OPERACIONI/ Prangosen 6 persona, ju kap 1 ton e 200 kg drogë

4 Nëntor 2017, 11:23Kronika TEMA

Një sasi më shumë se 1 ton lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Tiranës gjatë dy operacioneve të zhvilluara në orët e fundit.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu bëri me dije se janë arrestuar 6 persona dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni i parë i koduar “Befasia” ka çuar në pranga shtetasit Fation Mesi, banues në Nikël, Ilir Ferati, Izmir Muja, nga Kukësi, Saimir Grosha, banues në Bardhosh në Kukës, ndërsa në kërkim shpallur në kërkim shtetasi A.Q.

Në një automjet Volsvagen janë sekuestruar 8 thasë me lëndë narkotike.

Nga operacioni i dytë janë arrestuar shtetasit Hasan Sula, banues në Rinas dhe  Merita Sula, bashkëshortja, ndërsa janë shpallur në kërkim dy djemtë e tyre, K.S dhe S.S.

Sipas kreut të policisë, në banesën e tyre në një papafingo janë gjetur 170 thasë me bimë narkotike. Nga peshimi i krejt lëndës narkotike, rezulton një peshë totale prej 1 239 kg.

Drejtori Veliu sqaroi se grupi i parë i të arrestuarve ishte furnizuar me lëndën narkotike pikërisht nga familja Sula, banuese në Rinas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje