RAPORTI/ “Të bësh biznes 2018", Shqipëria renditet e 65-ta, ja vlerësimi për reformat

31 Tetor 2017, 15:52Ekonomia TEMA

Ekonomitë në Europën dhe Azinë Qendrore kanë vijuar me një program aktiv të reformave për të përmirësuar klimën e tyre të biznesit, hapur vende të reja punë dhe për të nxitur rritjen, sipas botimit të 15 të raportit vjetor të Të bësh biznes të Grupit të Bankës Botërore.

 

 

Raporti i botuar sot, Të bësh biznes 2018: Reformim për të krijuar vende të reja pune regjistron 44 reforma në rajon gjatë vitit të kaluar, duke e çuar në total në 673 numrin e reformave të kryera gjatë 15 viteve të fundit.

Dy nga ekonomitë e rajonit, Kosova dhe Uzbekistani, dallojnë mes atyre që që janë përmirësuar më shumë gjatë vitit të kaluar në nivel global dhe 13 nga 24 ekonomitë e rajonit janë të renditura në 50 vendet e para në renditjen globale të raportit.

Reformat gjatë vitit të kaluar janë ndërmarrë kryesisht në fushat e Regjistrimit të Pronës (8 reforma), Marrje e një kredie (shtatë) dhe Mbrojtjen e investitorëve të pakicës (gjashtë). Për shembull, Gjeorgjia forcoi mbrojtjen e investitorëve të pakicës duke qartësuar pronësinë dhe strukturat e kontrollit.

Federata Ruse e bëri më të lehtë transferimin e pronësisë duke ulur më tej kohën e nevojshme për aplikimin për regjistrimin shtetëror të tranferimit të titullit të pronësisë. Reformat në Kosovë përfshinë miratimin e ligjeve të reja për të forcuar zgjidhjen e paaftësisë paguese dhe për të përmirësuar aksesin në kreditim. Uzbekistani forcoi mbrojtjen e investitorëve të pakicave duke rritur kërkesat për transparencën e korporatave, ndërsa Lituania e bëri më të lehtë marrjen e energjisë elektrike duke ristrukturuar procedurat dhe duke zvogëluar tarifat për lidhjen e energjisë.

Turqia jo vetëm që ka forcuar aksesin në kredi duke miratuar një ligj të ri mbi transaksionet e siguruara që krijon një regjistër të unifikuar të kolateralit dhe lejon ekzekutimin e kolateralit jashtë gjykatës, por gjithashtu ka përmirësuar sistemin e vet të raportimit për kreditë duke miratuar një ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave personale. Ukraina ka lëhtësuar marrjen e lejes së ndërtimit duke ulur ndjeshëm tarifat.

Ekonomi të tjera në rajon që zbatuan reforma gjatë vitit të kaluar ishin Kazakistani (tri reforma), Republika e Kirgizstanit (një) dhe Taxhikistani (dy). Për shembull, në Kazakistan zbatimi i kontratave u bë më i lehtë duke vendosur standarde të reja plotësuese kohore për ngjarjet kryesore të gjykatave që respektohen në shumicën e rasteve. Reforma e zbatuar në Republikën e Kirgiztanit përforcoi aksesin në kreditim nëpërmjet dy dekreteve të reja që krijojnë një regjistër të unifikuar dhe modern të kolateralit dhe gjithashtu përmirësojnë sistemin e raportimit të kreditimit duke miratuar një ligj të ri për shkëmbimin e informacionit të kredisë. Taxhikistani lehtësoi hapjen e një biznesi duke rritur pragun e të ardhurave për regjistrimin e detyrueshëm për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe eliminuar një procedurë për të lehtësuar regjistrimin e pronës.

“Ekonomitë në Europën dhe Azinë Qendrore vijojnë të tregojnë një axhendë reformash të rëndësishme,” tha Santiago Croci Downes, Drejtuesi i Programit të Njësisë Të bësh biznes. “Ndërsa ndikimi i këtyre reformave përhapet, ka të ngjarë të shohim një sektor privat më dinamik, i cili do të kontribuojë në nxitjen e rritjes ekonomike në rajon”.

Ekonomitë e rajonit të renditura më mirë janë Gjeorgjia (në vendin e 9-të), Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (11) dhe Lituania (16).

Ekonomitë e Europës dhe Azisë Qendrore kanë ecuri më të mirë në Të bësh biznes në fushat e Mbrojtjeës së investitorëve të pakicës dhe Regjistrimin e pronës. Për shembull, duhen mesatarisht 20 ditë për të tranferuar pronësinë tregtare (commercial property), krahasuar me mesataren globale prej 49 ditësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje