Pas kontrolleve në terren, tatimet, që janë në kulmin e aksionit antiinformalitet, e kanë përqendruar vëmendjen tek deklarimi i punonjësve dhe pagave rea le të tyre.
Në një njoftim që u është dërguar së fundmi bizneseve, tatimet i kanë ftuar subjektet që të përmbushin vullnetarisht detyrimet tatimore, përmes vlerësimit të deklaratave.
Konkretisht subjekteve u kërkohet ulja e tepricës kreditore; rritja e numrit të punonjësve të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore si dhe deklarimin real tëp agave të punonjësve të specializuar dhe të administratës.
Edhe më herët drejtues të tatimeve kishin paralajmëruar se do të përqendroheshin në deklarimin e pagave reale të punonëjsve. Drejtoresha rajonale e Tatimpagueve të Medhenj gjatë një takimi pak javë më parë me Dhomën Amerikane pohoi se përsa i përket punësimit, kontrollet s’do të jenë më për sigurimin, por për nivelin e pages.
Evazioni me mosdeklarimin e pagës reale është tepër i lartë në vend. Shumë subjekte i deklarojnë punonjësit me pagë minimale, ose me paga që janë larg asaj reale. Shqipëria mbledh si kontribute të sigurimeve shoqërore vetëm 5% të prodhimit të brendshëm bruto, niveli më i ulët jo vetëm në Europë, por edhe në rajon. Në vendet e rajonit kontributet e sigurimeve sjellin më shumë se 10% të PBB-së.
Ndonëse punonjësit sot mund të jenë të kënaqur me deklarimin e pagave më të ulëta, pasi marrin më shumë para cash, kjo mund t’u kthehet në bumerang në të ardhmen, pasi përfitimet për barrëlindjet për femrat dhe kur të dalin në pension do të jenë minimale.
Nje aksion per tu vleresuar, mbi te gjitha keni mbeshtetjen e shume qytetareve dhe bizneseve qe punojne me ndershmeri e i pergjigjen ligjit, e vleresoj pa mase nje aksion si ky shume te domsdoshem per vendin per ta nxjerre nga puna e zeze cdo punetor dhe futur ate ne skemen e pensioneve gjithashtu duke i bere shume biznese ti binden ligjit dhe rregullave.
nje nisme per tu vleresuar kjo e tatimeve pasi nepermjet ndryshimeve qe parashikon ne sistemi e pensioneve shteterore nxit gjitheperfshirjen edh te skemave vullnetare te pensioneve dhe i ndergjegjeson me tej punedhenesit per te paguar siguracionet e punonjesve te tyre duke i reduktur edhe punen e zeze