FOTOT/ Zbulohet dhoma e fshehtë në Piramidën e Egjiptit, ja sekretet që mund të zbulojë

2 Nëntor 2017, 15:37Lifestyle TEMA
FOTOT/ Zbulohet dhoma e fshehtë në Piramidën e Egjiptit, ja

Një pjesë boshe e ngushtë e fshehur në Piramidën e Madhe të Gizës është gjetur nga shkencëtarët në një zbulim të fundit që mund të “nxjerrë” sekretet e monumentit 4500 vjeçar.

Korridori i sapo gjetur gjendet mbi Galerinë e Madhe (një sallë e madhe që lidh dy nga dhomat e saj) dhe zgjatet për të paktën 30 metra.

Arkeologët ende nuk e dinë pse ekziston ky boshllëk ose nëse ka objekte të vlefshme në brendësi të saj. Zbulimi u bë pasi disa fizikantë morën disa foto nga brendësia e piramidës për të përdorur grimcat e dheut të piramidës për një eksperiment, shkruan Daily Mail.

Hulumtuesit e kanë përshëndetur gjetjen si zbulimin më të madh brenda Piramidës së Egjipit të bërë që nga shekulli i 19-të.

E ndërtuar nën vëzhgimin e Faraonit Khufu dhe e përfunduar rreth vitit 2550 para Krishtit, Piramida e Madhe e Egjiptit, shërbeu si ndërtesa më e lartë në botë e bërë ndonjëherë nga njeriu për mijëra vjet.

Kjo strukturë, është pjesë e 7 Mrekullive të Botës. Shkencëtarët thonë se zbulimi i fundit, i botuar në revistën “Nature” mund të ndihmojë në hedhjen dritë mbi ndërtimin e saj.

1 komente në “FOTOT/ Zbulohet dhoma e fshehtë në Piramidën e Egjiptit, ja sekretet që mund të zbulojë”

  1. lok frrok fizikani says:

    an unstable subatomic particle of the same class as an electron (a lepton), but with a mass around 200 times greater. Muons make up much of the cosmic radiation reaching the earth’s surface.
    The proton and the neutron are baryons; the electron, the muon , and the neutrino are leptons; whilst the pions are mesons.
    eshte partiklli mjuon,grimc elementare ,si bicim nje “kusheri I par” I pjesezes elementare electron,qe leviz afersisht me shpejtsi te drites dhe deperton ne cdo trup materjal .
    dhe nuk esht “grimc dheu” o zoti gazetar.
    dhe esht nje fenomen I till:ashtu sikurse mjeket shofin kockat me rreze roentgen,fizikantet shofin trupat fizike,gur,materje, (ne kte rast piramiden) me ane te rrezatimit mjuon qe vjen nga siper atmosferes dhe deperton ne shkembinj pa has rezistenc., esht si pun fantazme,hije..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje