Nga Kreshnik Osmani
Ndahet nga jeta Adela Xhamani. Ishte një mike e mirë fejsbuku që prej shtatë vitesh më lexonte me kureshtje. Adela u bë e njohur kur u përpoq të thyejë disa tabu në Big Brother-in e viteve të para.
Vajza nga Kavaja u përpoq të ofrojë për vajzat dhe rininë shqiptare simbolikën e rebelimit ndaj realiteteve në të cilat jetojnë. Edhe pse në ato fillime Adela u konsiderua se theu tabu të medha, ajo mbeti në thelb vajza e ndrojtur dhe konservatore e Kavajës që në jetën e saj të shkurter përjetoi dilema të mëdha identitare dhe kulturore. Me të gjitha përpjekjet e saj Adela nuk ia doli të hyjë tek rrethet e larta të jetës së Bllokut. Nuk ia doli të integrohet tek jeta e “elitës” së medias, të shtypit rozë, të gazetarisë apo të biznesit të Tiranës. Ishte vajza që kërkoi një jetë të bukur, por që njëkohësisht nuk shkulej dot prej identitetit të saj prej vajze me disa norma dhe me disa kufij.
Përjetimet dhe dilemat e Adelës i kanë mijëra të rinj e te reja sot. Mos i shkatërroni jetët tuaja duke vrapuar pas iluzioneve. Ky është popull i mrekullueshëm me tradita dhe zakone të mrekullueshme. Mos hidhni poshtë gjithçka keni trashëguar nga etërit dhe gjyshërit tuaj. Jeta e Bllokut, jeta e natës, vilat, pubet, kokaina, redbulli, fustanet, bizhuteritë, fama, televizioni, reklama, jeta e luksit, avionet, veturat e bukura, biznesi, erotika, thashethemet vip, dashnorët, kronikat rozë janë një iluzion i madh që shkatërron jetët dhe mendjet tuaja.
Jeta e bukur është aty pranë familjes tënde, pranë frymës tënde, me dashurinë tënde, me bashkëshortin, të fejuarin, me dashurinë e jetës tënde. Lumturia është aty në fshatin tënd, në lagjen tënde, në katundin tënd, në cepin tënd ku frymon. Jeta e bukur është aty ku frymon prindi yt, aty tek pemët e lagjes apo të bahçes tënde ku kalojnë zogjtë, qentë, macet, të njohurit dhe të afermit që të njohin dhe të duan të gjithë. Jeta e bukur është aty ku ke dëshirë të të varrosin nëse vdes. Nga aty ku je, mund ta ndërtosh perandorinë e ëndrrave dhe të dëshirave të tua.
Nuk jam kundër shpërnguljes as kundër përpjekjeve për një jetë më të mirë, kurresesi, por jam thellësisht i bindur se sparkatat identitare janë ato që e çajnë zemrën më shumë. Adela u përpoq të futej tek një jetë të cilën nuk e besonte fuqimisht dhe u refuzua prej saj. Adela u përpoq të integrohej tek një jete që binte në kundërshtim flagrant me identitetin e saj të vërtetë të cilin e fshihte thellë dhe e maskonte mirë, që të mos ia zbulonte “elita” e rremë e jetës së bukur të Tiranës. Si Adela ka mijëra djem dhe vajza nga e gjithë Shqipëria, të cilet humbin jetët e tyre humbëtrirave dhe labirintheve plot makth të jetës “përrallore” të elitave të Bllokut.
Miku im dhe ti mikesha ime!
Jeta është e bukur me gjërat më të thjeshta të saj. Jeta është e mrekullueshme me frymën që merr në çdo ag. Me aromën e luleve, me aromën e dheut, me diellin që të prek butë mbi lekurë. Është e bukur me çdo frymë e mendim. Është e bukur me çdo ëndërr të cilës je i gatshëm t’i falësh jetën.
Është e bukur me një shëtitje kapur dorë për dore me njeriun që do, pranë lumit, liqenit, malit, detit, rrugicave të ngushta të lagjes, apo metropoleve të mëdha në Lindje a në Perëndim. Është e bukur, me një puthje, me një përkëdhelje, me një buzëqeshje dhe një përqafim. Jetoni jetën e vërtetë sepse iluzionet janë drogëra të forta që dobësojnë sistemin imunitar të lumturisë dhe ngacmojnë e provokojnë arrest kardiak. U prehsh në paqe Adelë. Qofsh nën përkujdesjen e Zotit tënd të cilin nuk e mohove kurrë!
Sa I larte ky shkrim.
ME KEQ ARDHJE NGUSHLLIME FAMILJES SE ADELES .ESHTE E VERTET QE CDO GJE VJEN AROMA E ATDHEUT TEND ,DHE TE KATUNDIT TE VET DHE MANTALITETIN E FEVE TE CDO KUSH ,SEPSE SHKRUHET QE ,CDO KUSH NE SHTEPIN E VET ESHTE MBRET DHE BEN SI DI VET ,NE SHTEPIN E HUAJ NUK JETON ASHTU SI DO VET SE MENTALITETE NDRYSHOJNE DHE NJEREZIMI PO ASHTU
Ky eshte nga keta qe per liri te ofron te mbulohesh me shami. Lereni Adelen atje ku eshte. Te gjithe flasin shume vetem per tre dite pasi vdes nje person pastaj harrohet.
Kavaja eshte nje qytet mbytes sa c’eshte dhe jeta ne bllok.
Kush eshte ky Kreshnik Osmani mo, se me letra merem, por kurre nuk ia kam degjuar emrin, apo eshte edhe ai si kjo Adela tek arti i tallavase apo guzhina e katundeve….?
Bravo Kreshnik ,shpresoj qe te te lexojne.
sa dit ka qe ka vdekur kjo vajza e bb po lereni te fler e qet
Cfare i keni keto budalliqe qe botoni more! Te kishin mendjen e ketij tipit njerezit, do jetonin akoma ne epoken e gurit, pa evolim e emancipim.
Një perlë e vërtetë,e ndjeshme,hyjnore, e dedikuar dhe jo vetëm për vajzën aq shumë të dashur që iku nga këjo botë në moshë të re,por për këdo të ri e të re apo edhe madhor që ropatet pas iluzioneve,duke ju larguar burimit që të jep gëzim e lumturi,që është populli yt,vendi jot i mrejullueshem.Përshëndetje Kreshnik Osmani që me aq vërtetësi dhe dashuri ke shkruar-tamam si një Testament-.
Ne fakt artikulli nuk len indiferent duam apo s’duam ne. Ne nje fare menyre ka thene troc realitetin qe fatkeqesisht ka kapur prej fyti shume te rinj, dhe qe fatkeqesisht, ka nga ata qe bien ne kurth te ketij cikli vicioz. Me vjen shume keq per kete vajze te re qe endrra iu pre ne kulmin e rinise se saj. Nuk duhet keqkuptuar ky shkrim, perkundrazi duhet vleresuar per alarmin qe gazetari ngren me shume te vertete per rinine e sotme ku me te dobtit shkojne drejt deziluzionit. Une perkundrazi kuptoj keqardhje ne fatin e saj te trishte qe ky gazetar ven theksin. Eshte mjerane nje pjese e madhe e te rinjve qe kujtojne se jeta eshte vetem temina xixelluese…
Shkrim regresiv dhe dekurajues per rinine shqiptare, sidomos ate te rretheve apo lagjeve periferike te Tiranes me ambicie per nje jete me te mire. Ne rradhe te pare, Adelajda nuk kerkoi te hidhte poshte identitetin e saj per Bllokun dhe tundimet e tij, por thjeshte nuk donte te jetonte nje jete te kufizuar brenda kontureve dhe dogmave qe shkruesi i konsideron si tradita hyjnore. Adela donte te behej gazetare ne Tirane dhe u be gazetare ne Tirane. Ajo e arriti qellimin e saj. Nuk ka asgje te keqe te kesh synime te tilla ne jete, pertej lumit, liqenit, apo livadhit te provinces. Jo te gjithe do kene atak kardiak nese largohen nga fshati per te punuar ne Tirane ne profesionin qe duan. Vete fakti qe rasti i Adelajdes na shokoi aq shume deshmon se sa rralle ndodh nje gje e tille. Eshte e turpshme te lidhesh deshirat dhe ambiciet profesionale te dikujt me veset e Bllokut. Adela bente pjese ne eliten intelektuale te Bllokut, jo ne pseudoelitat e droges dhe tallavase qe pershkruan zoteria.
90% e te rinjve qe ikin ne Tirane nuk kane fare ambicje, duan vetem te shthuren, te lodrojne apo te marrin pak ere qyteti se merziten nga provinca apo me mire ta themi katundi prej nga vijne. Te shohin nje cike bote me sy. Po te kishte rinia shqiptare vertet ambicje nuk do ishte ne ate gjendje katastrofale sic eshte sot. Kjo vajza qenka djegur pikerisht se ka vajtur atje, ne Tirane. Adela nuk do ishte djegur po te kishte vajtur jashte shtetit. Vetem atje mund te besh karriere, larg injorances dhe katundarise.
Doni me per Belulin? Ketij o vdiq mikja qe e lexonte me kureshtje…mike mavria qe nuk e paska kuptuar ne kureshtjen e saj se cfare idioti po lexonte. Idiot qe do ta kthente vdekjen e saj ne nje histori paralele te suksesit dhe karmes.
Kjo sikur po mbart ne vdekjen e saj fajin kolektiv te vajzave qe zgjedhin te jetojne jeten be Tirane.
Kjo eshte pagesa sipas ketij trapit.
Si nuk ngeli me idiot pa e kthyer kete tragjedi te kesaj vajze ne nje plage shoqerore.
Teme nacionale. Ngado qe ta rrotullosh gjen cdo dite nje debil te ri qe ndihet teper i frymezuar nga vdekja dhe shkruan nje montazh elegjiko kritik per enderat e jetes dhe varrin qe te pret.
Eshte dhe Hallowin dhe te ish ngjallur prape e te na e kish lexuar kete koqe mbase do i ikte kureshtja dhe do ndihej me e cliret nga idiotet e kesaj bote . RIP
Te lumte! Shkrimi i ketij dhe postimi i asaj doktoreshes idiote qe pa pritur rezultatet e autopsise tha qe e kane vrare per ti mbyllur gojen jane fakt i gjalle qe njerezit jane egoist, te ftohte e qe vec japin mend kur nuk kane dhe me e keqja nuk e qepin “halene” as ne nje dite zie.
TË LUMTË PENA KRESHNIK OSMANI !
Ekspozeja e mediokrit…ky mund te ishte nje titull shume i goditur per te tejcuar kete mesazh qe ky Osmani jep. Me pak fjale, mos e provo fare se edhe mund te mos te te ece. Dilema e perjetshme e te dobtit dhe atij qe nuk ka “bythe” .
Rahmet paste zonjusha ! E them si kerkon autori ….kavajshce.
Per Adelen dhe “Adelat” e tjera ,ky shkrimi me duket si flete-rrufe e epokes komuniste.Nje thirrje nga sekretari i rinise per te rinjte me sjellje mikroborgjeze.Adela provoi te jetonte lirshem.Pak njerez jetojne ,te tjeret thjeshte ekzistojne….Oscar Wilde.Nuk e di cfare nuk shkoi mire apo gabim ,por di qe menyra sesi rritemi qe femije le gjurme tek ne ,madje percakton karakterin tone kur rritemi.Pikerisht ketij ambjenti qe u rrit ,kerkonte ti shpetonte Adela.Zonjusha dukshem tregonte ndrydhje ,pasiguri ,mosbesim ne vete. Shkrimi kerkon ti ktheje Adelat atje ku ato nuk kane dashur te linden ose te rriten asnjehere.Blloku nuk eshte menyre jetese per tu pasur zili ,por per Adelen ishte gjithcka qe asaj i ishte privuar ne gjithe adoleshencen e saj.Adela ndoshta jetoi pernjehere ,vrullshem vitet e cuara dem .
Kur degjon hoxhen ne Kavaje 5 here ne dite qe zapton qytetin ,Blloku te duket si kopshti i Edenit ,ku gjithcka eshte molle e ndaluar ,por what the fuck !!Pyetja eshte e thjeshte ,Bllokun e Adeles apo parajsen Kavaje te Kreshnikut ???
Ne parajse mungojne te gjithe njerezit interesante…..thote Oscar Wilde.
Nuk mendoj se Adela ishte e interesuar apo e ndervarur ne stilin e jeteses se Bllokut. Ajo thjeshte donte te kishte nje pune ne Tirane ku ka njerez nga e gjithe Shqiperia dhe nuk ka limite ekonomike si ne Kavaje. Ky qe ka shkruar artikullin ka hedhur pluhur mbi karakterin e Adelajdes duke e pershkruar largimin e saj nga Kavaja ne prizmin e shthurrjes, nderkohe qe tjetra thjeshte donte te ushtronte nje profesion specifik ne nje qytet qe ja mundesonte. Jo te gjithe qe shkojne ne Tirane shkojne per shthurrje, madje ata qe jane te kontrolluar si Adelajda kane me shume sukses sepse kane precizion. Le te mos nenvleresojme faktin qe nga gjithe vajzat e pergatitura qe ka Tirana e Shqiperia, Adelajda arriti te behet pjese e atij tregu aq te ngushte dhe konkurues. Nuk do ja kishte dale dot kurre po te kishte qene e harbuar pas jetes se Bllokut, ose do ishte seleksionuar shpejt nga vete tregu. Ajo i kishte prioritetet e sakta, por ky artikullshkruesi po ja deformon per hesap te vet.
Te lexonte ty Adela ne Fb?!! ik ere palle, ty as jot eme e yt ate s’te dine kush je, jo me te tjeret….
Flm Zotni!
Shkrimi dhe mendim jane skalitur me dashuri njerzore! Himn per engjellin A. Shqiperia humbi nje vlere!
Shkrim idiot! Ajo do vdiste dhe po te rrinte ne Kavaje zoteri. Si i bie tani qe te gjithe eliten e gazetarise duhet ta perbejne ata qe jane lindur e jane rritur ne bllok? Nuk e vdiq Tirana Adelen dhe nuk e urrente Kavajen ajo hiqini nga mendja keto idiotesira, ajo thjesht donte te bente gazetarene/moderatoren dhe te jetonte e qete pa qene e detyruar te rrinte rob e nje martese te vendosur kur ishte akoma e re. Kaq! Mos na beni te zgjuarin kot tani jo pse erdhe ne Tirane jo pse le te fejuarin jo pse do te varrosin ne Kavaje. Budallalleqe me oke.Paska bere shume gabim qe te paska lexuar sa ishte gjalle dhe e di cfare mendoj? Qe ai mentaliteti i qelbur i qyteteve te vogla qenka rrenjosur thelle edhe mu ne mes te Tiranes se late nam duke fol budallalleqe ju “elita e gazetarise”.
Brravo, shkrim i mrekullueshem, analize e thelle realiste.
Kam lexuar disa shkrime te shpifura lidhur me ikjen e Adeles, dhe ky eshte nje prej tyre.
Qe ne fjaline e pare nuk le dot pa permendur qe “Adela te lexonte me vemendje”, njesoj si shkrimi i Elisa Spiropalit per Adelen ku publikoi intervisten e VETE qe i kishte bere Adela. Ose nje tarallake tjeter qe permendi ate qe i thoshte Adela “te kisha une gjysmen e pasionit tend”… tju vije turp!!!!
Duket si nje kopje e shemtuar e “A doni me per Belulin” versioni llaftar llaftari…
Dhe ne fund fare kush je ti qe dikton cfare eshte lumturia? Lerini more njerezit te bejne si te duan, ngelet me diktime e me dhenie mendsh kur jeni beterr per vehte.
Jeni bere per te ardhur keq o shqiptare, ne cdo nivel vetem llum shikojme e degjojme. Sa keq!
Adela nuk jetonte as ne Bllok, por ne nje lagje afer televizionit te saj. Dukej qe ishte e perkushtuar ne profesion dhe jo ne hallakatje Blloku. Dhe shancet per te vdekur nuk do ja rriste marrja ne interviste e artisteve te Bllokut, por me siguri po te kishte ndejtur ne Kavaje dhe te ishte martuar atje nuk do cuditesha nese zemra e saj e brishte te mos i kishte perballuar shtatzanite e njepasnjeshme qe me siguri do i vinin nga ndonje bujk atje. Kam pershtypjen se fene ajo e perdorte si nje mekanizem strukturizues me shume se dicka ndrydhese ne jeten e saj. Madje feja juaj zoteri mund ta kete marre ne qafe me ato agjerimet tuaja qe i lene njerezit pa buke me ore te tera gati sa per t’i rene alivan. Ti do kesh ndonje leverdi ne mbajtjen e njerezve ne qytete te vogla ne menyre qe te mos hapin syte ne qytetin e madh, por te vine tek ty e t’i mbushesh mendjen ti me dokrra. Donacionet e tyre kerkon ti po he, qe te hash buke rehat rehat duke predikuar gomarlliqe me oke se s’je i afte vete per nje profesion real. Diktator i dreqit.
Me pelqeu puna e bujkut. I pershendesim bujqit e shkrete se dhe ata kane te drejte te shtohen.
NEVERIA Bardhyl Londo
Më vjen ndot nga ky qytet,
kujtime te pista
me pickojnë si një hordhi me morra e pleshta.
As veten nuk mund ta vras në këtë qytet.
Për të
S’është e denjë as vdekja.
Ktij tipit Adela e bukur s’do t’i hidhte as qurret.
Shkrim shumë i turpshëm…Pa më thuaj pak o Z.Osmani po ti vetë pse rri gjithë kohës në Tiranë?