI LUBONJA DHE JURISTI NGJELA, KANE VUAJTUR NE BURGJET E REGJIMIT QE KISHTE BURGOSUR DHE BABALLARET E TYRE NJEKOHESISHT, POR KETA TE DY JANE TE DISEKULIBRUAR SA ASKUSH NUK I BESON CFARE THONE E SHKRUAJNE NEPER MEDIA TE NDRYSHME, SI BRENDA DHE JASHTE SHQIPERISE. QE TE DY KANE SEMUNDJEN E DELIRIT SE DINE GJITHCKA DHE PER PARA SHAJNE E SHPIFIN PER KEDO…

  9. Shigjeta says:

    O Taku , po kush i la ti gjeje ti , per trute e kokes e kam fjalen o Taku . Te paska bere keq shume burgu , per skenar dhe per te trilluar histori je fantastik , sta kalon askush per kete te jesh i sigurt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje