Pas ‘furtunës’ në burgje, Rama fton qytetaret të aplikojnë për drejtorët e rinj

30 Tetor 2017, 08:43Politika TEMA

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur duke u bërë thirrje qytetarëve për të aplikuar për vendet vakante të Drejtuesve në 24 burgje.

MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të Drejtuesve në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 12 Nëntor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit në këtë proces të radhës transparent të konkurrimit publik, të bazuar në parimin e meritokracisë, mjafton një klikim në: www.drejtesia.gov.al”, shkruan kryeministri.

Gjithashtu ai e ka shoqëruar postimin e tij edhe me një fotografi ku përfshihen të gjitha kushtet që i duhet të plotësojë  një aplikanti për të fituar pozicionin e drejtuesit në një IVP.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje