Puthja e Adelajdës

29 Tetor 2017, 14:18Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Ne mendojmë për jetën, sa herë prej saj ndahet një i ri. Fytyrën e bukur të Adelajdës e kujtoj të shtunën e “Big Brother”. Ishte shume e bukur edhe më pas historia e saj me puthjen, që e mendoi aq gjatë, se kish frikë nga qyteti i saj fanatik. Kish frikën e vajzës për mamin dhe kështu e shtyu aq shumë atë puthje, tamam sikur do jetonte 100 vjet. Edhe ne që ndiqnim Adelajdën, flisnim për të sikur do jetojmë 100 vjet, sikur do fejohemi 100 vjet, sikur do martohemi 100 vjet me princin dhe princeshat, sikur frika e gabimit do na mbajë peng 100 vjet, sikur opinioni i tjetrit do jetojë 100 vjet, sikur ta kishim një jetë për botën dhe një tjetër për veten tonë.

Lajmi i Adelajdës na ka lënë të gjithëve të ngrirë e pa fjalë. Isha në timon, duke u kthyer nga deti i Durrësit, me disa miq, dhe rrugës, të përlotur, hapëm xhamat, lamë diellin dhe ajrin e autostradës të futej brenda. I lamë në mes bisedat për ëndrrat e parealizuara, për puthjet e padhëna, çdo analizë dhe mërzi, sepse vdekja e një 31-vjeçareje, në apartamentin e saj, sidomos vetëm, pa një përqafim, pa një princ a qoftë dhe një burrë të zakonshëm, që mund ta merrte në krahë për te ambulanca a fundja t’i përkëdhelte flokët, ishte një fotografi që vlen sa 100 jetë të jetuara.

Jeta kështu është! Javës tjetër do harrojmë që engjëlli i vdekjes na merr pa orë, datë, arsye. Aty jemi të gjithë të barabartë. Në emër të Adelës, sot bëni diçka të mirë për veten tuaj. Përgjigjiuni thirrjeve të trupit dhe zemrës. Shihni film me pica dhe “Coca Cola, divorcohuni, martohuni dhe atë komentin e hidhur në Facebook mos e fshini. Qeshini në sy! Shefit nesër përgjigjiuni me mirësjellje, edhe nëse është i çmendur. E kanë thënë të gjithë, filozofë, shkrimtarë e poetë, por pse dreqin e harrojmë që çdo ditë që zgjohemi, me re, vesë, ngricë, grip, temperaturë, sms nga banka për kredinë, Whatsapp bosh pa sms-në e tij, dhe mesazhin tënd plot përplot me dashuri të mbetur “seen”, është prapë një shans për të qenë zot i gjërave të vogla. Jeta është e mrekullueshme edhe kur ta shpif me mungesat e saj, hilerat, intrigat, vetminë.

S’e di pse sot më kujtohet Adela e bukur, me flokët e zinj e buzët e tulta, që e shtynte atë puthje nga e shtuna në të shtunë. Nuk i japim llogari askujt për puthjet tona.

10 komente në “Puthja e Adelajdës”

  1. Eirtrus says:

    Pse gazetarét (dhe jo vetem!) shqiptaré, kur shkruajne për femra të tjera, shkruajne sikur të jene homoseksualé (lesbike) ?
    Nuk e kam gjetur kurre arsyen

  2. angjelini says:

    Me vjen keq per te ndjeren por ti zonje duhet te besh kujdes kur projekton pikpamjet tua te te tjeret. Jo te gjith duan te jen ne lidhje apo te martuar. Dhe Adelaida ishte nje nga keto(a). Ajo ishte e pamvarur dhe jetonte ashtu siq deshironte. Lerni njerzit te qete dhe mos u konsumoni me gjera subjektive.

  3. Iliri nga Gjermania says:

    Një artikull i bukur dhe realist për mentalitetin dhe shoqërinë tonë në Shqipri.
    Kultura dhe shoqëria jonë në Shqipri ka akoma probleme me perceptimin e lirisë dhe të drejtat e Gruas.Ështè akoma një mentalitt anadollak.
    Për këtë duhet të shkruani ju gazetarët e Shqipris dhe mos shkruani për thashethemet Politike.

  4. Posejdon.al says:

    Per nje jave, e shumta dy, do te shohim ne mediat tona shkrime-hartime per Adelajden.
    Keto shkrime kane vershuar tashme dhe do te na mbulojne krejt me lote e psheretima, me pasthirrma dhe me superlativa, me admirime dhe gati-gati zilira femerore tinzare per sex-simbolin e vajzave qe peshtyjne mbi tabute e fesejave te zakonshme, qe percmojne profesionet mediokre si ai i nje mesueseje fshati dhe qe rrokin skenat televizive dhe per tre-kater javeve dalin prej tyre te famshme, me nje dashnor te ri po aq te bukur dhe per me teper nga pertej detit, per bukuroshen nga Kavaja, per buzet e saj te tulta qe, tragjikisht e shtynin puthjen nga e shtuna ne te shtune ( Kazhani), per bukuroshen adoleshente qe me syte dhe buzeqeshjen e embel i fitonte zemren gjithekujt qe do t’a ndihmonte te hidhte hapat e para te karieres (Anila Basha), per bukuroshen qe jetonte vetem 50km nga kryeqyteti por qe bente nje jete aq te rendomte dhe te pavlefshme dhe qe kerceu pertej kesaj ne kerkim te aventures, karieres dhe suksesit, si nje ngushullim dhe model per jetet e shkuara dem te dhjetra e dhjetra vajzave te tjera qe jetojne ne fshatra te thella apo te ceketa mbi 80-100 km larg Tiranes apo qenrave te tjera te zhvilluara urbane (Alfred Peza), e te tjera e te tjera qe do vijne me pas.
    Sipas Alfredit, na mbetet te mendojme se keto dhjetra e dhjetra vajza te periferive, qe nuk jane aq te bukura, aq te zgjuara dhe aq aventuriere sa te turren skenave, kane shkuar dem dhe nuk kane jetuar jetet njerezore te duhura dhe se, duke u fejuar, martuar dhe bere femije me burra te zakonshem perreth, jo me princa dhe dendy mediatike, shoqeria jone duhet te ndihet fajtore.
    Kazhanit i vjen keq per Adelaiden, qe vdiq e vetme ne apartamentin e saj dhe pa nje njeri prane, pa nje princ apo qofte edhe nje burre te zakonshem, duke harruar se kjo ishte jeta qe vete Adelajda zgjodhi per te jetuar, duke pasur ne mendje dhe ne zemer jeten e yjeve publike te skenes dhe te mediav edhe pse, zgjedhja e saj, ka thyer e lenduar shume zemra te njerezve me te cilet ajo filloje jeten, perfshire ate te prinderve te saj.
    Luga e madhe te shklyen gojen!
    Une me gjithe zemer uroj qe vdekja e saj nga zemra, e pazakonshme per moshen e saj shume te re, te mos kete qene per shkak te abuzimeve qe shpesh e shpesh, shohim e degjojme, per keto lloj yjesh te skenave.
    Por, cfardo t’a kete shkaktuar tragjedine e saj, abuzimi apo ataku natyror ne zemer, mua me pelqen me shume ta imagjinoja Adelajden 31 vjecare, tashme te martuar, me burrin dhe familjen e saj ne krah, sidomos dhe me femijet e vet ne krahet e vet ne castet e fundit dhe, pse jo, edhe me nxenesit dhe koleget e vet mesues ne funeralin e saj, edhe pse ne kete rast nuk do te kishte si eulogji hartimet e shpifura mediave.
    Pushofte ne paqe!

    1. ujvara says:

      Vajzat e zakonshme qe martohen ne rrethe e fshatra nuk jane duke bere ndonje gje te jashtezakonshme ne kontekstin e tyre, ndersa vajzat qe cajne perpara dhe ja dalin sigurisht qe po bejne dicka te jashtezakonshme, dhe si rrjedhoje edhe vleresohen me shume. Ne fund te dites, nje shtet nuk mund te operoje sic duhet po nuk pat lindshmeri per te sjelle burime te reja njerezore, por gjithashtu nuk mund te funksionoje sic duhet pa patur emigracion te brendshem apo te jashtem, i cili servir energji, intelekt, dhe kontribut te vyer ne institucione apo biznese te ndryshme. Dhe ky lloj emigrimi, te cilin edhe e ndjera ndermori duke levizur nga Kavaja ne Tirane, sigurisht qe vleresohet me shume se hapja e shaleve apo gatimi i piteve dhe byreqeve nga femrat e ngelura neper rrethe. Se, qe Adelajda t’ja dilte ne Tirane, si gazetare yjesh per me teper, i nevojiteshin disa kualitete shume here me te rralla sec mund te kete ndonje femer e zakonshme rrethesh. Madje edhe nje gazetare gjeneraliste lajmesh nuk krahasohet dot me nje gazetare per tema specifike si politika apo showbiz, sepse keto te fundit duhet te kene dhunti dhe njohuri te specializuara per ato fusha. Pra Adelajda jo vetem qe ishte e afte per te care ne nje supertreg si Tirana, por kishte dhe aftesi te specializuara ne fushen e saj. Aq e afte ishte sa te gjitha yjet qe ajo ka njohur e intervistuar nder vite e nderuan me fjalet dhe kujtimet e tyre me te mira. Po, kariera mbase ja vonoi pak planet per familje, sic ka bere me shumicen e profesionisteve fundja, ama edhe familja qe do ndertonte Adelajda do kish qene shume here me cilesore se familjet qe po ndertojne shumica e atyre te rretheve qe po mundohesh te mbivleresosh ti ketu duke nenvleresuar sakrificat qe bejne profesionistet tane.

    2. alpha says:

      ShKrimi i bukur por edhe pse erdhi nga Kavaja ne Tirane e nuk u martu ta ndertonte familjen e saj nuk eshte ndonje pune e madhe , cfare krahasimesh thua ti je bere dallim Los Angeles me Tirane , pune e madhe si nga Kvaja si nga Tirana cdo kund mund te gjeshe njerez te arrire , diferenca e 50km mo. Ikja nga Kavaja dhe jeta ne Tirane ishte me shume pune marketingu ne Big Brother , ta beshe me sheje diferencuse te keqe per arsyje idiote siq eshte dallimi 50 km . Sigurisht asgje me shume e asgje me pak se mendjemadhesi hipokrite e vajzave kryeqytetese karshi krahinave 50 km , te cilat medojne qe jone super njereze .

  5. Zigur Qarri says:

    Kafsheri!
    Nuk mund ta mbyllesht dot skepin,te pakten sa te varroset e ndjera?

  6. Miranda says:

    Cfare do thoja, i tha “Posejdoni”!

  7. Altini says:

    Posejdon ishte kenaqesi te lexoje shrimin tend, shume here me lart se kazhani

  8. sadna babul ka bidai says:

    NJERIUN NUK SHIKOHET VETEM NGA BUKURIA POR NGA CILESIA FEMERORE OSE NGA ZGJUARSIA QE MUND TE KET PASUR .VAJZAT QE ECIN PERPARA ESHTE DIKUSH QE I SHTYN , SEPSE ASKUSH NUK ECEN PERPARA PA DIKUSH PERPARESIA NUK ESHTE VETEM BUKURIA POR CILESIA E SHPIRTIT .NJERZIT KANE PARAGJYKIM JO SHUM TE KENDSHME , SEPSE VARET EDHE SHTRESA E NIVELIT EDHE KEMI PARAGJYKIM TE GABUAR .POR CDO KUSH NGA NE NUK MUND TE JETE PERFEKT AS NIVELI SHTRESES SE LARTE , AS NIVELI I MESME . NJERIU KA HAPESIRE DASHURORE NJEREZORE PER SHOKET PER MIQ , PER CKA NA RRETHON NDAJ VETES TE CDO NIVELI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje