Nga Lorenc Vangjeli
Me urra, o burra, me heshta dhe hushta, me tyta dhe qyta kundër kryeministrit! Ai shau gazetarët. E bëri hapur. Përdori fjalor nga ai që dëgjohet edhe në lokale mbas mesnate mes shokësh që i bashkoi tavolina dhe i ndan alkooli. Në fillim fyeu reporterët e terrenit, ata që e mbajnë mikrofonin si adoleshenti Smartphone-n. Pastaj u “ngjit” më lart, tek gazetarët që rrinë në zyra, tek ata që flasin në studio dhe më pas akoma, edhe tek pronarët e mediave. Përgjithësisht kështu u raportua çfarë ndodhi të mërkurën mes kryeministrit Rama dhe një grupi reporterësh në oborrin e Kuvendit.
Të pickuar nga mllefi i kryeministrit, të gjithë gazetarët u bënë bashkë. Vunë helmetën e pavarësisë në kokë, rrëmbyen armët e zanatit, i bënë apel zakonit të solidaritetit dhe ju përveshën Ramës në një kundërsulm frontal të tipit: “Fjalët mrapç!”
Në fakt, e gjithë dita e vjetër pati një keqkuptim të madh. Shumë të madh. Dhe keqkuptimi më i gjatë në atë grup njerëzisht të bashkuar e të ndarë nga mikrofona dhe kamera, ishte vetë kryeministri. Çfarë dhembi ishte vetëm formë. Përbajtja ishte krejt tjetër. Për shembull, po të ndryshojnë personazhet dhe vendi ku u vu në skenë sokëllima inatçore e kryeministrit, pra, nëse po ata gazetarë do të ishin në redaksitë e punës së tyre dhe përballë të kishin jo Ramën, por kryeredaktorin përkatës, gjithçka do të ishte tmerrësisht normale dhe e përditshme. Dhe fatkeqësisht kryeredaktori i tyre qeveritar, kishte të drejtë në shumicën e asaj çfarë tha.
Çfarë ndodhi realisht mes palëve?
Rama tha se gazetarët shërbejnë si tel bakri që nuk mbajnë përgjegjësi për çfarë përcjellin. Kjo është e vërtetë. Madje më shumë se kaq. Për traditë apo për paaftësi, media është edhe më shumë se një rrotull naive teli bakri. I ka ndodhur të jetë njëkohësisht edhe kolektori fatkeq që ka transportuar gjithë atë baltë dhe të pëgërë që prodhojnë personazhe të pafundëm që paguhen si “politikanë”. Politikanët e gazetarët janë në simbiozë të plotë. Në këto pothuaj tre dekada pluralizëm, politika dhe media kanë qenë një çift i pandarë në shkëlqimin e munguar dhe në mjerimin e përbashkët etik.
Rama tha se gazetarët kanë një marrëdhënie të ngushtë me injorancën, paditurinë dhe idiotësinë. Pavarësisht se terma të tillë janë shumë të fortë dhe kërcasin, ato mund të përdoren për të ilustruar raportin me dijen dhe profesionalizmin e një pjese të konsiderueshme të njerëzve që paguhen si “gazetarë”. Por bashkëjetesa e medias dhe politikës në këtë lloj optike është e pandashme. Një deputet në bibliotekë është objekt më i rrallë se një shishe vajguri me etiketën idiot, në një dyqan parfumesh.
Rama tha se gazetarët janë amlifikatorë thashethemesh. Nuk gënjeu. Kështu është. Edhe në këtë rast, duke njohur lehtësinë me të cilën media gjëmon kokulur batutën e rradhës së kryeministrit siç ndjek pula kokrrën e misrit, kryeministri ka të drejtë. Por martesa e politikës me median në ushtrimin e zejes së thashethemit është bazuar si në formulën e famshme të ceremonisë në kishë: deri sa vdekja t’i ndajë. Madje më shumë se kaq.
Media dhe politika janë Bonnie dhe Clyde shqiptarë. Jo nga dje. Jo vetëm sot, por me sa duket, edhe për shumë kohë përtej. Në këtë çift, Rama di të jetë njëkohësisht edhe njëri, edhe tjetri. Nëse do t’i duhej, Rama sot, njëlloj si Berisha dje, do të ishte padyshim një nga gazetarët më të talentuar të politikës në secilën redaksi lajmesh dhe secilën studio debati.
Monologu i fortë i kryeministrit dje përpara gazetarëve është keqkuptuar nga të gjithë. Sepse palët ishin secila në rolin e vet. Kryeministri aktroi. Dhe e devijoi mjeshtërisht debatin e ditës në një konflikt të ri e të shpikur. Dje nuk flitej për dramën e flirtit të mundshëm të politikës me krimin, por debatohej nëse duhej që në zanatin e ashpër të gazetarit, të kishte dhe ndërhyrje të tilla. A thua se media është një hobby prej balerine dhe gazetarët janë flutura delikate që ju shkunden krahët nga fyerjet.
Kryeministri ka shumë kusure, por që ju ndërhyn gazetarëve në profesion ky nuk është mëkat. Për të, si një krijesë mediatike, është një trill i pafajshëm dhe i zakonshëm. Eshtë pothuaj një akt atvrasjeje që është tmerrësisht i rëndomtë në politikë. Pasardhësi vret paraardhësin. Në këtë rast, Rama tenton të vrasë median që e shpiku dhe e doroviti si politikan në paraskenën kryesore të vendit.
Kryeministri u akuzua se kishte shpikur kasetat e gatshme të trasmetimit që kur ishte kryetar bashkie në Tiranë, se nuk linte pronar medieje, drejtor, kryeredaktor, redaktor, reporter, montazhier e portier që punonte në media pa i ndërhyrë në zanat. Por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës sepse gjysma tjetër e saj është se nuk kishte mbetur pronar medieje, drejtor, kryeredaktor, redaktor, reporter, montazhier e portier që punonte në media dhe që nuk e kishte pranuar ndërhyrjet e Ramës. Edhe në këtë rast, bashkëjetesa e Ramës me median, dëshmohet si një martesë afatgjatë që si çdo martesë, ka ulje-ngritjet e saj, problemet, tensionet, sherret, por që vazhdon të jetë e qëndrueshme për shkak të fëmijës së përbashkët që kanë: pushtetit.
Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera, dje Rama ka qenë një njeri i keqkuptuar. Nuk fyeu median, bëri politikë duke aktruar se po fyente median.
Këto ditë, në Tiranë po zhvillohen audicionet e një filmi me autorë dy nga rusët më të famshëm të kinematografisë evropiane e botërore. Juri Arabov dhe Alexandër Sukorov kanë hyrë në ëndrrat e çdo shqiptari dhe shqiptareje për të marrë një rol në filmin me motive nga Ismail Kadareja. Fatmirësisht për konkurentët në Akademinë e Arteve, Yuri dje ishte rrugës për në Gjirokastër ku do të xhirohet në dhjetor filmi. Ndryshe, po të kishte parë audicionin e Ramës në oborrin e Kuvendit, do ta kërkonte atë me ngulm si aktor. Dhe Rama do të ishte i aftë për çdo kërkesë të skenarit, që nga roli i Enver Hoxhës, deri tek ai i një gruaje të dhunuar.
Si t’ja kërkonte nevoja politike e çastit.
. ? !!!!???
Jo pak njerez e dine se ti edhe gruan do ja jepje Rames ,nese t’a kerkonte.
Megjithate,faji eshte i gazetareve qe e ushqejne Ramen me te vetmen gje qe ai e ka si ajrin: dukjen.
Ke te drejte lina,se edhe ti keshtu kebere me tre gjithe kryeministrat!
Preshi te ka mbetur brenda dhge kujton se edhe te tjeret e mbeshtesin orgazmen tende preshiane!
ti je mut
O Lorenc; këtë herë nuk ke shkruar sipas midesë së Likes. Ki kujdes se buçe Monika do të ankohet tek Like FLORIRI dhe ka rrezik të ta presin tagjinë.
Kur dhembe dhembi, vete gjuha Prandaj ato palo te shtuquajtur gazetare te rine rahat,te marin ate roge qe bosi u a jep,te mos botojne lajme te reme dhe te mos bejne propaganda per ato palo democrat dhe ate palo hetusi qe po bejne skandale ne ate vend ,me personat digjital te Malokut Sali Berisha qe veproi si Enveri me shoket etij, duke patur gomere reth e rotull qe pellasin sa here qe I thote ai
Prandaj Kryeministri tha nje te verte per gjithe ata te ashtuquajur * GAZETARE*
Prandaj ( KUJT I DJEGE LE TA MBAJE )
Nje populli te vonezgjuar i duhen vetem gazetare te serte, te ditur dhe te guximshem si Lorenc Vangjeli e ca pak te tjere si ai.
le te hane Mune ata qe te sulmojne.realiteti eshte sic e pershruan Ti.Nje keshille kam .Mos i shko pas LSI .Ata do te marrin kum ke Bova.
Sarkazma eshte perdorur bukur ne ke te artikull!
ore po qenke fare plehere . o ndyresire po si justifikon kermat qe moren ne qafe vendin ku jetojme.
Lorenc Vangjeli je gazetari qe shfaq hapur bindjen tende ideollogjike majtas dhe kete e ka kuptu i madh e i vogel. Po si ka mundesi morr burre te jesh kaq i pa pergjeshem.sa qe thua qe Habilajt e kane marre makinen e Tahirit per te kaluar semafarin.me te kuq per tu treguar te forte?!!!!° Do i besh mire ketij vendi qe quhet shqiperi mos dalezh ne tv per opinione se po e demton per interesat e tua. TURP. Brockullaxhi
Qesharak
Ti je nje lepires dhe rron duke lepire kockat qe le politike. Pse nuk e dime ne cfare je ti. Me pis qe e ke bere gazetarine ti nuk ka cfare behet me shume. Dhe ke fytyre te fasish. I merru me ndonje gje tjeter se ne gazetari ke mbaruar….je perdorur aq keq sa nuk vlen me per asgje.
Sipas teje gazetaret nuk hyjne ne ndonje biblioteke. Po kryeministri, jo sot se nuk ka kohe (se do te merret me gazetaret, se pune tjeter nuk ka), por gjithe jeten e kaluar te tij, a ka hyre ndonjehere ne ndonje biblioteke? Apo ç’i duhet kultura kryeministrit, mjafton te dije disa batuta, se me ato drejtohet nje shtet i tere, me ato fitohen votat, me ato fyhen gazetaret (dhe jo vetem ata, por edhe qytetaret e thjeshte qe lexojne gazetat).
Edhe pse eshte publik ky rrjet do ishte mire qe komentuesit jo te ndersyerit ta kthenin ne TRADITEN SHQIPTARE TE ODES SE BURRAVE.
Por ç’ti besh te ndrsyereve qe e tregojne se kush jane me sharje e fyerje komentin e tjetrit.
“Keta” thone lehi e skerrmiti dhembet atij qe dua une, d.m.th. Balua i madh qe ka ushqimin ne dore.
S’ke ç’ti besh edhe shpifesirat qe quhen gazetare e kane mbjelle kete reagim banal!!!.
Lorenc bravoo per arsyetimin dhe analizen qe i ke bere gjitha asaj situate, e cila u perfol aq shumeeeee.