AKU kontroll fabrikës së pijeve në Krujë, dyshohet për produkte të falsifikuara

5 Nëntor 2017, 14:20Kronika TEMA

Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka marrë kampione te pijeve alkoolike që prodhoheshin në magazinën prodhuese në Nikël të Krujës.

Kontrollet e AKU-së dhe Drejtorisë së tatimeve kanë nisur që të shtunën në këtë fabrikë të prodhimit të pijeve.

Dyshimet e para të AKU janë për falsifikim të pijeve të prodhuara si dhe ushtrim të aktivitetit në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Ndërkohë, në lidhje me kontrollet e ushtruara është shprehur edhe pronari i magazinës, ku po zhvillohen kontrollet. “Aktivitetin e ushtrojmë prej 10 vitesh, jemi te pajisur me licence”, është shprehur ai.

Kontrollet në këtë pikë prodhimi të pijeve vijojnë, ndërsa të pranishme janë edhe forcat e policisë./oranews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje