Nga Brizida Gjikondi
Frika nga Vetingu ka nxjerrë nga kafazi të gjitha bishat e krimit politik në Shqipëri.
Fjalimet dhe pankartat e tyre janë të neveritshme, tashmë cdo aksion i tyre ligjor, administrativ, parlamentar, qelb erë, erë frikë. Nuk paska shfaqje më të neveritshme, kur kjo kastë politike që e ka shqyer këtë vënd në cdo dimension tanimë bën si e përvëluar për moralin, imazhin dhe pasuritë kombëtare.
Kjo klasë politike që bën si e përvëluara e shekullit, ka pjellë, ka mbarështuar, ka mirëmbajtur, trafikimin e femrës shqiptare, të drogës, dhe armëve. Kjo klasë politike që tani bërtet si profane, ka bërë qilizëm për ta kapur shtetin në cdo dimension të tij, nga administrata, gjyqësori, media, biznesi, diplomacia, krimi, kudo, dhe këtë e ka bërë që të mbajë veten në jetë, të pasurohet dhe riciklohet.
Shqipëria tashmë si nga pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore është nën kafshimin e ujqërve të politikës, që edhe në rast se kane toleruar nga grabitjet e tyre dhe kanë dhënë në koncesion ndonjë copë.. minierë, lum, a pus nafte për të tjerët e kanë dhënë vetëm e vetëm që ata tja u kthejnë këtë në shërbim skllavëror.
Agresiviteti i politikës tani po krjon një klimë artificiale konfliktuale, klimë e cila po përpiqet me cdo cmim të përfshijë në këtë betejë shqiptarët, pikërisht ata shqiptarë që pjesë e kësaj klase politike kriminale nuk kanë qënë. Ata po përpiqen të heqin vëmëndjen nga vetja dhe nga hetimi dhe gjykimi që i pret. Ata kërkojnë me cdo kusht që përplasja mos jetë mes tyre dhe drejtësisë por mes shqiptarve me njëri tjetrin, dhe kjo është kriminale.
Ata janë mësuar të përdorin shqiptarët dhe ti ndërsejnë ata kundrejt njëri tjetrit në mënyrë që këta dishepuj të krimit të riciklohen si puritanë në rastin më të parë dhe të vazhdojnë të mbijetojnë. Stisja dhe amplifikimi i telenovelës Tahiri e vërteton më së miri këtë qasje që ata kanë.
Agresioni i tyre i mbijetesës është i dëshpëruar por dhe histerik, ata po godasin në shpirt jo vetëm atë dinjitet të ngritur me mund të Policisë së shtetit por edhe moralin e shtetasve shqiptarë që më në fund filluan ta respektojnë figurën e Policit shqiptar, dhe jo vetëm në vendosjen e rripit dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Agresioni i tyre i mbijetesës është përzgjedhës, jo më larg se dje, kryeministri i shqiptarve në vazhdë të qasjes dhe sinqeritetit të tij, që nuk ka cfarë ti bëj gomarit dhe i bie samarit, ju hakërrye gazetarëve argatë të terrenit për nivelin dhe përdorimin e tyre, që për mua, nuk ishte ndonjë thagmë as ndonjë e papritur, ka kohë që Kryeministri ka këtë sjellje me këtë hallkë të kapur dhe argate (jo për faj të tyre) të medias shqiptare.
Por problem nuk qëndron këtu qëndron që pikërisht dje në mëngjes në minierat e qytetit të Bulqizës, në galerinë D, ndërroi jetë punëtori Eris Keta, 30 vjeç, nga shembia e një masivi gurësh, por asnjë nga politikanët e ulërimës, pankartave të asgjësë dhe mbijetesës agresive nuk tha cerek fjale, pse nuk tha, pse u zhduk lajmi, e kujt është ajo minierë, të kujt janë ato miniera në Bulqizë dhe gjetiu, kush janë emrat e pronarve të mediave, politikës dhe krimit që kanë minierat, puset e naftës, bregdetin dhe shfrytëzimet e lumenjve shqiptarë. Këto janë të vërtetat që duan të dinë shqiptarët. Gjithëcka tjetër është hipokrizi e pastër, e dëmshme për shqiptarët e sfilitur por dhe vetë hipokritët, pasi sic thotë dhe Gomez Davila: Hipokrizia nuk është mjeti i hipokritit, por është burgu i tij.
Baravo!!
Super trime grua !
I vecante dhe shume domethenes. Thelbin e problemit. Ju lumte!
Para pak ditesh lexova nje artikullin tuaj qe nuk e aprovova plotesisht! Sigurisht nuk mund te me pyesesh mua per ato qe mendoni she shkruani,por sot gjerat jane me te kthjellta! Eshte Vettingu! As Rama as Berisha as Meta nuk kane imunitet,por kane frike deri ne palce! Media shqiptare eshte vene ne sherbim te politikes dhe mundet qe eshte vete pronarja e Medias! Pra Politike-Gjyqesor-Media jane nje te gjithe te korruptuar! Por te mos behemi edhe ne inteligjenca shqiptare pjese e tyre! Ju shikoni Median dhe politiken sot ? Akoma me Tahirin! Duhet lene qe sistemi i drejtesise te beje hetimet! Falemnderit per artikullin!
Agresioni i tyre per mbijetese eshte provuar,
historia persereritet ne renojat e deshperimit,
vetem se rethi i te keqperdorureve perfundon ne nje drame,
dhe keshtu fillon prape e pakuptueshme si formimi i DNA ne nje enciklopedi kodesh te pa deshifruara
ku gjithmone dalin te njejtet fitimtare.
Nje bravo e madhe per shkrimin.
Gjithcka qe kam dashur te them,e ke thene,bravo!
Te lumte Brizida! Asnje fjale nuk te bie ne toke! Atdhetare e vertete! Per persona si ty kemi nevoje sot!
Brizida Gjikondi,
Nje shpirt njerezor.
Nje shqiptare atdhetare.
Nje opinioniste e sinqerte.
Nje autore mendjemprehte.
Te lumte Brizida!Shkrimi yt eshte nje mesim per gazetaret dhe gazetaret qe sdine te bejne gje tjeter vec tu mbajne mikrofonin ne goje politikaneve dhe te merren me thashetheme,
Jo Hipokritë….se i ke ledhatuar por Mother Fucker all
Bravo zonja Gjikondi duhet te marin shembull nga ju ata gazetare pacavure
Shkrim brilant te lumte.
Kohen qe humb duke mbrojtur Edi Ramen me mire shko e beri atij nje Gojore se sa kerkon ti mbushesh mendjen shqiptareve per “Sinqeritetin” e Kryeministrit (Edi Rames). Droga e Tahirit e “Stisur”.Mortja qe ste ha ty dhe ate qe te futi ne koke ty Trute e Gomarit.
Sa mire ia bere!
Para te tille gazetraresh kushdo politikan do te kishte droje ta lendonte, jo ta kritikonte e aqe me pak ta shante. Perball profesionalizmit te gazetarit askush nuk munde te tregohet arrogant, qofte ky politikan apo shtetar.
Cfare ka thene Brisida? Vetem nxjerr Dufin sepse atyre s’u plas fare. Vetingu do ndeshkoj disa kokrra. Prona iku. Vendi u shkaterru. Pasuria kombetare vate shkoi. Ndersa ne do vazhdojme te flasim e te punojme per ata dhe femijte e tyre.
BRAVO Z. BRIZIDI.. RRESPEKTE..
Bravo Brizi, Qekur u largove nga LSI e dole ne identitet, je shume bindese dhe argumentuese.
Ja pra ky eshte identiteti yt i vertete, kjo eshte psikologjia dhe formimi yt, nuk mundet kurresesi te pajtoheshe me plehrat qe vazhdojne te vjedhin e grabisin, te vrasin e te lincojne te tjeret.
Brizida, ke thene ato qe i dine te gjithe. Nuk eshte faji as i politikaneve, as i Berishes dhe as i Rames; do me kujtosh, kjo kohe dhe ky sistem keto gjera ka dhe do kete. Kush eshte i zoti te rroje, do te rroje, kush nuk eshte i zoti do te vuaj apo do te vdes. Eshte e vertete qe mungon drejtesia, por hipokrizine nuk e shmang dot. Keshtu do te jete ne jete te jeteve. Problemi eshte se si te permiresohet pak gjendja , megjithese e veshtire me duket mua se te shkaterrosh gjithe ekonomine qe djersiten shqiptaret 50 vjet dhe ta vjedhesh ate per te formuar kapitalistet e rinj sipas shprehjes dikurshme te Berishes, nuk do te thote se prure demokracine, por korrupsionin vjedhjen, armiqesine, tradhetin e perfundimisht vellavrasjen qe kishte kohe qe nuk dukej ne horizont. Keto shpirtera te gjalle qe jane sot nuk mund te qetesohen me me ato qe kane ndodhur, prandaj kerkoni pak e nga pak ato qe mund te behen e sa te arrihen. Ana tjeter eshte se ju gazetaret hidhni ne shesh te gjitha fatkeqesite e sotme, sikur para pese, dhjete apo 25 vjetesh nuk ishin. Hidhni nje sy ngjrjeve te jetuara gjate ketij tranzicioni dhe ballafaqoni veten, kohen dhe njerezit me te. Plaget mbyllen duke u mjekuar dhe semundjet sherohen duke u kuruar e jo duke mbyllur syte per ato qe ndodhen dje qe te sulmojme kete te sotmen. Pyesni dhe doktorin per kete pune. Dhe nje pyetje te bej ty zonja Gjikondi: perse duhet te kete gazetare te djathte e te majte, mos valle pushteti i gazetarit qe pretendon duhet ti sherbeje nje pjese te publikut?! Pse e bera kete pyetje; sepse gazetari duhet te paraqese realitetin edhe kur behen pune te mira ti thote e shkruaj se rrit besimin edhe kur behen te keqia duhet ti denoncoje qe te luftohen, por gazetaret tane jane bere me keq se pd , lsi e ps. A po beni ju gazetaret te njejten gje qe po bejne keto parti? Do te ti numuroj me emra? Eshte shqetesim i madh puna e gazetareve sepse ndersen njerezit e sidomos militantet e verbuar, trafikantet, kriminelet ne mbeshtetje te partive te tyre ku u duket se do perfitojne dhe vete ose jane duke perfituar. Prandaj do te ishte i domosdoshem ekuilibri gazetarit qe ta mbronte vete pushtetin qe ka fituar, por shpesh dhe ja kane falur prandaj jane katandisur te tille. Psh, a ka pluralizem mendimi midis Andi Bejtjes e Lorenc Vangjelit apo ka kundershti qe , pare direkt , jane kontradikta antagoniste apo andi Bushatit e Shpetim Nazarkos, megjithese krahasimi qe bej eshte shume banal se nuk i vjen as te kembet Bushati Nazarkos. Sonte pashe tek new 24 Ylli Rakipin ne nje emision me Lubonjen, Bushatin, Bejtjen, Babaramon dhe nje e ftuar Klodiana a nuk e di si quhesh dhe sinqerisht me vinte keq per gazetarine dhe ndjeva keqardhje te jashtezakonshme. Tamam sikur ishin mbledhe shtrigat e kuvendonin me njera tjetren. Gazetare jane keta, kane shqetesim per popullin dhe vendin?! Kjo eshte shkuar hipokrizise qe permendni ju, eshte banalitet. E hajde te kesh respekt, ti degjosh apo te bashkebisedosh me ta.Dhe shume me keq ta quash pushtet gazetarine! Nuk e di se çfare duhet pastruar me pare ne Shqiperi; politika, drejtesia, policia apo gazetaria. Te gjithe me duki si hipokrit. Te kerkoj falje qe tu drejtova ty, por kjo eshte gjendja juaj, kopjoni politiken bastarde te kultivuar qe prej 1991 si ajo kuskuta ne perimet e mbjella.
Mire e ke Lora,i dijne te gjithe por nuk i thone te gjithe.
Bravo, Lora ! Nje leksion per analiste-gazetaren Gjikondi , qe flet ne pergjithesi , pa asgje konkrete …zaten, si ish-politikane e LSI qe ka qene , i duhet te flase neper dhembe…!
nje bravo e madhe,,i ke rene pikes..
Kush sistem drejtesie more Kris? E thene drejt nga Brisida por si zgjidhet???
No koment ! Ju faleminderit !
NJE BRAVO te madhe ke nga populli shqiptar
Bravo Zonja Gjikondi.
Gazetarë si ju dhe Mero Baze kemi nevojë,për pa anshmërinë dhe realitetin që shkruani.
Vetëm kështu mund tè dalim nga ai Kazani i Mediave
që janë të kapura nga Klanet Politike dhe Familiare.
Respekt.
“Stisja dhe ampflipikimi i telenoveles Tahiri e verteton me se miri kete qasje qe ato kane.” Kjo eshte thelbesoja, konkretja, qasja ne shenjester qe ne menyre te ndergjegjshme plot rafinate ideologjike per tu larguar nga e verteta qe me mjeshteri retorike drogon masat/lexuesit ne kete rast si propogande ambalazhuar sigurisht me pejzazhin trashanik qe nuk mund te fshihet.
Nuk eshte per tu habitur kaq shume sepse keto qe shkruan Gjikondi, kane qene jane dhe do te jene per sa kohe qe do qeverisemi nga “te zgjedhurit tane”. Te pakten tani jane zbuluar aq shume “petet e lakrorit”, sa qe duhet te ndergjegjesohemi per te kuptuar, se pa nderhyrjen e te huajve, ne (shqiptaret) nuk jemi ne gjendje te vetqeverisemi. Zgjidhja e vetme eshte Protektorati Nderkombetar i nje shteti te bashkuar Shqiperi+Kosove. Perndryshe politikanet tane, ne nje kohe te shkurter, do ta zhbejne Shqiperine, Kosoven bashke me identitetin e shqiptareve ne Ballkan.
Bravo,bravo!, deri diku…
Se po ,do te ishte vertete per bravo sikur Zoja te kishte bere ate hap qe gazetaria shqiptare nuk po do e nuk po arrin me ba.: me shkruar se ne cdo vend te botes minatori x vdiq ne minieren Y qe manaxhohet nga kompania Z.
Pra,Brizida, kthehu prape artikulit edhe plotesoj siç duhet.
Abcja e gazetarise kur ku kush si pse
Pra ne kete rast ne bulqize minatori x vdiq ne minieren Y ,prone e Z, nga mosrespektimi i kushteve elementare te sigurise,vetem per me fituar pronari Z ma shume pare
Bravo,bravo!, deri diku…
Se po ,do te ishte vertete per bravo sikur Zoja te kishte bere ate hap qe gazetaria shqiptare nuk po do e nuk po arrin me ba.: me shkruar se ne cdo vend te botes minatori x vdiq ne minieren Y qe manaxhohet nga kompania Z.
Pra,Brizida, kthehu prape artikulit edhe plotesoj siç duhet.
Abcja e gazetarise kur ku kush si pse
Pra ne kete rast ne bulqize minatori x vdiq ne minieren Y ,prone e Z, nga mosrespektimi i kushteve elementare te sigurise,vetem per me fituar pronari Z ma shume pare ..
Kur ju te tregoni te verteten si duhet,ndoshta edhe populli do reagoje se nuk reagohet kunder fantazmat po kunder x apo Z qe shkakton deme edhe vdekje ne fillan vend..
Bej edhe ti nje cik tym si I gjith kazani mediatik. Mjafton te krahasosh pyetjet qe media I drejton krimineleve Sali, Basha dhe Meta me around qe I drejton Edit te shohesh qe te kuptosh qe ne fakt Meta gazetare Jane Jo vetem idjote por edhe servile shqupiste.
Ne keto 25 vjet vetem Edi eshte perpjekur dhe vazhdon te perpiqet per te bere shtet.
Si nuk ka frike as nga vettingu dhe as nga prokuroret e shqupit. Saliu po ka frike nga vettingu, si ka frike see do humbasi prokuroret dhe gjykatsit e Vicidoli.
Kriminele thua dhe jo Hipokrite.
Skllaverine e kane sjelle me vete voten e shqiptareve qe vene e brohorasin per koncesionet. Minatori vdes ne duart e koncesionit. Pasurite e shqiptareve shiten e blihen oer qef. Ne i duartrokasim.
Endera demokratike ishte nje mashtrim per vjedhjen kombetare.
Fakti qe keta kriminele vazhdojne te mbartin mesazhierin e kesaj endere tregon qarte per deshtimin e saj.
Shteti demokratik fillon nga vendosja e ligjeve ne interes te shtetasve dhe jo te pakices politike.
Asnje ligj apo vendim qe cenon pasurite kombetare e private nuk duhet lejuar nga populli te zbatohet.
Po ky fare mileti legen e meriton.
Kur Basha shiti detin asnje nuk doli te dera e kryeministrise ta bllokonte me gjithe minister grek.
Ashtu si nuk del njeri kur Bankers Petroleum helmon me gaz fshataret. Apo kur lumi jepet per koncesion. Apo kur plerat e Evropes marrin rrugen per Shqiperi.
Hani miell serb o popull se ndoshta ju helmon helmin e trurit te kalbur qe keni. Dhe jua sheron.
Të lumtë! E shkëlqyer sa s`bënë më, në gjykim dhe analizë e një njeriu shumë të zgjuar dhe shumë guzimtare. Natyrale e rrallë si njeri i shoqërisë shqiptare që po venitet duke pritur të huajt, që ata të marin rolin e timonierit të shqiptarëve. Mos pusho, por shkruaj që të shërosh zemrat dhe shpirtin e shqiptarëve të vërtetë. të tilla heroina i duhen Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Jetë të gjatë e të lumtur ylli i kritikës shqiptare!
Nuk ben gje vetingu sepse dihet qe ai qe ka pasurine e ka siguruar diku i ka ne emer te dikujt tjeter etj etj ne shqiperi jane te gjithe si nje zinxhir ku hallkat jane te lidhura me njeri tjetrin dhe ky nje hallk nuk mund ta kepusin dot se rrezikohen te tjerat. Shumica e njerezve qe drejtojne shqiperine jane pasardhes te ish ministrave e drejtuesve te periudhes se komunizmit.Fatmir mediu me saliun e te birin nuk hodhen gerdecin ne ere ja ku jane jashte ne postet e tyre dhe ndoshta me mire se me pare.. ilir meten e kapen me nje trast me leke eshte presidenti aktualisht i shqiperise etj etj si keta jemi qesharak si popull harrojm shume shpejt dhe nuk dime te kerkojme gjerat e domosdoshme te jetes sone…Rumunet Causeshkun e pushkatuan ne oborr ne shqiptaret u morem me bustin e diktatorit e nuk lam magazine pa vjedhur e fabrika pa djegur… sa shume arrakate paskemi qen!!!!