Nga Mira Kazhani
Kur hyra në shtëpi, dëgjova nga korridori bisedën e prindërve. Në fakt, më pëlqen të përgjoj bisedat e tyre, sepse kanë një bukuri naive, sikur takohem me botë të sinqerta, gjë që më mungon gjatë ditës zakonisht! Njerëzit e botës së medias dhe politikës, gjëja e parë që humbin në emër te suksesit, është “sinqeriteti”, ose siç më pëlqen shpesh të them, naiviteti. Është një gjë e mrekullueshme të arrish të besosh dhe sidomos të habitesh. Shenja freskie!
Nga shtëpia shqiptarët e sinqertë i marrin seriozisht, njëjte si ikjen e Robertit nga “Dance With me” (nëse ju kujtohet sezoni i shkuar kur Berti si një rebel u largua por kamerat e ndiqnin në çdo cep. Për ata që njohin televizionin si funksionon e dinë mirë se këto janë të stisura edhe për efekt show e audiencë) dhe ikjen e deputetëve nga komisionet. Në të dyja rastet është show para kamerave, por ata nuk e kanë punë që ta dinë këtë dhe e besojnë çdo gjë me seriozitet, madje kam frikë se vuajnë kur shohin televizor.
Ndërsa vendosja çelësat e çantën në korridor, u trasha kur dëgjoja për herë te parë në jetën time, mamin që lante enët dhe ankohej për një skuadër futbolli që nuk kish fituar ndeshjen. Mami im tifoze?! Sheh edhe futboll?! Kurrë në jetë nuk e kam parë të tregojë interes.
-Turp t’u vijë! Atje e gjetën të hanë dy gola?!
-Mos flit kështu, moj gru, se gjynah të shkretët. Prit, se po flet Hygerta…
Kaq më mjaftoi, për të kuptuar shqetësimin futbollistik në familje. Ishte “Skënderbeu”, që luante me “Partizanin” e Beogradit dhe sipas nënës time 65-vjeçe, kjo ndeshje duhej fituar se nuk është mirë të humbin në Serbi, se iu bëhet qejfi atyre. “Atyre” janë serbët që ime më e thotë kështu në ajër se mendon që ballisti është hero dhe jo thjesht një aventurier që na hapi aq shumë telashe!
Kjo është drama, që ndoshta jetojnë të gjithë popujt në mënyrën e tyre. Kush më shumë e kush më pak, por bëhet më dramë për kohët që jetojmë. Jemi zhvilluar aq shumë në mënyrën tonë të jetesës ne njerëzit e botës së teknologjisë. Lexojmë e shohim në kohë reale çdo gjë. Mjaft të kemi një pyetje dhe e gjejmë në Google. Bota është vetëm një klikim dhe ti mundesh minimalisht ta dish si ajo është pa shkuar tek ajo. Nuk udhëtojmë me vaporë 1 muaj, nuk po marr fare shembull karrocat dhe kuajt. Por, nga ana tjetër, janë modelet e vjetra dhe tendenca që vendet e vogla reflektojnë prej pafuqisë dhe fryjnë komplekset më shumë.
Ne jemi vend i vogël, por kjo nuk na pengon t’i japim vetes ngjarje të mëdha. Si sot, p.sh. në Parlament, që ish-kryeministri u tall me kryeministrin për gjuhën greke. Nuk e bëri se nuk di ç’bën. Nëse ka një figurë që e di çfarë do populli të dëgjojë, ai është ish-kryeministri Berisha. Ka një aftësi të rrallë për të prekur në plagë. Sikur e di ai që për herë të parë në jetë mami im do mallkonte “Skënderbeun” e Korçës se pse nuk fitoi në Beograd. Është ai modeli i vjetër, që politika sa herë e ka lugën bosh futet në rrobën e nacionalizmave. Kjo u pëlqen jo vetëm shqiptarëve, por në përgjithësi të gjithëve. Shkon për vizitë në Francë dhe vëren të parën gjë që nuk të flasin anglisht. E bëjnë vetëm nga inati e gara e përhershme për supremaci me fqinjin e tyre, Anglinë. Në Gjermani janë krenarë që janë gjermanë e nuk dolën francezë e kështu me radhë. Madje edhe iu takon!
Po ne dukemi qesharakë kur fshihemi nën petkun e krenarit dhe superiorit mbi fqinjët. Mund të jemi më të mirë se grekët. Ndoshta edhe ne kemi pasur shkrimtarë tek ilirët po për fat të keq nuk kemi asnjë dokument, veç emrave të tyre të bukur dhe tregtisë me grekët. Grekët mund të jenë më të mirë sesa ne. Po sa rëndësi ka kjo? A mund të mos i hedhim benzinë zjarrit? A mundemi ne të krijojmë një Europë të re në Ballkan? Pse duhet të luajmë me kartën e urrejtjes, të fusim xixat kot së koti?
Mua më pëlqen kur shoh Macron dhe Merkel që takohen. Edi Ramën me Vuçiç, Ditmir Bushatin që qesh me shpirt me homologun e bëshëm grek. Më pëlqente edhe miqësia e Bashës me Dora Bakojanis në kohë të vet, veç u mërzita kur mësova rreth marrëveshjes, që ishte shitje në të vërtetë.
Diplomacia është një mënyrë e mirë për të thënë atë që një vend nuk mendon për tjetrin, por nëse politikanët e vendeve respektive takohen si miq, përshëndeten si komshinj, është jo vetëm gjëja më normale e kësaj bote por edhe domosdoshmëri. Sigurisht që njerëzit e sinqertë nuk e dinë që ish- kryeministri është mjeshtri i të thënit të fjalëve të duhura para kamerës dhe një politikan që i njeh mirë marrëveshjet, edhe në kurriz të vendit të tij. Kuptohet, për fat të keq, populli i sheh nga kamera dhe manipulohet lehtë. Por tani ka edhe Google.
Nuk kemi pse marrim kot. Ne jemi shqiptarë. Thuhet pasardhës të ilirëve. Dokumente nuk ka. Nuk di asnjë poet ilir, asnjë këngë. Kemi një fjalor me emra që i përdorim për fëmijët. Madje, kam zbuluar një emër vajze, që po të ndodhë të bëhem nënë një ditë, do ta quaj pikërisht ashtu. Është një emër i bukur dhe i padëgjuar, mbi të gjitha ilir. Sot për arsye që i di historia dhe po historia i ka bërë lëmsh, ne nuk jemi një shtet i madh, as i fortë, as i pasur, por kjo nuk duhet të na bëjë inferiorë. Se edhe parfumi i vogël është, por i shtrenjtë. Por ne nuk na ka hije të sillemi sikur i shkelim me këmbë fqinjët dhe e kemi për ofendim gjuhën e tyre. Bota ka treguar që ka vend për të gjitha gjuhët sidomos për gjuhën e mirëkuptimit.
Kalinihta!(Tiranapost.al)
Se ca the ne kete shkrim, Mira, as ti vete nuk e kuptove. Ke bere nje lemsh qe nga iliret, mosmartesa jote, prinderit, futbolli, Saliu, gjuha greke, francezet, gjermanet, etj
Bravo Moisi Golemi, ndoshta idene e ka pas ndryshe nga ajo c’ka e hedhur ne kete shkrim. Me sa kuptova une, ka dashur te na terheqi veshet ne menyre te tepruar, duke na akuzuar per krenari te dhjere, ndoshta.Sikur te shkruante pak me thjeshte e me qarte do ishte me e kuptueshme.Ose mund te jete qe nga njehere i duhet te prodhoje artikuj me shumice ,dhe keto lloj shkrimesh futen ne perqindjen e skarcos se pranushme. Per mendimin tim, duket pak e tepruar ti dedikosh nje artikull te tere ironise se diteve te fundit ne parlament, ne fund te fundit, ato fjale te perdoruara nga ish km e ai aktual, jane thene ne nje menyre shume me shume delikate dhe gati gati me nje fare respekti per fqinjin tone jugor, pare standartin e parlamentit shqiptar.
Ne jemi popul me origjine Ilire e jetojme ne ilirine lashte moj Mira..Ka dokumente hitorike ,arkeologjike e mjaft shkencetare e historiane qe e vertetojne.Mos ben gafa e te hiqesh se i di te gjitha Lexo e studjo!!!!!!!
Mira me vjen keq, por kete radhe ke bere nje shkrim moralizues si ne kohen e komunizmit.
Bla bla bla…
Mira…mos ngaterro helenet me kopilat e Anadollit kush dreqin ju a ka dhene keto licensa per gazetari tipave si ty qe nuk dink akoma se kush eshte keku e kush byreku me te tilla krahasime te beni te vjellesh gazatare leshi
Paj zotin a di ç’ thua, pa e mora vesh se thua… Kesaj i thone te prodhosh fjale… Prodho fjale, prodho… sa te mundesh.
Ne shemtine e nje sere artkujsh kunder himares dhe me fryme te theksuar antigreke, me se fundi nje ze normal! Vetem nje idiot mund te vere ne loje gjuhen greke, nje kryeminister mundt ta beje nje gje te tille? Edhe Enver Hoxha fliste me respekt per gjuhen greke.Por lartesohet ai qe njeh meritat e kesaj gjuhe , ashtu sic baltoset ai qe ben teater ne parlament me fjalet e kesaj gjuhe.
Rama eshte nje hic para rrjedhes mijevjecare te gjuhes se Homerit, Ekskilit, Evripidit, Sokratit dhe shume te tjereve qe historia e kultures boterore i ruan ne pantsonin e saj
[email protected], paske ngatërruar Kalin me [email protected] më duket, Edi Rama nuk përbuz gjuhën Greke POR IRONIZON ATË QË I SHITI TERRITORIN SHQIPTAR GREQISË , duke i thënë “QIRJE” e PËRCAKTON SI TË SHITUR dhe nuk IRONIZON gjuhën Greke.
Një këshillë ka për ty , Nqs nuk arrin të kuptosh ironinë, metaforën atëherë më mirë mos fol fare.
Kjo Mira qënkërka më ANALFABETE se vetë ANALFABETIZMI , Po si me Mira meqë s’paskan patur ILIRËT poetë dhe gjuhë të Shkruar t’ju mohohet ekzistenca ….. Po edhe MIKINASIT ,SPARTANËT(meqë e ditë me Grekët) nuk kishin gjuhë të shkruar por kjo nuk nënkupton që nuk ekzistonin, pasi ka dokumente që e vërtetojnë ekzistencën e tyre, dokumente të shkruara nga Grekët e Lashtë ASHTU SI’Ç JANË SHKRUAJTUR EDHE PËR ILIRËT.
Kur nuk di ti dhe nuk beson se jemi pasardhes te ilireve vaj halli per kete vend dhe zaten prendal tallin prapanicen greket serbet dhe sherbetoret e tyre si Saliu me shoke. Jasas qiria
Lum si ti per veten sa e trashe qe je moj cupe
Eshte e vertete qe ne france nuk te flasin anglisht
Eshte e vertete qe gjermanet krenohen qe jane gjetman
Por mos harro e dashur se çdo gjerman te kerkon falje me perulesi kur i permend Hitlerin
Ndersa ne shqiperine tone te vogel asnje kelysh komunisti nuk ka kerkuar falje per ate çfare kane bere prinderit e tyre por mundohen ta thone me krenari se jam krenar qe biri i nje krimineli
Ndersa ti zonjushe e nderuar duket sikur ke zbritur dje nga hena
U shofte fara e keqe komuniste
Bukur.
Mira, mos ia ver veshin komentuesve injorante. E drejta eshte sic thua ti. Edi Rama tha :_- fatkeqsisht nuk e dij gjuhen greke . Dhe kjo e nderon. Edhe ty te nderon ky artikull.
LEXOJE PAK ATE “LLAMANIN” SE TE VJEN PER TE QESHUR KUR RRESHTON HOMERIN,ESKILIN,EVROPIDIN DHE I QUAN GREKE.
MUA ME VJEN TE GAJASEM ME CA GJERA.
SHKAS MARR NGA CA TOPONIME QE TE CUDITESH KUR NJEREZIT THONE ME PREJARDHJE GREKE.
ESHTE NJE GAZETAR NGA GREQIA KORESPONDENT I BBC NE ANGLI QE E KA MBIEMRIN (MOS QESH) “KARIPIDHIS”.
TANI KUR LEXOJ DHE LLAMANIN QE PERMEND EVROPIDIN ME KUJTON KETE GAZETARIN GREK POR NUK DI SE C’ORIGJINE TI VE KETIJ ME KETE MBIEMER.
NUK DI SE SHQIP PO LEXOJ SI TA DESHIFROJ FJALEN….” EVROPIDI”.
NEJSE KETO KERKOJNE SQARIM NGA GJUHETARE LINGUISTE SI DHE ALBANOLOGE E HISTORIANE.POR SA PER DIJENI ME DUHET TE THEM SE FUQITE E KOHES E KANE PERCUDNUAR AQ KEQ BALLKANIN DUKE E DEFORMUAR SI JU KA DASHT QEJFI.
PSH. UNE E DI POR BESOJ SE DHE TI E DI SE KY GADISHULLI KU NE JETOJME NUK ESHTE QUAJTUR ASNJEHERE GADISHULLI GREK POR GADISHULLI ILIRIK E DASHUR ZONJUSHE.DHE MOS HARRO SE NE KONCEPTIMIN GJEOGRAFIK GADISHULLI ILIRIK PERFSHIN JO VETEM GREQINE E SOTME POR SHKON PERTEJ KUFIJVE DERI TEK E PABESUESHMJA PER TY.
TJETER GJE QE DO TE THOSHA MOS U BEJ MERAK SE DO TE BEHESH NENE EDHE TI MJAFTON QEJF TE KESH PA ATY I KE “PALIKARET” .
SI NGA GREQIA SI NGA SHQIPERIA PREJ TROJEVE ILIRIKE DO TE JETE DHEEE,S’KE NGA JA MBAN EDHE AI QE THOTE JAM GREK ME PREJARDHJE ILIRE DO TE JETE.
JA GJYKOJE VETE C’DO TE THOTE PER TY EVROPIDI SE “LLAMANI” E KA MENDJEN TOP QE ESHTE GREK PO TI SI GAZETARE C’THUA ???
E FUNDIT MOS U MUNDO TR BESH INTERESANTEN DUKE I PERDREDHUR TEMAT DHE N/TEMAT E SHKRIMIT TEND MBI KETE CESHTJEN E GJUHES SE SHKRUAR.
NUK ESHTE VETEM GJUHA E SHKRUAR QE PERCAKON VJETERSINE.
GJUHA E SHKRUAR MADJE MUND TE TREGOJE DHE TE PERCAKTOJE LIMITIN KOHOR TE VETVETES.
GHUHA E FOLUR NDRYSHE NGA GJUHA E SHKRUAR E SHTRIN VETEN E SAJ TEJ LIMITEVE TE GJUHES SE SHKRUAR.
ESHTE FOLUR GJUHA NE FILLIM PASTAJ ESHTE SHKRUAR.
KY KUSHTEZIM SHKENCOR ESHTE I MJAFTUESHEM PER TE VENE PIKEN MBI PER GJUHEN DHE VJETERSINE E SAJ.
PASTAJ VJEN DHE NJE DRITARE NGA KU FRYN ERA E FRESKET SE GREQISHTJA E VJETER DHE LATINISHTJA NA VIJNE THELLE NGA LASHTESIA SI GJUHE ZYRTARE TE OBORRIT TE PERANDORIVE TE KOHES TE CILAT KANE SUNDUAR NE GREQINE E LASHTE DHE ROMEN E LASHTE.DHE DO TE SHTOJA SE KA CA KOHE QE ESHTE ZBULUAR MBI PREJARDHJEN EDHE TE ETRUSKEVE ORIGJINEN E TE CILEVE SHKENCETARET ITALIANE I NXJERRIN SE KANE FOLUR ATE GJUHEN E VJETER PASARSHESEN E TE CILES FALSIM SOT UNE E TI.
SA PER ATE NE SE SHQIPJA DHE SHQIPTARET E SOTEM JANE PASARDHES TE ILIREVE KJO TEME E PARA NUK JA VL3B TA VESH NE PIKEPYETJE DHE E DYTA ESHTE DISKUTUAR DHE PARA CA KOHESH E JU DHA PERGJIGJA EDHE ATYRE QE ALUDONIN SE NUK ESHTE VERTETUAR LIDHJA NDERMJET ILIREVE DHE SHQIPTAREVE.
PO LIDHJA NDERMJET GJUHES SE LASHTE GREKE DHE GJUHES SE SOTME GREKE QE ESHTE VERTETUAR SE NUK KA ASNJE LIDHJE DHE MEGJITHKETE GREKET CDO GJE E LIDHIN ME ATE KOHE TE NDERUAR TE ANTIKITETIT SI T’JA VEME EMRIN ???
KESHTU ZONJUSHE MOS U RREK E MOS TENTO QE ME SHKRIME TE PERCIPTA TE KALOSH NE ARGUMENTA SHKENCORE SE GABON.
TI SIDOQOFTE VERJA EMRIN ASAJ PJELLES TENDE KUR TA BESH SE EMER ILIR DO TE JETE.
TE DUKET COC KUND TE KESH ZBULUAR DHE E MBAN TE FSHEHTE POR TA K3SH TE QARTE PERFUNFIMISHT MOJ VAJZE SE CDO EMER QE VJEN NGA GREQISHTJA E LASHTE MERR SPJEGIM NE RRENJE TE SAJ VETEM NGA GJUHA SHQIPE.
KAQ PER SOT DHE HAJT IK MARTOHU.
Lexo historne ne nivelin e nentevjecares dhe me siguri dicka do ngelet ne trurin ten te squllet o “bregdetar” me prejardhje nga malet.
Eshte efekti i teknologjise i cili Jo vetem nuk kuptohet si duhet po krijon probleme te nje kategori e caktuar njerezish. Te pakt Jane ata qe e kuptojne median si biznes. Te shumtet I marin te qena ato cfare thuhen e shkruhen.
Parfumet e vegjel qenkan te shtrenjte. Krahasim idiot. Mund te thoje edhe floriri i Vogel eshte…po je truthare se e ke mendjen te parfumi…
Rama ka hallin se mos germimi i ceshtjes Tahiri nxjerr skutat e erreta te narkoshtetit kriminal te tij. Per kete arsye na paska gjetur zgjidhjen te problemi Himare, te cilin e krijoji vete per te terhequr vemendjen. Injoroheni. Fokusohuni te qeveria kriminale e cila duhet te dale para drejtesise per krimet e 4 viteve te kaluara. Ramen nuk e shpeton dot kesaj here karta e zhubrosur e pseudopatriotizmit dhe kurvlleqet qe ai ben kur kapet si miu ne cark.
Lexoni dhe Mesoni ., Te gjitha i ka Sqaruar ne menyre Perfekte : ” bregdetari “
Lexoni dhe Mesoni . Te gjitha i ka Sqaruar ne menyre Perfekte ” bregdetari ” ..
MIRE QE UNE JAM I “SQULLET” PO TI QE JE I SQUTE PSE NUK E VE “ALLAMAN ” POR E KE VENE “LLAMAN”
NGA SE NISESH ???
PO KAQ DI E KAQ BEN.
LERE ME SE CFARE THUA TRAP.
IK LAHU NE LLAMAN ZGJEBANJOS.
Mira K azani (Kazhani), nuk di ne se duhet tu k erkoj falje , por nga qe une nuk perdor fjale qe nuk i kuptoj,po e shkruaj keshtu mbiemrin tuaj!Nuk po analizoj shkrimin , eshte e drejta juaj , te shkruaniper ngjarjet ashtu si i gjykoni ju , por , me qene se jeni tashme gazetare dhe e njohur , nuk duhet te vini ne veshtiresi lexusin qe deshiron te marre nga ju nji informacion te vertete , te thjeshte dhe te drejte!E fillon me Sali Berishen !Cfare vleresimi!Me erdhi ta nderprese leximin , po kur u njoha me komentusut e ketij shkrimi mu ngjall kureshtja dhe vazhdova.Mu duk sikur shkruante ndonji gazetare e ‘Agimit te Arte” ;per Iliret qe s’paskeshin lidhje me ne , ne s’paskemi asgje te shkruar !Ke digjuar ti Mira , se emrin e paske te bukur, per nji Babe Dude Karbunara nga Berati , qe u mesonte femijve abetaren fshehurazi ne shtepine e tij se e helmonte dhe e mallkonte kisha greke sic pat bere dikur me Dhaskal Todrin e dhjetra te tjere qe gjuha shqipe te mos shkruhej dhe mundesisht edhe te mos flitej . Je akoma e re dhe ke akoma kohe te mesosh.
Mira K azani (Kazhani), nuk di ne se duhet tu k erkoj falje , por nga qe une nuk perdor fjale qe nuk i kuptoj,po e shkruaj keshtu mbiemrin tuaj!Nuk po analizoj shkrimin , eshte e drejta juaj , te shkruaniper ngjarjet ashtu si i gjykoni ju , por , me qene se jeni tashme gazetare dhe e njohur , nuk duhet te vini ne veshtiresi lexusin qe deshiron te marre nga ju nji informacion te vertete , te thjeshte dhe te drejte!E fillon me Sali Berishen !Cfare vleresimi!Me erdhi ta nderprese leximin , po kur u njoha me komentusit e ketij shkrimi mu ngjall kureshtja dhe vazhdova.Mu duk sikur shkruante ndonji gazetare e ‘Agimit te Arte” ;per Iliret qe s’paskeshin lidhje me ne , ne s’paskemi asgje te shkruar !Ke digjuar ti Mira , se emrin e paske te bukur, per nji Babe Dude Karbunara nga Berati , qe u mesonte femijve abetaren fshehurazi ne shtepine e tij se e helmonte dhe e mallkonte kisha greke sic pat bere dikur me Dhaskal Todrin e dhjetra te tjere qe gjuha shqipe te mos shkruhej dhe mundesisht edhe te mos flitej . Je akoma e re dhe ke akoma kohe te mesosh.
Bravo BREGDETARI.