Nga Alfred Peza
Shija e një të diele me diell ndryshon cilësi,- pavarësisht se ndërrimi i orës të kujton se po hedhim hapin e parë drejt dimrit,- kur mëson lajme si ai i largimit nga jeta të Adelajda Xhamanit. Jo thjeshtë dhe vetëm për shkak se ishte gazetare, dhe një njeri i njohur publikisht. As edhe vetëm për shkak të moshës aq shumë të re, pjese e një trendi të frikshëm në rritje për shkaqe nga më të ndryshmet, që po i’a dorëzon Zotit të botës nëntokësore, shumë nga të rinjtë e të rejat tona. Mbi të gjitha për një shak më madhor se këto, e krejt tjetër.
Ajo që të dhemb më shumë në këtë rast, është simbolika që bartte brenda saj, jeta e një 31 vjecareje, që u bë simboli i thyerjes së disa miteve e tabuve. Jo vetëm duke hyrë në një emision si Big Brother, pasi la jashtë të fejuarin dhe duke dalë prej andej me të dashurin e ri që i’a desh shpirti, pas një historie në formën e një telenovele live të ndjekur nga e gjithë Shqipëria. Por, edhe duke vijuar më pas, derisa goditja tradhëtare i mori jetën, një përpjekje të admirueshme për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë statusin e saj social e shoqëror. Duke sfiduar shumëkënd e shumëcka, e mbi të gjitha veten.
E gjitha kjo ka ndodhur me vajzën e dikurshme që jetonte në një qytet bregdetar vetëm 50 kilometra larg kryeqytetit të Shqipërisë, e që ishte mësuese në një fshat pak kilometra më tutje. Imagjinoni se cfarë ndodh më thellë nëpër fshatrat dhe qytezat e harruara nëpër Shqipëri e në të gjitha trojet e tjera shqiptare në Ballkan, me shumë “Adelajda” të tjera. E sigurtë është, që drama dhe tragjedia e tyre konsumohet ore e cast jashtë syve tanë dhe jashtë kamerave të emisioneve televizve që transmetojnë jetën e dikujt 24 orë non stop, pa ndërprerje.
Zemra e Adelajdës nuk kishte me sa duket më fuqi që ta përballonte të gjithën këtë. Si një version shqiptar i Mitit të Sizifit, ajo me siguri ka tentuar me dhjetra herë që ta ngjiste gurin e ëndrrave të saj në majën që i kishte caktuar vetes, pa ia arritur kurrë që ta pushtonte atë. Sepse ne jetojmë ende në këtë vend të hapur, por me një shoqëri që konsumohet nëpërmjet vetëmbylljes neotomane. Një qerthull që na ka futur në kurthin e ri të një lufte kulturash e qytetërimesh brenda familjeve, grupeve shoqërore, fshatrave, lagjeve, qytezave, qyeteve dhe deri këtu brenda përbrenda edhe vetë kryeqytetit tonë, Tiranë. Një luftë që po numëron viktimat e veta të përditëshme, pasojë e kulturës së dhunës gjithfarësh, intrigës, zilisë, egoizmit të pafre dhe heronjve të rinj të një kohe të paskrupullt.
Nuk e kam njohur nga afër Adelajdën, sepse gjatë kohës që ajo u fut të punonte në media, unë hyra në politikë. Por duke qenë se kam jetuar disa vite në Kavajë, ku edhe kam kryer shkollën 8-vjecare, si njohës i mentalitetit të qytetit dhe asaj zone, pata shkruar një shkrim në kohën kur ajo ishte në kulmin e vëmendjes për shkak të historisë së saj “të bujshme” me një djalë simpatik që njohu në emisionin aq të ndjekur atë kohë në televizion. Ajo e kish lexuar me sa duket, sepse sa herë që shkëmbeheshim, më përshendeste shumë përzerësisht dhe në të vetmin takim që patëm rastësisht para zgjedhjeve të 25 qershorit të këtij viti, edhe ma shprehu.
Duket qartë që ajo luftoi fort për jetën, duke ndjekur instiktin dhe duke paguar cmimin e sfidës. Jeta e saj, me plus minueset e veta, nuk është gjë tejtër, vecse kopja publike e jetëve të shumë “Adelajdave” të tjera, jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Eshtë jeta e të gjitha atyre vajzave dhe grave, që nuk pajtohen kurrë që ta lenë fatin e tyre, në duart e të tjerëve e aq më pak, të mocalit të paragjykimit dhe rregullave të pashkruara të atij farë morali kolektiv allaturka që proklamohet edhe sot nën veshjet “Dolce& Gabbana” e “Louis Vuitton”.
Ajo pagoi cmimin, duke ikur nga kjo jetë, e lumtur. Sepse ia arriti asaj që jo gjithkush si ajo, i’a del. Adelaida iku e re, papritur dhe para kohe. Por, e lirë. Liria e saj dhe e gjithkujt, qoftë edhe një orë, një ditë apo një vit, vlen shumë më tepër se cdo jetë tjetër që shuhet kurdo që fati dhe Zoti troket. Ajo si shumë nga ne, mund të ketë dashur që ta ndryshonte Kavajën, Tiranën, Shqipërinë dhe botën. Nuk ia arriti, sigurisht. Por jam i sigurtë se ajo po ikën e qetë në atë botë, sepse ajo arriti shumë më tepër se kaq. Ajo i’a arrit si pakkush, të ndryshojë fillimisht veten e saj. Kjo është fitorja më e madhe që mund të arrijë cdokush në këtë jetë.
Lamtumirë!
Ore din ti se cfar shkruan – Idjot. Kokrra e katunarit ku ne te gjithe boten elitare jane ushtaraket duke filluar nga princerit e familjet me intelektuale te ne ne diktature u shtretezuan si elite morracaket opingare -Fshataret. Ke ardhur ne kavaje me nje tufe morra e pleshta dhe nuk e njeh fare historine e qytetit. Derr Katunari Buzeplasur. cfar tabush ka thyer ajo. Tmerr. Ka lene te fejuarin dhe ka hyre ne big brother dhe ka pare deti ne moshe 21 vjec. Epo duhen breza ashtu sic thote urtesia popullure: Ktundar shtate lekur qytetar zbehesh kurre. Nuk ka brez kavajesish qe nuk kane foto me bilbilush perjashta nudo qe femije ne golem.
Edhe kur te ngordh nje mace te vjen keq e jo per nje njeri,po kush eshte kjo eshte vajze qe ka kapur sot te gjithe gazeten Tema?Kaq shume i ka dhene ajo gazetarise ne nje moshe 30 vjecare?Me e fameshme se Cani dhe Fevziu eshte kjo?Po perse nuk thuhet kush e ka vrare,apo nga cilat shkaqe ka vdekur?Kur e gjithe shoqeria shqiptare eshte ne perpelitje prej 27 vjetesh,kur per dite shohim ngjarje-mostra,kur shqiptaret duan t’ja mbathin nga syte kembet,kur shkolla nxjerr analfabete,kur spitalet e shtetit te lene te lengosh ne koridore,kur natyra eshte vene nen thundrat e me te forteve,kur buqesia eshte embrionale akoma,kur importi eshte me i madh nga eksporti,me patjeter media dhe gazetaret si pushtet i katert, jane te tere pergjegjes.E ka ndjere kete pergjegjesi kjo vajza si pjese e pushtetit?Me i fameshmi gazetar, Fevzo qe merr 37000 euro rroge ne muaj,as e rr…fare se c’ndodh me ate vend,ai vazhdon te nxjerre tym.Larg qofte te vdese Fevzo gazeta tema do shpalle zi kombetare.
Vetem sot jo me thashetheme..ato qe ajo si donte.Lereni vajzen ne hallin e saj
Druaj se Adelajden e VRAU iluzioni i botes virtuale.
Keshtu qe te mos kemi me humbje jete te kesaj natyre ,vajza e djem qofshin,duhet t’i mbajne kembet fort te lidhura me boten reale,ne kuadrin e se ciles duhet te perpiqen e luftojne per progres.
Ne te kunderten,po te perqafojne modelin mediatikisht te sponsorizuar te Adelajdes, do te behen ushqim i shujshem per sonila mecot,alfred pezat,anila bashat ,,,e radhes.
Thanks godfather I am not leaving any more in that place Albania! I didn’t wanted to be super duper rich as Alfred Peza that way I left.
Kujdes anglishten vella! Did not want jooo wanted!
E dyta ky katnari nje miliardsh ca u bo me te!!! Apo e kaloj paq, vodhi sa vodhi e te can bythen tani! Shko ore tek burgu i peqinit se te kane hequr edhe ate qe ndaje leket ne darg, drejtorin qe e kishe vene vet ai deputet!
He mer gamor. Kur do besh nje roman edhe per kete?
MJAFT ME KOMENTE KO,,,PO I JEPNI NGUSHELIMET FAMILJES,,,,SA PER KAVAJEN,,,NUK E BEJA DOT DALLIMIN NGA QYTETAR DHE FSHATAR,,,JAM DURRSAK PREJ 5 BREZASH,,,,
Të thuash ndryshoi veten (këtu është në kuptimin që u bë më e mirë) hap punë, sepse pikërisht kur ajo s’është më në jetë artikullshkruesi nxit të tjerët të mendojnë se si ka qenë dmth ç’të keqe paska mbartur që e ka flakur!!! Po shprehet keqardhja me formulime shabllone, gjoja bashkëkohore. Lerini rehet njerëzit të paktën pas vdekjes, gjersa qenka e pamundur t’i lini rehat sa janë gjallë! Njerëzit paraqesin ndjeshmëri në raste të tilla, por të parët që “qajnë” janë hipokritët, të cilët sot janë bërë mullar e që mbahen si intelektualë.
As dua te di se cfare analize mund te shkruhet per Adelen ……Ajo sot paksa mbyllur pergjithmne syte e saj te bukur…. KA ndeprere jeten e saj..dhe ka dermuar perfundmisht zemren e nenes se saj.!!. Ajo ishte nje vajze serioze( e njoh vec ng B.Brother) e cila emetonte edukate dhe respekt per veten.Ishte e zgjuar dhe forte. Keshtu e kam ndjere une… Por ajo sot.. paska ikur pergjithmne e mua ky lajm me theri ne zemer,..Po qe na krijove boshllek nmoj vajze e re a din???? Publikt i kujtohet mire ky personazh i reaity show shqiptar…
Lamtumir o shpirt i bukur ….Ti…..do te na mungosh me dhimbje… !
Ngushellim per te afermit e saj te zemrers !
boll po shkruan mor idjot se na cave bythen
Je “i semure” zoti gazetar!
O zot sa turp per ju qe komentoni keshtu. Ngelet duke duke bere dallime fshatar e qytetar. Ku eshte racizem, dhe me nje vend te vogel si shqiperia qe te gjith njohin njeri-tjetrin eshte shume e u let. Mos harroni se Shqiperia pas luftes se 2 botrore ishte nje fshat I madh I zotrinj qe e quani veten qytetar. Ahi ishte nje vajze e re dhe me Enders per jeten e saj. Ju preft shpirti me paqe moj bukuroshe.