U emërua dy muaj më parë, Rama shkarkon drejtoreshën e Hipotekave

2 Nëntor 2017, 19:03Politika TEMA

Ministria e Drejtësisë ka shpallur konkursin për kreun e ri të Hipotekave, pasi në mënyrë surprizë është shkarkuar drejtoresha Blerina Doracaj.

Në faqen zyrtare të këtij institucioni janë publikuar edhe kriteret.

Shkarkimi i kryeregjistrueses së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Blerina Doracaj, ka ardhur vetëm dy muaj pas emërimit në këtë post nga kryeministri Edi Rama.

Shkarkimi besohet të ketë ardhur pas denoncimit te Edi Rama nga Drini Mataj, drejtor i Shërbimeve Mbështetëse në Zyrën Qëndrore të ZQRPP, i cili akuzon drejtoren e Hipotekave për një sërë shkeljesh të rënda në detyrë.

Menjëherë pas shkarkimit të saj, në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë është shpallur vendi vakant.

Blerina Doracaj ishte pjesë e listës së Partisë Socialiste në Tiranë për deputete, ku renditej e 23-ta.

10 komente në “U emërua dy muaj më parë, Rama shkarkon drejtoreshën e Hipotekave”

  1. tan says:

    Drini fjala jote ne vesh te zotit

  2. SHOFERI says:

    E kini bere ” legjende” kete hipoteken…une shofer punoj,por po te me pyesnim mua se sa m2 ka te drejte te nderdoj filani,do merrja planimetrine e lagjes e do shikoja te drejten e ndertimit,eshte 1.1,a eshte 1.2,a1.3e do veproja.
    Ca veshtirsie ka ketu o i qi.sha nenen.
    S’ kemi inxhinjera ndertimi? Po he se late nam!
    Edhe mos te kishim inxhinjer ndertimi! Te vene metrin nga cepi ne cep e ta masin… po nuk dine nga metri ta masin me hapa.
    E kini bere gogol!

  3. FLAMUR NOKA ME DAJAT E VET NE BEOGRAD says:

    Keshtu ndodh , kur i merr nga rruga dhe iu var “kembore” te rende !
    Rames i mungon intuita per zgjedhjen e njerezve te duhur . Me sa
    duket , kjo eshte dhunti e falur qe ne lindje nga natyra , gje te cilen
    e ka ne shkalle te larte shpellari i Vicidolit qe , si ajo hijena qe ndien
    nga larg eren e kermes , edhe ai mbledh llumin dhe me kriminelet
    femra e meshkuj , qe mban ky vend !

  4. says:

    Jo shaka te tilla me gjinine femerore Z.kryeminister

  5. mateo says:

    Shikojeni ne buze kete ish drejtoreshen dhe do kuptoni se eshte mistrece ,inatcore,fodulle dhe hakmarrese!
    Ata qe e njohin nga afer le te me gjykojne per kaq sa po them!

    1. Rimi says:

      CA ti shohesh kesaj…. Gjej rrruges dhe beji drejtoresha, shefe policie, perfect, ministre…. Rrofte rilindja……. l

  6. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Bo bo bo , nuk behemi njerez ne shqipot , po kur proftasi ti shkelte regullat kjo per dy muaj ??? E bela e madhe , sa marin detyren menjehere mendja per te rembyer dhe per ryshfete , ballkan hesap .

  7. halim says:

    Mund te them si qytetar qe eshte drejtoresha me e mire. Perderisa ka hequr ate qe ka vene vete kjo tregon qe rendesi per te ka puna.

    1. Bledi says:

      per ate qe shkarkoj pergjigjen e mori zyrtarisht, mund ta maresh dhe ti po deshe perball

  8. Enjo says:

    Bledar Doracaj Bashkeshorti Blerines eshte i perfshire ne pa zare ne hipoteken e tiranes, me shefin e zones 4 Renald Meta, kan hyr ne pazare per token tek blloku dhe per kete eshte zen me grushta me shefin e zones 4 , Edi Rama te mari masa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje