Dua të vdes edhe unë

31 Tetor 2017, 12:09Blog TEMA

Nga Ida Nurçe

Nuk kam lajthitur, jo. Jo aq shumë.

Dua të vdes, të iki për ca momente dhe e gjithë bota le ta marrë vesh që kam vdekur! Të shpërndahet lajmi anembanë!

Ta degjojë i madh e i vogël!

Dua ta degjoj edhe unë lajmin për vdekjen time!

Dhe pasi ta lexoj nepër portale, ta degjoj në radio e ta shoh në televizor, të ulem, të ndez telefonin, të hap facebook-un dhe të lexoj të gjithë statuset që mbajnë emrin tim.

Dua t’i lexoj një për një! Edhe ata që nuk i kam miq në facebook, ju lutem m’i bëni tag!

Dua të lexoj të gjithë mallëngjimin dhe dashurinë që ata do shprehin, kur une të kem vdekur!

Dua t’i lexoj, ashtu në heshtje në një dhomë me oxhak të ndezur, larg në një majë mali, ku këmba e njeriut nuk shkel dot, veç meje!

Dhe që atje, të ndjej dhimbjen, mallin dhe dashurinë e njerëzve, që nuk po e ndjej dot sa jam gjallë!

Dua të ndjej aromën e gjithë luleve, që do nxjerrin nga tastiera e celualarit!

Dua të fshij lotët e të gjithë emoj-eve, që do shkruajnë në fund të statusit!

Dua t’i grumbulloj të gjitha!

Dua edhe dashurinë e madhe të atyre qe njoha dhe të atyre që nuk i njoha, por që u jam dhimbsur pas vdekjes!

Ndaj dua të vdes dhe të ngjallem serish!

Të shkoj t’jua kërkoj dashurinë, këtyre që vuajnë për ikjen time!

T’ju them të më duan sa jam gjallë dhe sa arrij ta kuptoj këtë ndjenjë, jo kur të mos kem mundësi as të lexoj fjalët e tyre.

Dua të vdes, që t’ju kujtoj që jam gjallë!

Dua të vdes që t’i njoh të gjithë dhe ndoshta një arsye e fortë është edhe që dua ta mbush shpirtin me pak dashuri në keto dite të ftohta vjeshte; dashuri që vetëm vdekja ta dhuroka!

Ahh sa dua të vdes!

22 komente në “Dua të vdes edhe unë”

  1. Mira says:

    Ik mi idiote. Ben ciniken by.. a jote shtrember..

    1. Posejdon.al says:

      Mos u merzit edhe me shume, e dashur Ida, nga ky komenti nevrastenik i kesaj bythetundures Mira.
      Faji, ndoshta eshte vete i yti sepse e ke ndertuar shkrimin tend, qe ka aq shume sens dhe qe eshte aq real, mbi lejtmotivin “dua te vdes edhe une”. Do te duhej t’a kishe zgjedhur ne trajten ” Ej, kam vdekur edhe une, me te vertete kam vdekur”
      E megjithate, flm Ida. Me kete brilant te vogel qe ke sjelle per ne, me zbukurove mengjezin e renduar nga psheretimat dhe lotet mediatike per Adelajden engjellore qe na la krejt papritur, ne kulmin e ndricimit, te suksesit dhe te karieires, te kariere per te cilen ajo sakrifikoi dhe flaku tej kaq shume gjera, perfshire edhe nga ato gjera qe i japin jetes ngrohtesine dhe kuptimin e vertete.

    2. Mira ,
      shpesh her me ndodh ktu ,duke lexuar komente ,
      te mos kuoptoj idiotet e vertete te asaj bote !
      shpesh her , me cudit fakti ,perse shqiptaret kane aq per zemer ,
      kundershtimin ,bllokimin ,mendimin dhunues ,
      si me qen per ta ,ushqimi tradites ,qe po con ate shoqeri ,
      drejt nji katastrofe njerezore.
      Un s’e njoh aspak autoren e shkrimit ,por duhet theksuar ,
      se shkrimi ,jep nji mesazhe ,asaj bote te zymte shpitrash ne ate shoqeri ,
      e cila ka shume per te reflektuar e kthyer njerzillikut ,njerezores ,normalitetit ,te qenit njeri etj etj .Shkrimi s’ka perse te tentoj te prek ndonji cmim ,por shpirtin e njeriut ne ate shoqeri ,
      qe i eshte shkulur duke i shndruar ne xombi.Dhe un mendoj ,se sidoqe ti duket komentuesve ,ajo ja ka arritur asaj ne nji far menyre . Mesohuni ta shikoni boten me sy pozitiviteti

    3. kujtesa says:

      Kjo me duket se nuk e di seky stil eshte konsumuar me shume se 100 vjete me pare nga Andon Zako Cajupi!
      Por shkrimi me bythe i kesaj nuk mund te krahasohet me mendjen e ndritur te nje njeriu letrash sic ishte Cajupi i madh!

    4. shvejku says:

      Po vdis moj goce,se na u ca trapi?
      Hidhu nga kati i 10 i pallatit,fluturo ca sekonda te lumtura dhe me kaq shkon ne parajse!
      Provoje se do mbetesh e kenaqur!
      Do behesh shembull per gocat e tjera,qe pervec tangave,gjokseve jashte dhe rruajtjes se gjysmes se kokes,nuk u ka mbetur asgje nga kjo bote!
      Shijojeni NJERIUN E RI KAPITALIST,se boll u lodhem ne dikur me njeriun e ri socialist!

  2. nina says:

    KA RRUGDALJE DHE PER TY QE TE VDESESH ME DESHIRE… BEJE NJE RRUGE PER NE ZVICER, DHE ATY PYET PER SPITALIN QE BEHEN VDEKJE ME DESHIRE.. DO NGELESH E KENAQUR MGA SHERBIMI…

    1. juljan says:

      kushton nga 5-10 mijë franga.
      dignitas.ch
      hirin t’a bëjnë diamant

  3. Kellira says:

    Nje nga mundesite qe kane ca si kjo Ilda per tu bere te famshem (vetem per 3 dite) eshte te vdesin.
    S’e kane kuptuar te shkretat pse nuk ia u pjerdh njeri. Sepse kane kohe qe kane vdekur por nuk e kane kuptuar

  4. Plato says:

    po ik vdis, se na plasy bytha ne….go fuck yourself!

  5. Karderri says:

    Po vdis moj, në pith të semes vafsh kur e dashke. Kujt po i plas palla

    1. vizorja says:

      sa cm eshte?

  6. mirel says:

    Po ne dore e ke mi lali. Provoje njehere se kushedi na ngjallesh prape.

  7. Al says:

    O mero po edhe cupelinat daydreaming po na i servir si lajme tani??

  8. fjala jote ne vesh te perendise says:

    amin!

  9. Bardhi Tolabi says:

    Ah Cajup te ndrite shpirti aty ku ndodhesh.Keto gazetat kane luajtur nga mend,merren me vdekjen e nje njeriu te zakonshem,brengosin familjet me fantazite e tyre,”glorifikojne” vdekjen perpara jetes.Per me keq akoma,paska akoma Adhamudhe dhe zonjeza Lulushe,si kjo e krisuara qe kerkoka te marre vesh se cfare do t’i shkruajne fejsbuku e bythuku mbas vdekjes….Pika qe s’ju bije dhe i marrte me vete ajo “vdekje” qe e desherokan kaq shume….
    O te marre gazetare e redaktore e kryeredaktore!
    Lereni familjen me hallin qe i ra ne koke.Keni shume gjera me te rendesishme per te thene dhe shkruar,por jeni kazan plehrash,qe i doni te gateshme lajmetdhe te vdekurit nuk ju ankohen pse ju merrni te drejten e autorit…

  10. cerciz sali topulli says:

    pse t vdesesh mi goc!
    nese s je e lumtur,shko dhe hiq breket pernat dhe q!hu!
    te siguroj se do knaqesh pa mas. emocjone te papara dhe ndjenja te fuqishme termetore. vullkanike fare.
    dhe,nese vazhdon ne kte rrug do perjetosh ndonjeher edhe ate shperthimin atomic dhe me tej mund te arrish ne big bengun filestar kozmik.
    jepi hu dafllakut qe t ndizet gryka oxhakut.

  11. ARTAN FROM mONTREAL says:

    Zoti ta plotesofte deshire moj goce !

  12. sadna babul ka bidai says:

    AKTORET BEJNE NJE FARSE MALLENGJYSE ,MOJ VAJZE NUK I NJEH RRETH E RROTELL FJALET PER CKA BEN ,OSE CFAR THUHET. NE TE VERTET NE NJOHIM NJE REHALE JO SHUME DOMETHENSE PER NJERZIMIN BINJAK

  13. Shoku shpati says:

    Kjo duket si nje kopje e keqe
    E “Pas vdekjes”

  14. zombi says:

    Dashuria qe u shpreh nga publiku per Adelajden ishte e madhe per shkak te asaj qe ajo perfaqesonte, nje vajze e re dhe e guximshme, e bukur dhe e edukuar. Ishte pak a shume nje ikone. Eshte nje ikone. Perpara se te kerkosh qiqrra ne hell, analizoje mire njehere veten dhe pyete, a je ti nje ikone si Adelajda? A do vajtoheshe ti vertete si Adelajda? Mbase ti do te doje te ndjeje te njejtin vleresim qe ajo kishte, por kjo bote e rezervon ate lloj vleresimi per njerez shume shume special. Kontributi i te cileve eshte vertete impaktues. Jo te gjithe jemi special, sepse jo te gjithe jemi aq te bekuar sa ishte Adelajda. Dikush mund te jete vetem i bukur, dikush mund te jete vetem i zgjuar, dikush mund te jete vetem guximtar. Po qe t’i kete te gjitha keto ne kombinim sic i kishte Adelajda, nuk para ndodh. Pastaj edhe vleresimet behen ne menyre proporcionale. Te jesh gjalle eshte dicka e perditshme, ndaj edhe vleresimet e perditshme jane me te zbutura. Te kesh vdekur ndodh vetem nje here. Eshte normale qe vleresimi te jete me i perqendruar. Dhe nese ke qene dikush si Adelajda, perqendrimi i vleresimeve normalisht qe do jete shumefish me i larte. Ti moj vajze dashke homazhe per se gjalli.

  15. Fshatari says:

    O popull kar kuptoni mesazhin mor ju qifja mendjen.

  16. aaa do tja fillosh nga e para por mos harro se ajo mbrapa gjith e ke mbrapa dhe vjen me ty deri ne ndekje te vertet edhe pas asaj do e kesh prap mbarpa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje