Krimba në frutat e thata të Nerënxit. Nikollaqi kërkon 50 mijë euro nga gazetari Rezart Lahi dhe TemA e Dritare.net

2 Nëntor 2017, 19:16Politika TEMA
Krimba në frutat e thata të Nerënxit. Nikollaqi kërkon 50

Nikollaq Nerënxi, ka paditur gazetën TemA dhe Dritare.net, duke kërkuar 50 mijë euro, pasi kanë publikuar një denoncim të gazetarit Rezart Lahi, i cili ka gjetur krimba në frutat e thata të Nerënxit.

Gazetari Lahi ka publikuar fotot me krimba në frutat e thata në faqen e tij në Facebook dhe ka identifikuar dhe dyqanin ku i ka marrë, si dhe sjelljen e shitëses me të.

Denocnimi është botuar në dy portalet, atë të TemA-s dhe Dritare.net.

Nerënxi ka paditur gazetarin investigativ dhe dy portalet që kanë botuar lajmin.

Ligji për mbrojtjen e konusmatorit i jep të drejtë çdo konsumatori të denoncojë produktet  me probleme kur i ndesh në çdo dyqan, përfshi dhe krimbat në frutat e thata të kompanisë Nerënxi.

Gazeta TemA do të publikojë regullisht këtë foto, për të sensibilizuar qytetarët të jenë të vëmendshëm kur blejnë fruta të thata tek kjo kompani në Shqipëri dhe Kosovë, dhe i bën thirrje biznesmenit Nerënxi të heqë dorë nga shantazhet mbi shtypin, pasi do të dalë i humbur.

Nerënxi, i cili është përfshirë në një lëvizje politike ekstremiste në Himarë, kërkon të shantazhojë shtypin që është kritik me të në lëvizjen e tij politike, me shpresë  se mund t’i trembë ata duke i paditur për krimbat në frutat e thata.

Kjo është padia e dytë e Nerënxit ndaj gazetës TemA.

Të hënën që vjen është seanca e fundit e një padie, që ai ka kërkuar po ashtu 50 mijë euro, për të detyruar gazetën të mbajë qëndrim miqësor ndaj thirrjeve të tij ekstremiste në Himarë.

Ftojmë presidentin Meta, i cili e ka dhe pjesë të partisë së gruas së tij tij, që para se të mbledhë gazetarët për t’i marrë në mbrojtje, të mbajë lidhur zagarët e partisë që i lëshon shtypit.

8 komente në “Krimba në frutat e thata të Nerënxit. Nikollaqi kërkon 50 mijë euro nga gazetari Rezart Lahi dhe TemA e Dritare.net”

  1. TemA Online says:

    Komentet nga IP e Nikollaqit do te bllokohen tani e tutje. Nikollaq nderro IP

  2. njesia says:

    Po ska lidhje neranxi me partine e Monikes! Eshte kapitull i mbyllur i tij me LSI ne. Mos spekulloni nisur nga statusi i publikimit, se ju demaskon e verteta

  3. Alban Hamzai says:

    Z.gazetare! Fruta jane dhe do te zene edhe krimba .Por meqe jane te kompanise se Neranzit duhet ti bejme gropen Neranzit dhe firmes se tij .Ato krimba mund ti keni vendosur edhe vete ju .Pra keta krimba jane problem kryesor ne Shqiperi sot .Kesaj I thone :Bir Selman I nenes ke te qaj me pare . Ne na mbyti droga ,kriminelet,vrasesit ,kusaret,prostitutat,plehrat ,hekuri me radioaktivitet qe perdoret ne ndertime ,mielli I destinuar per kafshet e shqiptaret e hane si buke ,mishi I helmuar I Amerikes Latine ,ushqimet e skaduara qe firma e nje deputeti u nderron afatet e skadimit ,peshqit e kalbur te botes qe shiten ne Shqiperi si te fresket etj etj ,kurse ju merreni me nje krimb te filmuar ne nje bajame .Por dihet arsyeja qe e beni,e keni shkruar edhe vete :”Neranzi eshte perfshire ne nje levizje ekstremiste ne Himare …” . Shume budalla eshte treguar artikullshkruesi,qe ve bashke krimbin me politiken .Por nuk ka faj.Keshtu ka urdheruar Naltgjatesia e tij dhe nje pjese e shtypit ,si sherbetore e bindur ,do te shkruaje,pavaresisht se duan te quhet patriotizem budallalleku gazetar .Dhe si shtyp I pavarur qe jeni dhe qe e tregoni edhe ne kete rast duke bere bashke krimbin me patriotizmin,ju lutem botoni komentin tim

    1. Quo Vadis! says:

      Alban, une e kam thene edhe ne nje koment tjeter me lart, ku eshte prova qe keto fruta jane te Neranxit?
      Une shikoj disa bajame me krimba te cilat mund te jene blere ne cilindo treg, apo nga cilido tregtues.
      Edi Rama po i genjen shqiptaret me nacionalizem.
      Ai po mbulon cdo gje te keqe te qeverisjes se tij me karten e nacionalizmit.
      E mban mend parrullen e famshme “Ne edhe bar do te hame por nuk e tradhetojme komunizmin etj etj.”
      Keta njerez jane mesuar keshtu.
      Mund t’i trajtosh edhe si kafshe, por per sa kohe shan greket me keta je ne rregull.
      Faleminderit qe je nder ata qe shkruajne komente me llogjike te ftohte.
      Vetem dua te me sqarosh dicka sepse nuk e kuptoj. Kur i urrejne greket kaq shume perse u sulen drejt Greqise duke u gerricur edhe neper ferra per te shkuar atje per pune?

      1. Janullatos arxidoglyftis says:

        Ja dhe dy bythqira te janullës, po bëjnë dialog, hidh njëri e prit tjetri

  4. Roberto says:

    Po po Nikollaq,50.000 mutra i ke te garantuara dhe i ke pak. Do te japim 10 fishin qe t’ja u cosh dhe shefave te tu ne Athine.

  5. Quo Vadis! says:

    Krimba mund te kete patur dhe mund te mos kete patur. Une nuk perjashtoj asnje nga keto dy mundesi.
    Ne fotografi paraqiten disa bajame me krimba, dicka e shpifur kuptohet.
    Por, ku eshte prova qe keto fruta te thata jane blere pikerisht ne nje nga dyqanet e Nerenxit?
    Pa keqkuptime, nese vertet jane te Nerenxit ai duhet te procedohet per kete.
    Por nese nuk jane te tij atehere duhet te procedohet gazetari.

  6. aki vlora says:

    Konndrabandisti me i madh dhe me maskara. Por daji e ka Nuria qe sja fut me tigan kokes . Leqe c them une ku e pjerdhe ajo kokcepin qe q…ne b…th nga greku..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje