Fevziu: Përse u largua Visho Ajazi?

30 Tetor 2017, 18:19Blog TEMA

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar zhvillimet e fundit të ditës së sotme në lidhje me dorëheqjen e drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi.

Përmes një shkrimi të botuar në faqen e tij opinion Fevziu thotë se Ajazi ka deklaruar se në Shqipëri janë futur 7 milion fara kanabisi dhe se askush nuk ka reaguar për këtë.

“Visho Ajazi, shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar, ose siç njihet rëndom, shërbimi sekret, ka dhënë sot dorëheqjen. Dorëheqja, edhe pse burime mediatike thonë që është vendosur të premten, ka qenë e papritur.

Ka qenë e papritur për Presidentin Meta, për krerët e partive opozitare Basha e Kryemadhi dhe po ashtu për ish Kryeministrin Berisha që e emëroi Vishën në atë pozicion 5 vjet më parë. Nuk dihet nëse Rama ka pasur dijeni për dorëheqjen, por mënyra se si ai vijoi me propozimin e ri brenda më pak se 30 minutash të bën të besosh që ai ka qenë në mos i njoftuar, së paku i informuar për lëvizjen befasuese.

Po përse Visha dha dorëheqjen tani dhe përse dorëheqja e tij konsiderohet e papritur?

E para, Visha nuk kërcënohej nga një mandat i limituar dhe nuk përballej me sfidën e rizgjedhjes. Shefi i Shërbimit Sekret mund të qëndronte në detyrë sa kohë të donte. Ai mund të largohej prej andej ose me dëshirën e tij, ose nëse Presidenti dhe Kryeministri dakordoheshin për largimin. Siç ka ndodhur me paraardhësit e tij më 1997, 2002 dhe 2012. Sipas të gjitha informacioneve, Ajazi kishte besimin e Presidentit Meta dhe largimi i tij nga Rama vështirë se do të ndodhte. Pra ai nuk ndihej i kërcënuar, por i garantuar.

E dyta, në klimën e javëve të fundit kur beteja kundër Kanabisit dhe bandave të tij duket se po bëhet emergjente dhe po e pranojnë të gjithë, Visho Ajazi duhej të ishte më kryelarti. Shërbimi informativ ishte i pari që kishte ngritur alarmin për kanabisin. Ai kishte hartuar zyrtarisht një raport për implikimin e oficerëve të policisë në trafikun e narkotikëve. Një raport i cili u bë bazë për nisjen e një çështjeje penale nga Prokuroria ndaj drejtuesve të policisë në qarqe.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirrur nga Presidenti më 3 nëntor 2016, Visho Ajazi ka qenë më denoncuesi. Ai ka thënë një fakt që deri më sot nuk është bërë publik. Nga burime tonat ai ka deklaruar atje se shërbimi sekret ka dhënë alarmin për futjen thuajse legale, por edhe ilegale në Shqipëri të farës së kanabisit. Po në atë mbledhje ai ka deklaruar se në Shqipëri janë futur 7 milion fara kanabisi dhe se askush nuk ka reaguar për këtë. Bllokimi i Kanabisit duhej të niste nga bllokimi i farës që e prodhon.

SHISH ka folur me emra konkretë dhe me shqetësim dhe sot, të gjithë po vijnë tek ai alarm i njoftuar së pari nga Ajazi.

E treta, Shqipëria ndodhet në një moment shumë delikat në hetimin e drogës, nisur nga hetimi i rastit Tahiri. SHISH si edhe Prokuroria kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Dhe dorëheqja ngre pikëpyetjen nëse ka ajo lidhje me hetimin aktual ndaj Tahirit?

Dhe pikërisht në këtë moment, Ajazi ka vendosur të largohet. Ka vendosur vetë apo e kanë detyruar të vendosë, këtë nuk mund ta thotë askush me saktësi. Sepse askush nuk e di çfarë ka ndodhur realisht në këtë fundjave mes Shefit të SHISH dhe forcave të tjera politike në vend. Siç nuk e dimë çfarë ka ndodhur në aksionin e Babicës dhe sa ka luajtur rol ai aksion në këtë dorëheqje.

Çështja është që largimi i Ajazit prish balancat në institucionet ligjvënëse. Rama ka dërguar emrin e zëvendësit të Ajazit dhe kjo kuptohet përse. E para ai mund të jetë më i pranueshëm për Presidentin Meta që duhet të konfirmojë propozimin dhe e dyta ai është më garant për shërbimet partnere, sidomos Amerikanët, sepse ka punuar për 21 vjet në SHISH.

Por largimi i Ajazit, së bashku me largimin e Llallës që i mbaron mandati në Dhjetor, vënë nën kontrollin e qeverisë, dy institucione që ishin jetike për kontrollin e abuzimeve të saj. Ndaj pikëpyetja se përse u dorëhoq Ajazi do vijojë ende për shumë kohë, ndoshta pa marrë kurrë atë përgjigje që e mendojnë të gjithë…” shkruan Fevziu.

14 komente në “Fevziu: Përse u largua Visho Ajazi?”

  1. Boston says:

    Ketij palo gazetari I duket vetja I redesishem dhe habitet pse nuk ka informacion per gjithecka….Ky eshte me e pakta i paafte ne profesion, dhe me partiaku gazetar ne bote….

  2. spata says:

    Futja pordhes ooooo Fevzi
    Na u prishen ballancet e pushteteve te inkriminuar . Sipas kesaj teorie, te fillostrofit Fevziu , qe tekemi harmoni midis pushteve ,pra ballancim ,demokrcia ne vend dp te funksjobnoje me mire .Nuk ka rendesi se cperfaqsojne keta apo skandalet me abuzimet e pushteteve te pavarura .Rendesi ka . Ti Rama e mori thelen e madhe . Na takojne ne te tjerve thelat e vogla se nuk mund te funksjonoje demokracia .
    Populli i dha pushtetin Rames qe te ushtroje vullnetin e tij e jo te ndaj pushtetet per hire te asj qe quhet demokraci.Eksperienca e ketyre viteve ka treguar se kjo pleksje lesh e li me shume e ka demtuar demokracine se sa i kemi pare hairin .Te hash por te ha dhe une .Kjo filozofi injorantesh, na ka katandisur ne kete fare halli, ku spo merremi vesh me njeri tjetrin per politikeberje ne zbatim te standarteve qe shtrojne me force Aleatet tane.Germo me shume Fevzi dhe na nxirr ndonje kombinim qe te perputhen kriminelet me spiunet ne sherbim te padronve te politikes .

  3. Kaonia says:

    Analist i madh ti.Po c lidhje ka shish kaq shume me hashashin.Idiota iku se skish ca te jepte me plus qe do veje te rehatohet asaj kanadaje me familjen.I plasi kari te ri ketu .Prisni te merni vesh pse iken nje spy nga puna ..asnjehere smeret vesh.

  4. Alidemsi vjeter says:

    Mire o Fantomas i Klanit nuk na thua se kush ishte Kryeminister dhe President ne ato vite 1997,2002 dhe 2012 dhe pse u shkarkuan drejtuesit e SHISH-it ?

  5. ju rrospit e kazanit te medias qe u bet miljonera duke i lepit topet
    e fishkura shpellarit ,
    mos hani mut me ne asgje o moral rropsish

    Sa mir do ishte qe ai Vetting t’ju fuste ne rrethe edhe juve ,
    bastardeve te medias ,bashkfajtore ne kte degjenrim shqiptare

  6. arjan says:

    Ore loqe “tha Vishua 7 milion fara hashashi” kush I numuroi?? po sikur te kishte thene 8 million a 15 million cfare rendsie ka? I kapi , I pengoi te hyne ne Shqiperi? Kjo eshte puna e tij. Sa per ty dhe sojin tend po ju prishi pune. Se me siguri Vishua ka degjuar ndonje gje per vrasjen e gjyqtarit Ikonomi. Ate qa ti e leri farat.

  7. ILIRET says:

    Vdiq Visho apo eshte gjalle dhe i ka ikur goja.

  8. Luli says:

    Fevzi po ia fut kot. Drejtoret e shish kane ikur gjithmone kur kane ndryshuar presidentet. Bahri Shaqiri iku kur erdhi Nishani dhe Visho po iken kur iku Nishani i partise se tij. Arsyja eshte e thjeshte; qe te mos krijohet konflikt midis Presidentit dhe kryeministrit. Po si pjese e kazanit ti s’ mund te shkruash ndryshe.

  9. Futja kot says:

    O Fevzo kokeloqe ke rene komplet ne kazan ore plehre.

  10. lora says:

    7 miljone fara kanabisi jane futur ne Shqiperi……Kush i numuroi fara e kanabisit Fevzo? se me ngjan me ate qe çpiku shahun i denuar me jete burg. Po e njeh ti faren e kanabisit apo tani e mesuan te gjithe dhe latinishten “canabis sativa”. Jo Fevzo nuk mund ti numurosh farat, mund ti peshosh dhe pastaj te besh perllogaritjet. Jepi.

  11. Shvejk says:

    Nuk eshte detyra e Vishos te numeroje farat e kanabisit, o qafekar. Detyra e Vishos eshte te numeroje Shqiptaret qe iu bashkuan ISIS dhe shkuan ne Siri, ata te tjeret qe kryejne propagande salafiste apo rekrutojne injorante neper xhamite e fshatrave per ti derguar ne luften islamiko terroriste kunder qyteterimit. Dhe ne kte detyre Visho deshtoi totalisht. Prandaj o Fevzi heren tjeter kur te shkosh Meke per pelegrinazh falu edhe per Vishon, shokun tend te ideve.

  12. Lili says:

    Une e di,une e di pse u larguar: e pret Rusia e tij ne Kanada…

  13. Vertino says:

    Sakte @futja kot.nuk i heq asnje pike a presje komentit tuaj.

  14. M says:

    Sa her iritohet padroni i ketij “gazetari” kokederit, qe fillon me hipoteza dhe trillime se i priten fijet leshon edhe kete kelushin te shkruaj ndonje artikull duke i futur nje pse apo perse kur fijet qe priten jan gjall,sipas tij vishua ka qen korekt( tregon qart nga anon koderi)dhe i vetmi eshte se si magazinier nuk ka numuruar mire sa fara kanabisi jan futur ne Shqiperi se i ngateroi me ato para 2013-se,e jo per abuzimet, kondraband,kriminelet, vrasjet, vjedhjet.
    Kush largohet i mer mekatet me vete dhe shpeton nga vitingu, veten dhe padronet politik, dalin dhe cakenjte me pse? , perse?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje