Arrestimi i Orest Sotës, Qato: Gjetja e patentave të Tahirit, nuk përbën vepër penale

4 Nëntor 2017, 18:34Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Elbasanit doli për mediat për të sqaruar në lidhje me arrestimin e Orestës Sotës.

Sotës iu gjetën në makinën që po udhëtonte, veç 800 mijë eurove të pashoqëruara me faturë, edhe dy leje drejtimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Altin Qato tha se policia nuk deklaroi gjetjen e dy patentave, pasi kjo nuk përbente vepër penale, por vetëm shuma e parave.

“Në makinën e Orest Sotës janë gjetur dy leje drejtimit të ish-ministrit Tahiri. Ne nuk e bëmë publike gjetjen e patentatve të ish-ministrit Tahiri, pasi nuk përbën vepër penale”, deklaroi Qato.

6 komente në “Arrestimi i Orest Sotës, Qato: Gjetja e patentave të Tahirit, nuk përbën vepër penale”

  1. Dajti USA says:

    Veper penale mund te mos beje,po opinioni public duhet te informohet,pse patentat e ish ministrit te brendshem ndodheshin ne makinen e nje personi qe nuk ka lidhje direkte me te,ketu ka shume pikepyetje qe duan pergjigje.

  2. arnauti says:

    Ore Qato, po qenke i lezetshem , pale dhe drejtor policie !!!! Po ti mor Qato e din mire qe patenta eshte dokument personal biles dhe hyne tek dokumentat e identifikimit ,atehere ç’don ky njeri qe nuk eshte as i afert i Saimir Tahirit me dokumentat personale te ish ministrit ,aktualisht deputet dmth njeri me imunitet ?????!!! Lind pyetja jane te vjedhura per tu keq perdorur ,jane te fallsifikuara per tu keq perdorur ku ne te dy rastet quhet veper penale !!!!! Ose ose na del qe jane vertete te Tahirit i cili ja ka dhene ne “ruajtje” ku ne kete rast nuk perben veper penale per “kamikazin” por …thash …. por rendon akoma me shume pozicionin e Tahirit ne lidhje me ato qe flitet e shkruhet per dite ne shtyp dhe ne sitet sociale …!!!!! Atehere cilen te besojme nga variantet ??!! Plus qe patentat vetem nje “gdhe” mund te mos e kuptoj qe jane te lidhura ngushte me 800.000 eurot qe u gjenden ne makine !!!! Atehere ……..???????!!!!!!!!!!!!!

  3. apokalips says:

    Ufffff shyqyr se na ngriu gjaku per pak ……tani te fleme rehat.

  4. teko says:

    Vertet?! E natyrshme?! As vend per hetim?!

  5. xhemal says:

    patenta te leshuara e 31\07\, 2017,,,,,,,,,,shume pikepyetje do pritur drejtesia hetimet ,mire eshte qe problemet e policise e drejtesise te mos politizohen po te inkurajohen te punojne me pergjegjesi per te luftuar krimin ne te gjitha nivelet

  6. vaso says:

    Nuk eshte veper penale,por tregon lidhje dhe ka shume pikepyetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje