Vajza denoncon të fejuarin nga Kavaja: Më përdhunoi

2 Nëntor 2017, 17:41Kronika TEMA

Një vajzë është paraqitur në Komisariatin e Kavajës dhe ka denoncuar të fejuarin për përdhunim.

Denoncimi ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa mësohet se vajza është nën 18-vjeç, ashtu si dhe djali.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, materialet hetimore në ngarkim të djalit u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç.

“Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.S., banues në Peqin, pasi dyshohet se, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me të fejuarën”, njofton zyrtarisht Policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje