Pasagjerët e avionit Boeing 737 kanë përjetuar tmerrin më të madh të jetës së tyre kur avioni u përpoq të ulej në pistë gjatë një stuhie.
Videoja tregon momentin kur piloti Boeing 737 në Aeroportin e Salzburgut në Austri është duke u ulur në pistë por erërat e forta i prishin ekuilibrin aeroplanit.
I gjendur në një situatë kaq të vështirë piloti nuk ka bërë ulje por ka ngritur avionin sërish në qiell.