Nga Andrea Danglli
Gazetarit mund t’i hedhin makinën në erë, mund ta rrahën keqas apo edhe mund ta shohësh që bën përleshje fjalësh me kryeministrin e vendit para syve të së gjithë shqiptarëve. Ky profesion është luftë dhe ai vetë ka zgjedhur të rrëmbejë armët dhe të dalë çdo ditë për betejën e radhës! Në fund të ditës mund të jetë viktimë, mund të jetë triumfator apo hero. Fundi as dihet dhe as parashikohet.
Askujt nuk i pëlqen që t’ja përplasësh të vërtetën ndaj edhe reagimet mund të jenë të shumta, të ndryshme, apo qoftë edhe jetë a vdekje. (Siç i kemi parë dhe dëgjuar)
I nisa kështu këto reshta duke u përpjekur të kuptoj benzinën që po i derdhet debatit të hapur mbi sjelljen e kryeministrit Edi Rama me gazetarët!
Sigurisht që ishte një shpërthim i rëndë, poshtërues dhe tejet zhvlerësues për median.
Në fakt çorbën mediatike nuk e gatuajnë gazetarët e byreqeve por gazetarët që marrin dhuratë një shishe vere nën firmën “ER”. Apo më tepër oligarkët që presin të vijë në pushtet e majta ose e djathta. Nëse bota njeh mjaft skandale priftërinjsh pedofilë, kjo nuk do të thotë se të gjithë janë të tillë. Nëse ka gazetarë që veshin kostumin e investiguesit me thashetheme prokurorish dhe qytetarësh dixhitalë veç për të dalë në TV, kjo nuk do të thotë se të gjithë janë e njëjta “racë”. Ka reporterë që djersisin të pangrënë dhe s’është mirë t’i njollosim a dekurajojmë.
E dënoj deklaratën e tij ashtu siç e dënon çdo gazetar, por më shumë se kaq do më pëlqente ta sfidoja atë.
Diku dëgjova që Edi Rama duhet të na kërkojë ndjesë që na shau. Në një vend tjetër më rrahu veshin një deklaratë që ne duhet ta bojkotonim dhe më tej lexova edhe indinjatën e tipit dorëheqje.
Natyrisht që shoqatat do të reagojnë pasi “ushqimi” i tyre janë të drejtat tona kur mohohen, kur dhunohen apo edhe kur nuk ekzistojnë fare.
Ne u dorëzuam dhe më vjen keq ta pranoj se e humbëm luftën para kryeministrit që në momentin kur ulëm armët tona, ndalëm pyetjet, hoqëm kamerat dhe pastaj filluam të kërkonim të drejtat tona nëpër rrjetet sociale.
A nuk do të ishte më mirë të bombardohej ende me pyetje pavarësisht atyre që thoshte?
A nuk do ishte më me vend që të shtrydhej mirë për çdo plagë që ai ka përgjegjësi ta kurojë dhe aq më keq ta shkakojë?
A nuk do ishte më mirë që ta vendosnim me shpatulla pas murit me pyetje dhe jo me heqje mikrofoni?
A nuk do ishte më mirë ta pyesnim se ç’mendim ka për degën e medias nëpër universitete ku pedagogu të thotë që në fillim “Të bëftë Zoti gazetar se s’kam ç’të bëj!”?
A nuk do ishte më mirë që t’ja numëronim ne mëkatet përpara se të na i numëronte ai?
A nuk do ishte më mirë që të paktën njëherë të vetme të kuptoheshim si kolegë dhe të mos ziheshim me njëri-tjetrin se kush do fliste i pari dhe do jepte shfaqjen më të mirë?
A nuk do ishte më mirë që ne të paktën në këtë rast të mos bënim një autoçensurë të tillë?
Gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia humbi jetën pak ditë më parë sepse u shndërrua në makth për qeverinë por ama në një heroinë për shëndetin e demokracisë. Lexoja me kureshtje një reportazh profil rreth saj dhe kuptoja se sa e nevojshme dhe se sa jetike është një gazetari e mirë për vendin. Sigurisht që nuk uroj të kemi dëshmorë, por ama nuk do doja as frikacakë që dorëzohen para kryeministrit dhe pastaj qajnë hallet në Facebook.
Mendoj se nuk qe vendi për t’u viktimizuar në këtë rast apo për t’i dhënë mbi duar një trofe ashtu siç i pëlqen atij ta marrë. Aq më tepër nuk duhet t’i jepnim kënaqësinë për të na parë se si kacavireshim për të dalë.
Nuk jemi viktima dhe mëshira do ishte mjaft shqetësuese për një gazetar. Personalisht nuk do më pëlqente nëse dikush do më mëshironte nëse dhunohem apo do bënte sikur ishte prekur nga drama ime.
Edhe në këtë rast nuk e dua sensibilizimin madje e konsideroj ofendim nëse dikush më kontakton për të më thënë se ndjehej keq për poshtërimin që i bëri kryeministri figurës së gazetarëve.
Aq më tepër nuk do ta pranoja kurrë mëshirën e politikanëve që kërkojnë të shfrytëzojnë kurrizin tonë për të ngjitur ndonjë shkallë në karrierën e tyre. Ne jemi forcë e madhe dhe s’mund të na ulë kokën askush veç se shqiptarëve që na ndjekin duke besuar dhe shpresuar tek ne.
Mbase unë nuk jam ndonjë veteran mediumesh që të nis dhe të tregoj rrëfenja betejash të fituara apo fushëbeteja të humbura, por si i ri që jam di të them me bindje se nganjëherë e harrojmë se ç’do të thotë gazetar. Nëse do ta mësojmë mirë, besoj se s’do guxojë kurrë askush të na quante kazan! Dhe aq më tepër… kryeministri.
P.s; Një koleg dhe mik imi që ishte prezent para kryeministrit më pyeti se çdo të kisha bërë nëse do të ishe atje atë ditë. Nuk e di dhe mbase sot gjykoj pak ftohtë por i dhashë këtë përgjigje: “Gazetari irakian Muntadhar al-Zaidi qëlloi presidentin amerikan Xhorxh Bush në një konferencë shtypi pasi nuk pranonte politikat e SHBA-së në Irak. Për interesin e vendit justifikohet gjithçka, ndaj bota ka njohur “armët” gazetareske nga lapsi, tek mikrofoni dhe deri tek… këpuca.”
Po a e din se ketu tek ne ku do te perfundonte gazetari i mjere po te perdorte “kepucen”?
Ketij djalit gazetar, do t’i thosha: “Jam shume dakord me keto qe thua, por siç i the për Ramën, tani nderro adresë dhe provo t’i thuash për Metën dhe Berishën.
Po ua the edhe atyre, hallall. Po nuk ta mbajti prapanica, qepe gojën dhe rri urte.”
Edi Rama shau haptas. Basha, Berisha dhe Meta ofendojne perdite inteligjencën e gazetarëve dhe tere popullit, por pak gazetare u kundervihen me pyetje ne konference shtypi.
Varet se kujt ja hedh kepucen! Po tja hedhesh Sales, Bashes apo krimineleve te tjere te kupoles se PDse dhe iken per lesh kur Xhozi.
Po ja hodhe Edit nuk te gjen asnje gje. Kjo eshte arsyja qe Llalla eshte hedhur sot ne sulm kunder Tahirit. Llalla edhe ne opozite i lepihet Sales.
Ky artukull shkruesi eshte jo kazan po balli i kazanit.
Te na i tregoj principet e gazetarise kur te mesojne tei bejne pyetje dhe Sales apo Bashes. E dine te gjith qe keto palo gezetare ja bejne pytjen Edit me gjith pergjigje. Shkurt pytje idjotesh.
Kazani i gazetareve?
Sot ne mengjes, nje ambasador deklaroi se nje problem shume i rendesishem per Shqiperine, na qenka lufta ndaj komunizmit. M’u duk kaq medioker, kaq u llastuar, kaq paperfilles, por dhe i poshteruar.
Cfar ka mbet nga komunizmi ne Shqiperi mor debil ambasador! Industria? Shkolla? Familia? Prostitucioni? Droga? Deshira e shumices se shqiptareve per te shkuar ne vendet kapitaliste? Kapitalistet milioner e miliarder?
Qe te gjitha ne i shohim cdo dite, pervec ambasadorit dhe GAZETARIT TE KAZANIT, qe e gelltiti pa i bere asnje pyetje ketij amb dizinformues, por shume te paprekshem para gazetarit krejtesisht te papergjegjshem.
Ne parim jam dakord me sa parashtron, pavaresisht se shum gjera hane diskutim.
Por… ai mund te flisje dot dje, zoti gazetar Andre Danglli, kur ne pushtet ishte Saliu? Te merrte per bythe e te çonte tek te shumtet. Ndoshta ke qene i vogel ne moshe dhe nuk e ke ndjere dhe kuptuar, por sot duhet te brohorasesh neper rruge qe gazetari flet si e mendon dhe me kryeministri dhe kryeministri flet si qytetar ashtu si e mendon me gazetarin. gazetari nuk eshte prokuror si keta te krimeve te renda sot, por ashtu si e thekson dhe ti qytetar i nje pushteti qe ja ka dhene demokracia. Sot kete e ke, dje s’e kishe. A e ben dot ndryshimin e te sotmes me te djeshmen pa ju shmangur detyres? A e ke kurajon te analizosh e te falnderosh dot sot ate qe nuk ta mohon kete te drejte? Dhe keto kane ardhe fale Edi Rames qe vazhdimisht e ne çdo rast kerkon te ndryshoje strukturen e ndertuar prej 20 e ca vjeteve te demokracise per ca, si e dime e provuar. Ketu edhe ju gazetaret duhet te beheni pjese e se ardhmes, pa u bere “deshmore” por si luftetare te fjales lire duke pasqyruar arritjet dhe duke luftur te keqen qe ka hedhe rrenje ne ate vend, jo njerez pazaresh si ne portale ashtu dhe ne televizione qe mblidhen ca gazetare e bejne llogje…e lagu s’e lagu si ne keshillin e ndrikullave. Une mund te flase dhe me emra, pavaresisht se i dine te gjithe, por ti, meqense paguhesh per ate qe thua, te pakten, duhet te perplasesh majtas e djathtas, por ama jo si Lubonja, Bushati, Bejtja, Shkullaku, Gjekmarkaj, Rakipi, Marku, Preçi e ku ta dine une qe jane bere te padurueshem ne rrjete televizive dhe banale per gazetarine dhe kane hedhe rrenje te pashkulshme sikur vetem ata jane, nderkohe qe banaliteti tyre i mendimit shkon deri ne infinit. Ju, te rinjte, duhet te revolucionarizoni gazetarine me nje gjuhe shqipe te paster e pa dorashka, cinizem, keqdashje apo dhe ironi prej bajraktaresh te gazetarise ardhur ne ate detyre me parate e baballareve te tu e te mi si rezultat i krehjes bishtit te pushtetit politik. E sot hiqen si padrona. Ketu, pastaj, duhet te sundoje pushteti gazetareve qe i sherbejne shoqerise.
Gazetari nuk do të ishte më gazetar nëse si mjet “komunikimi” do të përdorte këpucën, e cila mund të krahasohet fare mirë me brezin me dinamit të kamikazit trushpëlarë, si pasojë e përpunimit të tij ideologjik që e shndrron në një send robotik të fanatizmit. Një gazetar i tillë, i cili s’ia del dot me mjetet e gazetarit duhet ta lërë rehat profesionin për ta bërë ata që kanë lartësinë e duhur profesionale, durimin e inteligjencën e mjaftueshme dhe ndjenjën fisnike të përgjegjësisë për të qenë i ditur e i kulturuar. Përdorimi i këpucës është luftë fizike dhe s’ka asnjë lidhje me luftën e ideve, të argumenteve logjike e të provave. Natyrisht e kemi dëgjuar interpretimin e këtij gjesti idiotesk si një gjest me domethethënie simbolike, por harrojnë se për njerëzit me tru nuk ka “send” tjetër me fuqi më simbolike më të madhe se fjala. Zëvendësimi i saj me mjete fizike pikërisht nga ata që janë diplomuar për të përdorur fjalën për t’i hapur shtigjet të vërtetës është një mjerim i tmerrshëm, që qoftë edhe pa dashje i drejton njerëzit të shpresojnë më shumë te egërsia e të humbasin shpresat nga kultura e dija.
Rama vertet eshte i “dhunshem dhe i paduruar” ne komunikim me te tjeret ,por eshte po ky Ram i “dhunshem dhe ipaduruar ” qe pa hezituar pranon padurimin dhe dhunen e te tjereve, madje edhe sharrjet me liber shpie, qofshin keto te nxjerra nga goja e njerezve ordinere, qofte edhe nga goja e politikaneve. Une nuk e di ne do te kishte njeri me gJak qe te duronte sharrje, fyerje denigruse te drejtuara ndaj tij dhe familjes se tij ne menyre te vazhdushme nga nje “politikan” si QOFTELARGU dhe ta duronte me stoicizem kaqe gjate ate !?