REPORTAZHI/ Në shtëpinë e Habilajve, flet shoku i fëmijërisë së "Lolos": Po të merreshin me drogë ata, unë s'do isha kështu. Vjehrri i Moisiut: Ka shitur vetëm disa ilaçe në Itali...

1 Nëntor 2017, 09:40Kronika TEMA
REPORTAZHI/ Në shtëpinë e Habilajve, flet shoku i

Reportazh i Top Story në shtëpinë e Habilajve në Babicë

Moisi, Lolo dhe Artan Habilaj janë emrat që krijuan një ciklon politik, më i madhi i viteve të fundit në Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda po kërkon lidhjen e aktivitetit kriminal të tre banorëve të fshatit Babicë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Moisiu u arrestua në Itali me akuzën e trafikut të hashashit. Me vëllezërit e tij, ai është përgjuar duke folur për tonelata hashashi që dërgonin drejt Siçilisë. Lolo, Floriani dhe vëllai i madh Artani janë zhdukur sepse kërkohen nga policia.

Habilajt gjithçka e kanë nisur në fshatin Babicë me 100 familje. Fshati ndodhet 20 kilometra larg Vlorës, mes kodrave dhe në anë të një liqeni të vogël artificial.

Në këtë fshat të gjithë njihen me njëri-tjetrin apo kanë lidhje farefisnore, por jo të gjithë duan të flasin për Habilajt pas famës që fituan.

“Nuk i njohim, nuk jemi nga këtu fare”, thonë dy gra.

Babica është e rrethuar nga ullinjtë dhe disa kopshte të vogla. Rrugët janë të dëmtuara dhe të vjetra, ashtu si shumica e mureve rrethuese të oborreve të shtëpive. Banorët kanë lidhje miqësie dhe i pari që gjejmë është vjehrri i Moisi Habilajt.

“Krushk e kam, vajzën e kam dhënë tek Moisi Habilaj. Për mua, nuk ka bërë gjë. Për mendimin tim që e kam dhëndër, e kam djalë, i pafajshëm është, as ka vrarë dhe as ka prerë”, thotë Lavdosh Mezurai.

I moshuari invalid thotë se dhëndri, Moisiu, nuk ka bërë asnjë krim, nuk ka vjedhur dhe nuk ka vrarë askënd, por ka punuar dhe siç thotë vetë, ka shitur disa kilogramë ilaçe në Itali.

“Ai s’ka vajtur për të vjedhur, ai ka vajtur për të ushqyer kalamajtë, siç venë gjithë bota që merret me ato pisllëqe. Ku e dinte ajo? S’e dinte fare çupa ime. Unë ushqehem vetë. Ja, vajta dy vjet xhaxhi kështu (teksa tregon këmbën e çalë), unë punoj vetë”, shton vjehrri i Moisiut.

Lavdoshi na shoqëron për të na treguar shtëpitë e Habilajve, por nuk është aspak e vështirë të gjenden. Habilajve duket se ju ka ecur, të paktën deri para disa javëve. Porta me hekur të punuar me thurje është hyrja në oborrin ku ndodhen dy vila të reja dhe shtëpia e vjetër ku jetonin një pjesë të kohës njerëzit më të kërkuar aktualisht në Itali dhe në Shqipëri. Vilat e Habilajve janë të rrethuara në një anë me mure dhe janë të vetmet në fshat me ndriçim vertikal. 10 kamera sigurie kanë vënë vëllezërit Habilaj në vilat e tyre dhe me to kontrollonin çdo lëvizje në rrugët rreth vilave. Ata akuzohen se kanë trafikuar 3.5 tonë hashash drejt Italisë, por nëna e tyre Zenepja na tregon se për një dekadë kanë punuar me një tjetër bimë jeshile.

“Djemtë e mi, në radhë të parë, janë të pafajshëm dhe të tëra i kanë me djersën e ballit. 10 vjet në det ata me maune, perime , fruta, të gjitha… Unë vetë si Zenepe, bashkë me burrin tim, kam punuar 10 vjet me dy serra, edhe me dy dylym bizele që ma di fshati. Kam punuar bashkë me djemtë. Djemtë të tre kishin firmën e tyre dhe unë me burrin punoja në dy serra. Unë kaq di për ta”, thotë nëna.

Ditën kur djali i saj Mosiu u arrestua në Itali, gruaja 69-vjeçare ndodhej në Greqi: “Unë faktikisht isha në Greqi, kisha tre javë, isha e sëmurë. Kur ka ndodhur kjo punë, nuk kam qenë këtu. Kur erdha, më thanë kështu-kështu. Për mua si nënë, ata janë të pafajshëm. Me mua kanë jetuar këtu. Tërë ditën gërryej dhe ja, e heq stresin vetëm me punë. Për mua është një e pavërtetë sepse hahen qeveritë me njëra-tjetrën nuk më intereson fare. Zihen për karrike ata, nuk zihen për mua”.

Por, a e njeh ajo ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin?

“Unë nuk e njoh . Gjyshja ime e ka një kushëri të largët fare. Nuk e kam takuar kurrë, të betohem. Ka Zot. Unë si Zenepe nuk e njoh”, thotë nëna e Habilajve.

Telefoni i saj nuk resht së rëni, pak minuta pasi kamera jonë kaloi para syve kureshtarë pas dyerve në shtëpitë e fshatit Babicë. Nëna e Habilajve e ka një shpjegim se përse djemtë e saj janë përfshirë në këtë histori: “Një të do, 100 s’të duan. Do jetë ndonjë dhe kot ka folur për mendimin tim ai që ka spiunuar a ça ka bërë. Drejtësia do vejë patjetër në vend”.

Zenepja ngulmon duke thënë se djemtë e saj kanë punuar me fruta-perime dhe na tregon serrat edhe kopshtin ku nisi gjithçka.

Shtëpitë që vëllezërit Habilaj kanë ndërtuar tregojnë se janë ndër më të pasurit e fshatit. Për pasuritë e tyre është nusja e vëllait të madh ajo që e ka një shpjegim. Tina Habilaj i bashkohet vjehrrës së saj me dhjetra dosje e dokumenta. Ajo thotë se burri, Artani, i cili është në kërkim, është i pafajshëm. Dokumentet e kredive bankare deri në 800 milionë lekë janë për Tinën argumenti se tre vëllezërit, banorë të fshatit të vogël Babicë, pasurinë e tyre e kanë brenda ligjeve.

“Këto janë kreditë që ne kemi marrë ndër vite. Kjo është një kredi prej 5 milionë lekësh të reja. Kjo është e pesta kredi që kemi marrë për karburantin që shkojnë tek 700-800 milionë lekë”, thotë nusja.

Habilajt kanë ndërtuar një pikë shitje të karburanteve në anë të rrugës së re transballkanike. Ata kanë edhe disa prona të tjera, si një lokal.

“Kredia e fundit është marrë në muajin korrik 2017. Është marrë në emrin e Florianit, janë 110 mijë euro kredi. Kreditë janë përdorur për karburantin, për lokalin, për gjëra që ne kemi. Nga momenti që ti merr një biznes, edhe do ta rregullosh se nuk mund të punohet biznesi. Kjo është kredia tjetër. Kjo marrje huaje në vitin 2012 prej 135 mijë eurosh. Kredi kam marrë për arsye të punës”, thotë Tina Habilaj.

Enver Gjoni është fqinj me Habilajt dhe është rritur me ta, veçanërisht është shumë i lidhur me Lolon. Florian Habilaj është në kërkim ndërkombëtar dhe për prokurorët shqiptarë ai është njeriu që di emrin e shefit të madh, të cilin e përmend në përgjimet e zbardhura në dosjen e Prokurorisë së Katanias. Lolo, thotë Enveri, ka punuar që i vogël duke blerë ullinj në bregdet, e më pas i shiste.

Enveri nuk beson se shokët e tij të fëmijërisë të jenë marrë me punë të pista. Për këtë thotë se është i bindur: “I kam vëllezër, i kam fshatarë, gjiton. Lajmin e kam marrë pas 3 ditësh, nga televizori më saktë. Mendimi im? Është një fatkeqësi ça dëgjova në media dhe habitem. Unë duhet të isha në gjendje më të mirë, po të ishin në ato kushte ata siç thotë media. Po të kishin aq, edhe unë do isha më mirë. Shumë shpejt, shumë shpejt do të dalë e vërteta”.

Në fshat askush nuk e thotë fjalën hashash dhe banorët e tjerë jashtë kameras janë gati të betohen se vëllezërit Habilaj i kanë parë vetëm me arka me fruta-perime. Sipas tyre, i sillinin nga Italia dhe ata i shisnin në treg, ja shisnin edhe hoteleve në bregdet. Për ta, Habilajt janë fqinjë të mirë që i kanë ndihmuar në ditë të vështira. Pas arrestimit të Moisiut, policia e rrethoi fshatin dhe kontrolloi jo vetëm shtëpitë e vëllezërve të famshëm, por edhe të miqve të tyre. Në anën tjetër të liqenit të vogël, përballë vilave të Habilajve, policia gjeti në një vilë dykatëshe 4 tonë hashash dhe një person u arrestua. Ai zyrtarisht për policinë ishte bashkëpunëtori i vëllezërve Habilaj dhe në shtëpi mbante hashashin e grumbulluar nga ai që Prokuroria e Katanias e quan grup i organizuar i trafikut të lëndëve narkotike dhe armëve.

Nëse drejtësia provon që Habilajt janë vërtet një nga familjet më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të hashashit, për këtë mund të kenë dy prova shtesë në fshatin e tyre të lindjes. E para, janë shtëpitë e tyre që shkëlqejnë mbi varfërinë e kasolleve të bashkëfshatarëve, që ashtu si në qytezat e vogla të familjeve mafioze refuzojnë të mohojnë bamirësinë e bosëve. Por, prova më e fortë është se fshati i vëllezërve më të kërkuar sot në Shqipëri e Itali, për trafik të hashashit, e kanë lënë jashtë vendlindjen nga gjethja e gjelbër e kanabisit. Këtu mund të gjesh gjithçka, nga perimet e deri te ullinjtë dhe jo hashash. Por, gjurmët e parave që kanë fituar prej tij ama, janë mëse të dukshme.

8 komente në “REPORTAZHI/ Në shtëpinë e Habilajve, flet shoku i fëmijërisë së “Lolos”: Po të merreshin me drogë ata, unë s’do isha kështu. Vjehrri i Moisiut: Ka shitur vetëm disa ilaçe në Itali…”

  1. Tv- shkerdhata ,
    me gazetaret me te degjenruar ,
    bejne lojen e Grekut , pasi Loby-stet e tyre ne shba
    financon fort per shkaterrimin e Shqiperise e nxirjen e figures se shqiptarit ne Bote
    me ane te influences qe kane ke kinezi abasador , pikerishte atehere kur shqiptari
    pret reformat e premtuara ,ai i manipulon politiken ,duke pas nen kontroll Prokurori e Gjykata ,
    po ashtu edhe Mediat dhe pasi u harruan kriminel sot te rehabilituar si (berisha durres)
    siedhe Shullazi e XYZ kriminel qe banonin ne gojen e berishes ,ne sherbim te gjasme PS-se , inskenuan me pipinot nji storie te re me protagoniste ish min.brendshem (duke len brenda shume per interpretime -ishte vertet tahiri minister -apo tahiri shofer kamioni) ,njelloj si me avionin qe zbarkoj ne plazhin e Divjakes – italianet e duan shume Miljonat e shqiptare ,kur ato i dhurohen per pak zbavitje . Por le ti biem shkurt e kthehemi perseri ke media tv .ja . Ktafunderina gazetare , e bejne ceshtje te dites dhe trasmetojne live edhe nga shtepia e habilajve ,duke i sherbyer direkt Lobyt Grek qe vuri ne marrsh kte inskenim qesharake me veglen e tij besnike shkerdhaten e kombit salih berisha . Bota shef nga mediat shqiptare se si ne Shqiperi jeton vetem mafia e politikes e lidhur ngushte me mafien e trafikut te droges ,pra i shtojne urrejtjen opinionit Boteror per shqiptarin , prandaj mos te cuditemi aspak kur nga Be-ja e bota mbare ,vijne opinione urrejtjeje mbi shqiptarin . Kisha qen un ne vend te habilajve u kish rrasur hurin pas ,ndoshta jo personalishte ,Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu tv-rropsish ,media prostituta

    1. Psycho says:

      O qytetar qe je revoltuar nga bota kapitalisto revisioniste , pi uthull eshte dore me nje , te qeteson trute ne menyre perfekte , se e ke te nevojshme , se sipas teje o bole gjithe ajo prokurori u ngrit ne kembe ne Itali per ca ilace qe kane shitur habilajt e .
      Me dhimsen qyqaret si puna jote

      1. ti sje i vetmi “psycho” ne ate vend ,pranej boll shite mend .
        sidoqofte me pelqen qe edhe spitalet e shqiperise kan arritur nivele te tilla ,
        qe psikot te kene lidhje me boten jashte .kjo eshte demokracia e vertete .
        psikopatet duhet te gezojne liri shprehje te plote .
        ti dike shume ,te flasesh edhe mbi kapitalizmin edhe si funxionojn kto gjona waw !
        perse duhet me m’ardh keq mue ,per nji cop si ty !
        Gjilperen emengjezit e bere sot ? -je m’rregull nashi .ha edhe noj pjat grosh
        e vazhdo komento ,nqs lejon ky surrat halluini

  2. Quo Vadis! says:

    Nga jashte duket si shtepi mafiozi sicilian.

  3. Sweet kafe says:

    Kam prova per shkelzenin
    Ka hipur ne makine me ilirin
    Iliri ka shtepi me 17 banja
    Iliri eshte i akuzuar per korrupsion ne nje vidio
    Kerkoj arrestimin e shkelzenit!!!
    __________
    Samirrrrr kur tu ankova per arrongancen e policise as e cave bythen…te pakten te thoshe nje: e pashe denoncimin dhe nuk ” konstatova” gje:
    Si njeri me vjen keq sepse ta futen ata qe duhet te ishin ne burg,si shtetas shqiptar po te them: Shume mire ta bene dhe akoma me keq e pavsh veten…tani do kuptosh se si ndihesh kur perballesh me debila dhe arogantet qe ti vete vendosie.

  4. Andon says:

    Tani keto shtepite i sheh gjithandej po ike tek fshatrat e minoritet ne Dropull. Dhe andej me kontrabande merren?

  5. mirel says:

    As kane vjedhur e as kane vrare si qeveria dhe parlamenti shqiptar. Bejuni dhe atyre nje dokumentar ne krahasim me shtepite e shqiptareve te tjere.

  6. Lumi says:

    Shtepi radhiko eshte, e bere me krah Jo me arkitekt. Mos harroni seeJane disa vellezer. A e keni pare hotelin e Balilit ne Sarande. Nuk krahasohet me kete kasollen e fshatit. Jemi bere si kopete po tha njeri place, te gjithe place thone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje