Kryeqytetin e Serbisë e ka zaptuar një përbindësh. Këtë përshtypje së paku mund ta fitonin konsumuesit e mediave serbe. Rrjedhimisht përbindëshi quhej Herta Müller, është rritur në Rumaninë fqinje dhe është laureate e çmimit Nobel për Letërsi. Herta Müller është mysafire nderi e Panairit të Librit në Beograd, i cili përfundon këtë të diele. Është traditë që mysafirët e tillë t’i prezantohen publikut në një mbrëmje në Teatrin Dramatik të Jugosllavisë, skenës më të njohur të vendit. Edhe Jozef Brodski, Çesllav Milloshi dhe të tjerë dikur ishin prezantuar kështu para beogradasve. Aktivitetet e tilla kulturore janë ngjarjet më të rëndësishme të jetës kulturore të kryeqytetit dhe qindra vende të teatrit qenë të zëna deri në fund, madje edhe kapaciteti i dyfishtë do të mund të mbushej.
Por, prezantimi i Müllerit dështoi plotësisht, nëse duam t’i besojmë shumicës së raporteve të mediave. «Politika», që nga viti 1904 gazeta e obligueshme e serbizimit, për të cilën që më 1913 shkroi Lev Trocki, gjë që vlen edhe sot, pra kjo gazetë paguhet nga qeveria, domethënë «Politika» shkroi: «Laureatja e çmimit Nobel keqpërdorë mikpritjen në Beograd». Ky ishte reagimi më i moderuar. Në ballinat e tjera Müller ishte «bërllok» («Srpski Telegraf») ose një grua që serbët «i fyen si kriminelë» («Informer»). «Herta njollos popullin serb» shkroi «Veçernje novosti» dhe kryegazeta e revolverizimit në pazarin e bulevardit serb, «Kurir», një faqeje të tërë ia vendosi këtë titull: «E bija e një oficeri nazist pështyn mbi Kishën Ortodokse Serbe dhe mbi serbët». Nën të një foto e Hitlerit me shënimin mbi babanë e Müllerit, i cili ishte pjesëtar i njësive naziste. Titulli: «Babi vrau për Hitlerin».
Pastaj e morën fjalën edhe poetët dhe mendimtarët patriotikë serbë. Emir Kusturica, për shembull, fitues i palmave, luanëve, globeve, cezarëve dhe çmimeve të tjera të arta, të argjendta dhe të tjera, post festum propozoi që do të kishte qenë më mirë që Herta Müller të ishte ftuar në një panair të veturave apo në një paradë ushtarake se sa në një festival letërsie. Kusturica, një shovinist serb me dashje, i lindur në Sarajevë, i cili e ndjen si njollë origjinën e tij myslimane dhe përpiqet ta kompensojë atë prej vitesh përmes serbizimit të vrazhdë dhe respektit të inskenuar publikisht për liderin e serbëve të Bosnjës Radovan Karagjiq, të dënuar nga Tribunali i OKB-së për krime të luftës, pra Kusturica supozoi se Alfred Nobeli do të rrotullohej në varr pas fjalëve të Müllerit.
Me këto gjëra do të mund të mbusheshin faqe të tëra, por çfarë tha në të vërtetë ofenduesja e publikut? Në vitet ’90 Müller disa herë në esetë e saj mbi luftën në Jugosllavi kishte mbajtur qëndrim dhe që më 1992 kërkoi ndërhyrje ushtarake: «Kujt i duhet pacifizmi, i cili thekson se është kundër çdo lufte kur lufta bën kërdi?» Rrjedhimisht, më 1999 ajo përkrahu luftën e Kosovës, pra sulmet e NATO-s kundër Jugosllavisë së Slobodan Millosheviqit: ajo tha se nuk e kuptonte qëndrimin arrogant të shumë intelektualëve kundër NATO-s: «Kush i zhvillon katër luftëra brenda nëntë vitesh, kush hap varre në mënyrë kaq pragmatike ashtu si të tjerët që ndërtojnë rrugë, kujt i duket vrasja si pirja e një gote me ujë, ai s’mund të ndalet me fjalë».
Në Teatrin e Beogradit ajo tani nga njëri prej moderatorëve të mbrëmjes (nga autori i këtij teksti) u pyet nëse edhe më tutje qëndron pas fjalëve të saj. Në raste të tilla të tjerët mbase duke kujtuar vitet e shumta që kanë kaluar do të thoshin se më shumë duan të flasin për librat e tyre dhe për të tashmen, por Herta Müller është një grua e fortë nga Banati dhe nuk dorëzohet lehtë. «Sa i përket kësaj çështjes së luftës, jam e të njëjtit mendim, po», tha Müller dhe foli guximshëm kundër fishkëllimave, britmave dhe ftohjes që ndihej në trup në sallë.
Kur ajo tha: «Ky vend i ka shkaktuar vuajtje vetes, edhe serbët i kanë shkaktuar vuajtje vetes dhe me ketë duhet të jetojnë. Kur i sheh gratë e Srebrenicës, zemra më këputet edhe sot», shikuesi e parë braktisën sallën. Por, Müller nuk pranoi që për këtë shkak të flasë sipas qejfit të shumicës: «Sepse unë besoj se shumë gjëra patën ndodhur, Kosovës dhe Bosnjës iu patën shkaktuar shumë vuajtje, ishte ky nacionalizëm i pështirë, në të cilin, siç besoj unë, edhe kisha ortodokse është përzier fuqishëm». Thua se po lexonte një listë me thyerje të tabuve ajo kritikoi edhe Vladimir Putinin, shenjtorin e serbëve patriotikë, si nxitës të luftës dhe bandit, pastaj rrëfeu për frikën e europianëve lindorë nga Rusia. Kjo frikë në Serbi është më pak e theksuar, sepse serbët, ndryshe nga polakët, hungarezët, çekët apo sllovakët, kurrë nuk e shijuan sundimin nga Moska.
«E kam thënë këtë atëherë dhe deri më sot besoj se ka qenë e drejtë», tha Müller duke përmbledhur bindjen e saj se dëbimi ushtarak i soldateskës serbe nga Kosova më 1999 ka qenë veprim i duhur. «Përse ekziston NATO? Dikush duhet të thotë: njerëz, jemi në anën tuaj». Edhe në qarqet liberale jo gjithçka që tha Müller hasi në mirëkuptim, aq më tepër që u bë e dukshme se ajo nuk e njeh Jugosllavinë aq mirë sa Rumaninë. Por, nuk ekziston vetëm Serbia e rënë në kllapinë e dhimbjes për vetveten, pra Serbia e Kusturicës dhe e gazetarëve rrëmujaxhi që qesin shkumë për goje. Publicisti liberal Dejan Iliq shpotiti në një kolumne mbi tronditjen e përgjithshme: sapo jemi rehatuar në qoshen e viktimës së historisë, sipas të cilës shekulli i ’20 na paskësh qenë një epokë e vuajtjes serbe «dhe pastaj vjen kjo gjermania, madje nobeliste, dhe thotë: serbët janë fajtor për gjithçka që u ndodhi në fund të shekullit të ’20 dhe mes serbëve sidomos Kisha Ortodokse Serbe».
Sonja Biserko, kryetare e Komitetit serb të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe prej shumë dekadash një aktiviste e guximshme për një Serbi liberale, e cila ishte e pranishme në paraqitjen e Müllerit, tha se është «e pashmangshme» që shoqëria në Serbi të dëgjojë se çka mendojnë të tjerët për të. Në vend të kësaj «u krijua një atmosferë, e cila është kundër çdo dialogu dhe çdo debati mbi përgjegjësinë e regjimit të Millosheviqit. Në vend se të distancohen nga regjimi i tij, Millosheviqi po rehabilitohet dhe po kremtohet si politikani më i madh serb. Shoqëria nuk është e gatshme të pajtohet me faktet e gjalla», tha ajo dhe kujtoi se në Akademinë Ushtarake serbe sërish po madhërohen kriminelët e luftës dhe dinjitarët e kishës ortodokse dikur bekonin paramilitarët serbë para se këta të niseshin të vrisnin myslimanë.
Epilogu: vajza e një ushtari nazist ia mbajti pasqyrën shoqërisë serbe. Shumë prej tyre që shikuan në të, dalluan vetëm një surrat të urryer – dhe e ngatërruan atë me fytyrën e Herta Müllerit.
Te drejtin se hupe zoti ! Populli e shteti mike i Gjermanise u tregua dhe po tregohet si popull liberal ,zemergjere dhe tejet demokratike .Shpesh shkruhet e flitet se Gjermanija ashtu ose keshtu beri ose sberi etj etj pa hyre ne detale po e ilustroj me nji shembull konkrete. Kur Gjermanija e pushtoi EU e kuptohet edhe anet tona te gadishullit Ilirike .E kam bindjen personale se shkalla e lirise dhe e demokracise ishte ma e avancuar se sa sote ne Serbi dhe ne Greqi !! Ne dy krahinat e okupuara shqiptare Sangjaku i Pazarit te Ri dhe Qamerija edhe sot e kesaj dit slejohen shkollat shqipe kurse ne ate kohe kishte shkolla shqipe per popullsisne autoktone shqiptare te asaj ane .Rrnofte miqesija Gjermano-Shqiptare .
kusturice nji flliqesire naziste serbe dhe mbrojtes i hitlerit serb dhe shok i ngusht i goran bregoviçit. goran bregoviçi i cili vllahi edi rama i pat dhuruar çelsat e Tiranes. ky pervers mafjoz po demaskohet dhe do ta pesoj shum keç!
Bravo Muller.Serbet ,perfshi myslimano serbin Kusturica ,nuk kuptojne se lufta ne Bosnje dhe Kosove ,e organizuar nga Milloshevici dhe klani serbomadh kishte karakter racist ,por edhe fetar.Fakti qe kroatet ,sllovenet ,maqedonasit ,dhe se fundi malezest u shkeputen me luftra te shkurtera ose pa luftra ,deshmon qarte edhe per karakterin fetar te luftes ne Bosnje dhe Kosove .Natyrisht ketu ka pergjegjesi edhe kisha ortodokse serbe.E keqja nuk eshte vetem e kaluara .Problemi eshte se shumica e sebeve jane te semure me shovinizem gjenetik.Ata nuk kuptojne as vrasjet e tmerreshme te femijeve ,grave ,pleqve ,te njerezve te pambrojtur.Njesoj si shume gjermane ne 45..n bejne te paditurin ,te pafajshmin .Por pas luftes gjermanet paten nje reagim te forte ,dhe akoma sot pas 72 viteve gjithmone peresrisin pergjegjesine historike .Ndersa gjeneralet kriminele serbe ,edhe pse plaget e luftes jane te fresketa ,nderohen ne shkollat ushtarake serbe .Fakti qe babai i Muller mund te kete qene oficer ne ushtrine gjermane ,jo vetem nuk e ben ate pergjegjese ,por e nderon akoma me shume per qendrimin aktiv kunder krimeve ndaj njerezve te pambrojtur .
Ka thene te verteten.
Serbia nuk ka zene mend dhe nuk do zere mend me Europen kurve qe ben sikur e rreh, por ne te vertete e perkedhel duke mos i kerkuar demshperblimet per te gjitha lufterat e viteve te 90.
Serbia duhet te kthehet ne permasat e saj reale, qe eshte vilajeti i Beogradit dhe asgje me shume.
Nese nuk ndodh kjo gje atehere do kemi perseri luftera rajonale pasi mentaliteti i fillimshekullit 21 me ate te fillimshekullit 20 jane 100 vite diference.
Epokes se standarteve klienteliste dhe konjunkturale iu ka ikur koha prej shume dekadash, por europianet kur shkojne ne Beograd trullosen nga shlivovica dhe iu duket rajoni njelloj deri ne ate mase sa barazojne agresorin me viktimen. Serbet e kane me te rende trullosjen pasi ata duan me patjeter te jene viktimat e atyre qe vrane edhe pse te vraret gjenden ne varreza masive dhe serbet jane duke u ankuar per “viktimizimin” e tyre.
Emir Kushturica eshte serboboshjak muslimut dhe normalisht qe kombin shqiptar muslimutat e urrejn.
….ishte ky nacionalizëm i pështirë,në të cilin,siç besoj unë,edhe kisha ortodokse
është përzier fuqishëm!!!!!!!!!!!!!!!!Herta Müller
Greket megjithese antare te NATO-s,ishin te vetmit kundra ndimes se Kosoves,dhe e gjitha
kjo ne saje te presionit te Kishes greke, ecila doli haptas ne perkrahje te krimineleve serb.
Historiani dhe profesori i shkencave politike Kristos Katsioulis shkruan per rrolin negativ te Kishes greke
ne luften e Kosoves keshtu:
“Kunder politikes se Bashkesise nderkombetare per Kosoven filloi
rezistenca dhe kundershtimi ne Greqi,ku te rekrutuarit ishin nga partite
e vogla dhe nga Kisha ortodokse.Kryepeshkopi Kristodulos, si nje figure
kalorsiake bazohej kryesisht ne afrimitetin e tij me serbet ortodoks si
“popull vella” ne ndjenjat e perkatesise fetare,duke u ndjere i
diskriminuar nga e Perendimi ne kete konflikt”.
Laureatja e çmimit Nobel, Herta Müller, e ka thene nje te vertete te hidhur per serbet qe vertete jane fashiste te lindur e te rritur ne Karpate. Fashizmi serbomadh deri ne gjenocid dhe ne etnocid kunder shqiptareve, kunder boshnjakeve dhe kunder kroateve ia ka kaluar edhe fashizmit te Musolinit…
Thirrja e saj per bombardimin e Jugosllavise nga NATO-OTAN – thirrje njerezore per ta mbrojtur brumin njerezor te popujve – shqiptarizmin!…
Emir Kusturica nje palaço i lindur boshnjako-serb, me shpirt e mendje fashisti!…
DRENICA E KUQE
Cfare shqipe te varfer, te masakruar dhe te lodhshme ka perdorur ky palo perkthyes leshi. Ky eshte shembulli me i paster se ku po shkon standardi i shqipes moderne…kosovarizim, serbizim…ate qe turqit, greket dhe serbet nuk e arriten dot ne 500 vjet ua beri dhurate Saliu ne 20 vjet..shkaterrimin e gjuhes
E Vèrteta shkrin dhe malin mè tè madh me gènjeshtra ! Po tè parafytyrojmè njè person tè vèrtetè i lindur dhe ritur nè realita me sjellje humane, me dashuri tè pafund pèr jetèn, njeriun , ambjentin dhe natyrèn…. tè vihet sado pak pèr njè çast pèrballè çdo gjèje tè kundèrt mè atè : – Herta Muller pèrballet me botèn e gènjeshtrès dhe krimit tè maskuar ! Ka pak shpresa qè Beogradi tè civilizohet !