Andi Bushati: Gjurmët e drogës të çojnë te Rama

3 Nëntor 2017, 14:40Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Ish presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka bërë një propozim për deklasifikimin e dokumenteve sekrete të një mbledhjeje të këshillit të sigurisë ku, sipas tij, zbardhen shumë të vërteta të implikimit të krerëve të lartë të policisë me drogën. Ai pretendon se bërja publike e këtij takimi të mbajtur në presidencë, në nëntor 2016, mund të hidhte dritë mbi debatin aktual që e ka ndarë vendin në dy kampe, në ata që thonë se Edi Rama dhe qeveria e tij nuk kanë qenë të ndërgjegjshëm për përmasat që kishte marrë trafikimi i hashashit dhe në ata që besojnë se ai është përgjegjës, pasi dinte gjithçka.

Ashtu sikurse është parë deri më tani në debatet publike, socialistët i janë shmangur kësaj kërkese duke u fshehur pas procedurave dhe rregullave të sekretit shtetëror. Ata po kërkojnë ta mbyllin në arkiva këtë pjesë të fëlliqur të mandatit të tyre të parë.
Por, pavarësisht nëse miratohet apo injorohet kjo kërkesë provokative e ish presidentit për të kuptuar nëse Edi Rama e ka kamufluar qëllimisht trafikun e kanabisit, ka një rrugë më të thjeshtë për të arritur tek e vërteta. Nuk është nevoja as të debatohet për deklasifikimin e dokumenteve sekretë dhe as për procedurën që duhet ndjekur. Për të zbardhur këtë dilemë mjafton t’i rikthehesh arkivave publikë. Nuk është një punë që kërkon implikimin e shtetarëve dhe spiunëve, atë mund ta bëjë edhe gazetari më i thjeshtë dhe reporteri më i zakonshëm. Boll të lodhet e të shikojë, një nga një e kronologjikisht se si ka reaguar Edi Rama.

Mjafton një vështrim i shpejtë dhe në kujtesë të rikthehen deklarata dhe fakte që nga perspektiva e tanishme të duken skandaloze. Një qëmtim i këtij lloji zbulon ditën për diell se sa herë është gjendur përpara provave të pakundërshtueshme kryeministri ka ngritur alibi të stërmëdha vetëm që të mos pranojë realitetin.
Le t’i marrim me rradhë.
Kur opozita lajmëoi për herë të parë se në vend kishte filluar trafiku i nakrotikëve me avionë, Rama tha se ato ishin kaçatorë që po dizifektonin Shqipërinë që Saliu e kishte lënë trashëgim plot e përplot me mushkonja. Si një klloun në hall, ai i bëri këto raportime objekt anekdodash duke treguar se deri ku mund të mbërrinte imagjinata e sëmurë e paraardhësit të tij.

Por, nuk kaloi shumë dhe aeroplani i parë u rrëzua në Divjakë. Faktet ishin tronditëse. Ai qe zhdukur nga radarët dhe asnjënjeri nuk kishte lajmëruar. Pylli i gjerë ndanë plazhit ishte rrethuar me banditë të armatosur dhe policia nuk kishte pikasur gjë. Dhe më në fund avioni me Riformaton në bord, ishte i mbushur me hashash.
Eshtë kurioze të hapësh arkivat dhe të shikosh si ka reaguar Rama pas këtij rasti flagrant. Ai u shfaq në podiumin e kryeministrisë dhe tori një teori të tërë konspirative: Si ka mundësi që avioni ra të dielën? Si ka mundësi në mesditë? Si ka mundësi në mes të plazhit ku mund ta shihnin të gjithë? Mesazhi i tij qe i qartë: dikush e kishte rrëzuar me qëllim që të nxinte imazhin e qeverisë. Dhe natyrisht këtë e kishte bërë opozita që kishte trafikuar drogë me aeroplanë gjatë pushtetit të saj dhe tani ndonjërin prej tyre mund ta komandonte të rrëzohej për arsye propagandistike.

E njëjta teknologji e vënies në punë të fabrikës së gënjeshtrës, në vend që të hetonte dhe të thellohej tek faktet u pa edhe në rastin Zagani. Kur për arsyet e veta, – idealiste apo jo, kjo sot ka fare pak rëndësi-, ky ish oficer policie foli për lidhjen e Simir Tahirit me Habilajt, Edi Rama sulmoi me egërsi denoncuesin.
Përsëri është e rëndësishme të kthehemi në kohë dhe të hapim arkivat filmike për të kuptuar si është sjellë kryeministri. Fillimisht ai e detyroi TV News 24 ta çensuronte intervistën me dy pjesë të Zaganit. Pastaj vetëm pak ditë më pas organizoi një tubim butaforik të quajtur “Antidroga, një histori suksesi”. E mbushi pallatin e kongreseve me policë dhe atyre që e dinin të gjithë se si e përdornin Habilajt komisariatin e Vlorës, se si i përdornin edhe policet si mantenuta për të shfryrë dufet e veta seksuale, u tha se trafikanti ishte denoncuesi dhe jo kushërinjtë e ministrit. Pra mesazhi ishte i qartë: Ju nuk duhet të ndiqni këtë pistë, por duhet të besoni në alibinë që po ju them unë.

E njëjta histori identike përsëritet edhe kur avioni i dytë u rrëzua në Ishëm, ku tashmë “pa e parë dhe pa e diktuar asnjeri” ishte ngritur një aerodrom klandestin. Po të shohësh reagimet e Edi Ramës në seancën parlamentare ku u dha lajmi i përmbysjes së aeroplanit të dytë, ai sot duket qesharak. Në vend që të merret me këtë skandal, me pistën që ishte ngritur nën hundën e policisë, ai kapet me Falamur Ndokën dhe me pyetjen: “Ku e dinte Flamuri që avioni qe rrëzuar”? Po ta vëzhgosh edhe më tej këtë seancë parlamentare, qëndrimet e kryeministrit janë të frikshme. Opozitarëve që e akuzojnë se po e përmbyt vendin me hashash, ai ua kthen me arrogancë: “Përgjigjen ua ka dhënë Donald Lu”. Pra që Shqipëria është 100 përqind e pastër nga kanabisi dhe qeveria ka bërë hapa kolosalë në luftën kundër drogës.

Pikërisht kësaj periudhe, fund nëntorit 2016 dhe fillim vitit 2017 i takojnë edhe anatemimet e shumta të Ramës se kush fliste për një republikë narkotrafiku vetëm gënjente. Se këto qenë shpikje të makinerisë së baltës dhe të mediave të kazanit. Propaganda e tij dhe fabrika e gënjeshtrës predikuan për këtër vite me radhë një realitet që nuk ekzistonte. Ylli Manjani u shkarkua nga ministër vetëm se tha se gjendja qe aq alarmante sa duhej futur ushtria. Lefter Koka u paralajmërua publikisht se nëse do të përsëriste të njëtat akuza do të pësonte të njëjtin fat.
Mohimi i realitetit vazhdoi deri në fund.

Vetëm pasi krerët e antimafias në Itali u detyruan të bëjnë deklarata publike se droga që vinte nga bregu tjetër i Adriatikut qe disafishuar, vetëm pasi shtypi ndërkombëtar u bind të tregonte të vërtetën, vetëm pasi shërbimet sekrete i lanë mbi tryezë dosjen e Tahirit dhe të krerëve të policisë që u shkarkaun njëri pas tjetrit, pas katër vitesh mashtrime, Rama u detyrua të pranojë se hashashi nuk qe një shpikje imagjinare, por një betejë që duhej ta niste. Madje ai shkoi aq larg sa në fajalimin e programit të qeverisë falenderoi edhe opozitën që i kishte hapur sytë të shikonte këtë fenomen.

Me këtë ai vërtetoi përfundimisht se kishte gënjyer për katër vite me radhë, i ndërgjegjshëm dhe me qëllim. Po të shikohet nga perspektiva e sotme, të gjitha alibitë e tij kanë rënë. Të gjitha mashtrimet që ka artikuluar në publik kanë zgjatur vetëm pak ditë, sepse gjithnjë i ka zhvleftësuar një fakt i dalë më vonë.
Prandaj, për të kuptuar se sa ka ditur Edi Rama për përfshirjen e njerëzve të tij më të zgjedhur në trafikun e drogës, nuk ka nevojë të bëhet debati për deklasifikimin e dokumenteve sekrete. Nuk ka nevojë që ish presidenti apo pasardhësi të na zbardhin të vërteta.

Këtë mund ta bëjë çdo gazetar i thjeshtë duke hapur arkivën filmike të redaksisë ku punon. Madje këtë mund ta bëjë edhe çdo qytetar i zakonshëm. Mjafton të kërkojë në You Tube me fjalët “Rama” dhe “Drogë”. Aty do të shohë se sa herë ka pasur një denoncim, kryeministri gjithnjë ka shpërthyer me anatemime për lajmësin dhe ka prodhuar një alibi për trafikanët./Lapsi.al/

16 komente në “Andi Bushati: Gjurmët e drogës të çojnë te Rama”

  1. Alban Dega says:

    CFARE BERE ME 309 MIJE EUROT E RIA- S
    SE PUTINIT ANDI !?

    Ishte vetem pagesa si zedhenes i Cadres dhe dores se saj te zeze Berisha, Basha e Korporates politike dhe mediatike per destabilizimin e Shqiperise

  2. Deni Tirona says:

    Andi o PUSHT edhe te pakten 8 vjet do hash mut.

  3. Alban Dega says:

    Shkurt e bukur

    CFARE BERE ME 309 MIJE EUROT E RIA- S
    SE PUTINIT ANDI !?

    Ishte vetem pagesa e Agjencise se Inteligjences Ruse, trashigimtarja e KGB-se gjakatare sovjetike, si telall i Cadres dhe dores se saj te zeze Berisha, Basha e Korporates politike dhe mediatike per destabilizimin e Shqiperise

  4. ilir says:

    Andi drogen e solli Hisniu

  5. Alban Dega says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: October 27, 2017 at 08:15:22 EDT
    To: [email protected], [email protected], [email protected]
    Subject: CFARE PRET EDI RAMA !?

    CFARE PRET EDI RAMA !?

    Pse nuk shkarkon nje prokuhor si Adriatik Palla!?
    Si mund te mbaje Shqiperia nje prokuhor qe eshte shpallur non grata dhe i eshte hequr viza per te shkelur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes!?
    Nje kryeprokuhor qe as rojet e sigurise se FBI-se dhe Departamentit Amerikan te Drejtesise nuk e priten as njollosen duart ne duart e tij te zhytur ne krim e korrupsion!
    Nje kryprouhor qe e zgerlaqi keqazi Zeri i Amerikes duke kape ne rrena e mashtrimit ne cdo belbezim te tij !!!
    Si mund te lihet te livadhise dhe cakerdise edhe me keq nje Drejtesi te degjeneruar e rrenuar si ajo shqiptare qe pati pafytyresine te publikoje deri edhe korrespondencen teper konfidenciale, teper sekrete me Ambasaden amerikane dhe ambasadorin e nderuar te saj Z. Donald Lu!?
    Si mund te mbahet ne detyren me te larte ligjzbatuese te shtetit shqiptar nje derr i dhjmaosur i korruptuar nga koka tek kembet qe ne vend te godase pa meshire e me gjithe fuqine e ligjit krimin dhe megakorrupsionin e Mafias berishiane co,, grushton fizikisht kolegun e tij, aq me teper Kryetar i Shoqates se Prokurorise se Republikes se Shqiperise ne sy te prokororeve te tjere te Republikes !?
    Si mund te mbahet ne krye te Prokurorise se Shtetit Shqiptar nje kryeprokuror qe me shume se detyren e tij ben kryetarin ose telallin e Partise Demokratike me deklarata krejtesisht politike e aspak ligjore !
    Nga kush ka frike kryeministri shqiptar ?
    Nga emeruesit e tij me Kontraten e Gjysmagjelit 50/50 nga Sali Berisha e Ilir meta per te mbuluar aferat e tyre krriminale me ze e fuigure ne mes te dites e ne mes te Bulevardit qe vetem Adriatik Palla nuk i sheh e nuk i njeh !?
    Shqiperia qe duam nuk do nje kruprokuhopr te Korporates se Kriemit te organizuar te Saleh Kadafit e co.
    Te lejosh te vegjetoje e livadhise te shperdoroj detyren e ligjhin ne menyre flagrante ne syte e shqiptareve e nderkombetareve nje kryepropkuhor te tille kruiminel me ze e me figure , nje komplotist ne sherbim te aleances thelbesisht antiamerikane e antishqiptare Ruso- Greko- Serbe , te beje tellallin politik te Sali Karaxhicit, Bujar Karaosmanit…. e jo detyren e tij ligjore deri ne diten e fundit te mandatit te tij do te thote te bashkejetosh me krimin kushdo qofte ai .
    A thua nuk paska Shqiperia , vendi me arsimdashes , sic e kane quajtur te tre Presidentit e fundit te SHBA, bij e bija te shkolluar, me integritet njerezor e dinjitet personal, per ta zevendesuar kete pjelle te Universiteteve te Plepave dhe Akademive te Vicidolit qe e rrenoi arsimin shqiptar!
    Cfare pret kryeministri Edi Rama !?

  6. nina says:

    Bushati HAJE NJE MUT TE MADH RAMES.. TE FALA NGA DANIMARKA

  7. nn says:

    EEEEndiii – qe e ke personale me Ramen, e kemi kuptuar; por do na e thuash cfare ka qene, se na plase

    nuk lexohesh more burre – vetem vrer/urrejtje/psudoanalize/thashetheme

    ti lexohesh vetem ne dy raste – kur do te zihesh me ndonje / ose kur do te ndash bashkeshortin/en

    pupupu cfare njeriu negativ

  8. Lumi A says:

    O bushter, me fal Bushati desha te them. Anal-isti, bllokmeni dhe komunisti i konvertuar ne demokrat. Dua ti shkruaj disa rreshta ne lidhje me kanabisin. Kanadaja eshte nje der 7 vendet ma te industrializura te botes dhe deri para 2 viteve (pasi u legalizu marijuhana ne disa shtete te Amerikes) ka qene kultivusi dhe eksportusi ma i madh por asnjehere te veteme nuk e degjova opziten e athershme te flase per kete teme pasi kane rrespekt per veten e tyre dhe popullin. Shqipria me ndihmen e kasapit hajdut-vrases-agjent i dyfishte: Sali Berish Karaxhici i shktrroj te gjitha fabrikat dhe uzinat ku njerzit siguronin jetesen dhe kultivimi i marijuhanes ka qene e vetmja menyre per te mbijetuar. Une jam kategorisht kundra kultivimit apo perdorimit te lendeve narkotike por marijuhana me renjen e te ardhurave ka mbajtur ne kembe ekonomine e brishte shqiptare. Ajo per cfare ti dhe shume anal-ista duhet te shkruanin dhe flisnin eshte korropsioni i cili ka impakt dyrekt tek populli dhe ekonomia dhe jo marijuhana. Problemin e marijuhanes e zgjidh legalizimi i cili eshte ne proces e syper ne shum shtete me konsomim te larte. Po si ta dish ti maskara dhe antishqiptar.

  9. Tan_Tironci says:

    Ti, mund te jesh nga dera e Kapojve, por ti je nje dobiç e dale nga dera e Hysniut. Nje kellire qe goja sta nxe dimensionin e nje mashtruesi.
    Ja ke bere vetes pyetjen par Mero ti boton shkrimet?
    Thjesht….. qe ti e Lubonja te injoroni veten, Kar.

  10. Apo jo? says:

    Bushat mund te jene edhe te verteta keto qe ke analizuar ti, por ta dish se cdo Shqiptar i thjeshte mjafton te kerkoje ne Youtube Sali Berisha – 97
    Ilir Meta – 21 Janari – Gerdeci – Lazarati – Lulzim Basha – Rruga e Kombit etj etj.
    Une them ta hash dhe ti nje tas corbe nga kazani mediatik se te ben mire.

  11. sherifi says:

    Mire e ke qendisur o Bushati, bie ne sy qe je komplet kunder Rames, po nuk e zgjat pak shkrimin ne kohe me perpara, na del sikur Rama e gjeti gjith vendin me grure dhe miser dhe keto u hoqen ne kohen e Rames dhe gjith parcelat u mbillen me droge. Keshtu ka qene gjithnje o Bushat, ndersa ky po e lufton dhe do e zhduki perfundimisht.

  12. H says:

    Foli edhe piçi i mutit që na la byroja politike.

  13. dod bujqsori says:

    drog ka plot edhe n amrik mer gazetaruq,ka edhe n bruksel edhe n londer a n japan..
    droga ka mbulu perendimin sikurse marrshet revolucjonare proletare Lindjen dikur.
    droga esht ne perendim si nje ushqim.
    dhe askush nuk akuzo as liderin amerikan as ate francez apo italjan gjerman
    e ca faji ka edi qe lazarati I sales solli fenomenin e hashashit ne shqipni?

  14. Mandi says:

    Kush i pjerdh analizat e ketyre aman. Keta jane ordinera me kollare qe pine kafe ne Bllok, kaq asgje me shume. Te paafte, çdo gje ne jete e gatshme, gjobaxhi me kostum.

  15. Besniku says:

    Besojeni kopilin e bllokut se i di te gjitha !Informacionin e merr nga ai qe ……dhe qe i groposi gjyshin si komunist!Besojeni kopilin se po e tha ai e ka thene edhe fabrika qe i ka biresuar e i hedh ne treg sa here qe i perflitet emri!Keto vemje jane gati te shesin edhe fam.e tyre e jo me Edvinin se bashku me Shqiperine!Kopili mendon se nuk ka mbetur njeri gjalle nga ajo kohe kur Saliu iu iu iu iu i sherbente familjes Kapo !

  16. Janet says:

    Gjyshi yt, Hysniu kur partizanet gjeten qypin me florinj e ia dorezuan…u tha:”Tani me kete do merret partia, po mos e beni fjale me askend”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje