DEKLARATA/ Lefter Sota: E vërteta e 800 mijë eurove që iu gjetën djalit tim

4 Nëntor 2017, 20:26Politika TEMA

Lefter Sota, babai i Orest Sotës, që iu gjetën më shumë se 800 mijë euro nga ana e policisë një ditë më parë, ka reaguar nëpërmjet gazetës TemA, për të sqaruar situatën.

Ai thotë se kjo shumë do të përdorej si garanci, për një marrëveshje tregtare me Kurum.

Reagimi i plotë i biznesmenit Sota, për TemA   

Informoj opinionin publik dhe mediat lidhur me arestimin e djalit tim orest sota se:

Ne daten 1 nentor 2017 kam derguar djalin tim Orest Sota, te coje prane kompanise Kurum Sh.A, nje sasi eurosh ne kesh, si garanci per nje te treten e shumes se nje kontrate per 4000 ton hekur nderrimi.

Ashtu sic kam deklaruar edhe prane oficerit te policies, bazuar ne normat tregtare per mbajtjen e kontrates, kjo shume do te sherbente si garanci e kthyeshme, mbasi te ishte kryer pagesa e plote me banke.

Njoftoj se kjo sasi valute buron nga te ardhurat e mia personale e kursimet ne vite.

Une kam filluar aktivitetin tregtar ne vitin 1992!

Objekti tregetar i shoqerise eshte tregtimi i materialeve te ndertimit, hekurit te nderrimit, perpunimi i tij, si dhe perpunimi i skrapit dhe metaleve me ngjyra.

Kerkoj ndjese publikut dhe Policise së Shtetit per mosrespektimin e rregullave te qarkullimit rrugor, nga Oresti.

Deklaroj nen pergjesi penale dhe publike, se shuma e valutes eshte e imja, duke provuar perpara organit te akuzes.

Falenderoj Policin e Shtetit dhe organin e akuzes per profesionalizmin e treguar.

Respektoj gjithe spektrin politik dhe medjat per opinionet e tyre.

Lutem te respektoni shqetesimin tone dhe te leme drejtesinë te na gjykoje

Me respekt

Lefter Sota

24 komente në “DEKLARATA/ Lefter Sota: E vërteta e 800 mijë eurove që iu gjetën djalit tim”

  1. apapapa says:

    Nuk ka asgje per te kerkuar falje apo sqaruar. Edhe une i mbaj 800 mije euro ne makine. Nuk eshte ndonje gje e madhe.

    1. g says:

      Paratë e pastra kalojnë nëpermjet bankës o Lefto,
      siç bëjmë ne të tjerët nëpër evropë.
      Mirë hajdut por edhe rrenacak.
      Tregoja atyre nga fshati yt këto gjepura.

  2. Dielli mbi Korab says:

    Eshte e thjesht fare duhet te prononcohet dhe KURUMI,per kete marrveshje qe te behet e besueshme. dhe te publikoni emailet ose dokumentet qe keni rene dakort per te bere parapagimin o Zoti Sota.
    Po Saimirin e shkret pse e futet ne kete valle??
    Ai kishte boll telashet e veta dhe kjo i duhej qe ta zhysni me keq ??
    Djali ka 800 mije Euro me vete dhe nuk zbaton rregullat e qarkullimit dhe udheton i vetem pa shoqerimin tuaj!!!
    Dhe policia e kontrrollon dhe gjen Patentat e Tahirit.
    Diçka nuk shkon ne kete histori!!!
    Nje gje eshte e qarte SHISH-i ju ka pergjuar dhe ka lajmeru policine qe tju ndaloji.
    Tungjatjeta dhe merrni nje avokat te forte.

  3. Brahoo says:

    Garancit jepen nepermjet bankes ne qofte se pagesa behet midis bankes. Nuk ka garanci me para ne dore.

  4. zaho says:

    Si thua more zoti Lefter, garanci e kthyeshme po edhe mbase

  5. jo-genjeshtres says:

    Rregullat me te thjeshta te biznesit bejne te qarte menyrat e kryerjes se nje kontrate.
    Do beje mire te jepje nje kopje ne shtyp te kontrates apo “Letter of intend”, natyrisht pa shumen e pergjithshme te lekeve, por patjeter me shumen e garancise se pretenduar!
    Lerini budallalleqet, nun ka koker gomari te besoje keto idiotesi!
    Besoj se “Tema” do ta botoje komentin tim kesaj radhe.

  6. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Edhe un kam qe nga viti 92 qe punoj ne biznes, dhe jo qe nuk i kam 830 mije euro, por dhe po ti kisha nuk do ma mbante bytha te dilja me 830000 euro ne makine. Ligjerisht garancia ngurtesohet ne banke. Nuk çohet ne dore (kesh).
    Shqiperi te kam dhjere, bere hajdutet dhe injorantet milionere.

    1. wow says:

      Po keshtu eshte, qe garanica mund te vertetohet me ane te nje dokumenti te dhene nga banka, ngurtsimi i saj, dhe cash should te eleminohet. Kjo ndodh ne cdi vend qe ka banka serioze, por ne shqiperi si gjithmone specifika te vecanta.

  7. Flamur says:

    Që kur kështu dërgohet 1/3 e shumës cash me makinë me anë të djalit pa shoqërurs. Paratë jashtë banke të padeklaruara (nga kursimet në derrkucin prej porcelani) që në ShBA do ti kishin sekustruar në vend

    1. Az says:

      Jo, ne SHBA nuk do ti sekuestronin ne vend. Pastaj pse duhet te krahasoni SHBA-ne me Shqiperine. SHBA me 320 million banore, Shqiperia 2.8. Dhe busineseset bejne marrveshje me njera tjetren me paradhenie dhe zakonisht kerkohet cash kur nje kompani nuk ka record te mire te me parshem per blerje malli.
      A “letter of intent” will no cover your commitment, cash oor check payments will. As a bussiness owner myself I’ll take the cash any day of the week, without even thinking twice. Cash is King. I can tell you I will buy a certain amount of product but if the money is not paid, I don’t have a sale. A letter of intent is just an acknowledgment that I will buy from you.

  8. Sit back and relaks says:

    800 mije euro i terhoqi nga banka apo i kishte mcef poshte dyshekut ky Lefteri? Se nqs i ka pasur ne banke pse duhet ti terhiqte per te kryer nje pagese cash kur nje transferte e shpejte dhe e thjeshte bankare do mjaftonte. Por ta zeme se i ka pasur poshte dyshekut, ath lind pyetja, pse duhej qe te udhetonte djali deri ne elbasan me tere ate cash me vete kur zoteria mund ta depozitonte cash-in me banken me te afert ne llogarine bankare te kurum-it dhe i hiqte vetes tere ate stres. Per budallenj i di robt ky miku na vlora? Ne nje shtet normal tatimet dhe financat do koshin zbarkuat tek biznesi i ktij Sotes e do tia kalonin ne qilizem cdo fature a deklarim fitimi e shpenzimi. Me shume ngjan si nje perpjekje per te ndare parate nga patentat e Sajmirit. Filloi vallja e manipulimit te provave.

  9. Artibr says:

    O lefter sa lek i ke dhen djalit se nuk dike as se sa lek i ke dhen edhe pjeset e ldentitetit te tahirit i ke dhene po thoje qe do i conte ne maqedoni e pastaj ne zvicer ne bangat e lycernes aq budallenj jeni treguar sa e ke nisur cunin pa patent nese sju kap njeri ju policia eshte me ne o tema po ulni gazeten me kete deklaratë

  10. llaman says:

    Qe kur eshte ndaluar qe dikush te mbaje para me vete? Gjithe puna eshte se krejt sistemi punon me transaksione jo bankare per ti shpetuar taksave. Sidoqofte , askush nuk mund te akuzoje dike pse ka para mevete nqs mbi te nuk rendon ndonje akuze e caktuar.

  11. Belina Budinis says:

    O Lefter ziu, o koqe gamori, shko mbushi mendjen ndonje katundari, jo publikut, per aktivitetin tend, se e dine te gjithe se me cfare merresh o ditezi…! Tani do shkosh per lesh gjitheshka ke bere me krimin ne krye do te sekuestrohet ndaj do shkosh ne fis, tek qelia, aty do te rrjepin me keq. Te fala Saje qorrit.

  12. Bledi says:

    Ja ka fut kot.Te gjithe njerzit me tru e kuptojne se bankat sot afrojne sherbime pa fund qofshin keto transferta milion dollar apo euro.Pagesà apo garanci
    Dhe kur merret me qira 1mjet apo paguhet hôtel ka organizma qe bllokojne sasine e lekeve dhe ja derdhin Prape perfituesit.Kjo eshte futja vrapit.Ne Europe sekuestro dhe burg per kaq lek.falenderimi i Policise hipokrizi shqiptare e perzier me injorance.

  13. Lili says:

    Shume interesant po na behet ky biznessman qe nuk di se bankat jane pikerisht per keso transaktione….
    Tatimin e ka paguar per nje fitim 860ooo euros? Sa aktivitet vjetor ka pasur per kete pune? Apo biznessi i tij ka sherbyer pikerisht si lavatriçe te pareve te habilajve? Se duhet nje zinxhir.
    Hajde ,te punohet mbi kete zinxhir nga organet e shtetit shqiptar me rend( tatimet ’ tenderat,deklaratat e pasurise prej 1992 shit etj etj) apo nga cka ka mbetur prej shtetit shqiptar qe te vertetohet fitimi i 860000 euros…

  14. Lavatricja says:

    Nese Kurumi pranon para kesh ja ku na doli dhe nje lavatrice pastrimi parash.
    Per llogari te Erdoganit?!

  15. Niko says:

    Ky eshte shtet. Bravo Edi Rama. Po te ishte koha e Berishes gjithecka mbyllej me telefon dhe se merrte vesh askush. Policia te ndalon dhe zbatol ligjin. Shpejgimet e Sotes jane bindese plus qe jane nje shpegim shume profesional.

    1. daku says:

      Po Rama desh ta mbyllte se policia nuk e deklaroi por ja nxorri Berisha.

  16. ben says:

    O rilindasi nga halli
    Po edhe nje me 7 vjet shkolle, qe ka nje dyqan fshati ose lagjeje e di qe garancite behen nepermjet bankes ose kompanive te sigurimit. O lefter lefteri
    Si e niske djalin ti me 863.000 euro cash vetem, harxhoje dhe karburantin e makines kur mund ta beje nga zyra?????? Nuk po e coje cunin te blente buke o lefter.
    A e di sa vjet burg rezikon zotrote bashke me tet bir?
    Po patentat e lundertarit te madh cne bashke me eurot se ky lundertari i madh nuk kishte as skaf as jaht perse i duheshin????
    Ju plasen ujrat rilindja gjithandej
    Kur e ka lene konferencen per shtyp kryerilindasi qe te japi dorheqjen apo do presi te dali urdher aresti njehere????

  17. h says:

    Mos ke harru se 500 mijë ti dhuroi ai kushuriri yt i trete
    se ne shqipëri kushërijtë janë shumë bujarë…pasi kanë vrarë vëllain e vet.

  18. k says:

    Udhetim pa patente? Le te mbaj pergjegjesi.
    Por gjithe dembelet gjeten rastin per te bere llam llam. Ra sala nga fiku e kapet per fije merimange. Ju te tjeret nuk vodhet keshtu? E pse do te punoj per ty tjetri? Dili vetes zot. Kapitalizem?!
    Te pagoj taxa qe te zihet salua dhe ramua ne kuvend. Hajde k… hajde.

  19. Salkaro says:

    Nuk jane te detyruar NJERZIT ti cojne ne banke leket. …edhe une kam ….por nuk ju a jap hajduteve bankiere. .te perfitojne. ..fuck. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje