Konfindustria ka kerkuar zyrtarisht prane Kuvendit te Shqiperise, qe projekt ligji per nxitjen e investimeve ne sektorin turistik si pjese perberese e paketes fiskale 2018, ti nenshtrohet ndryshime thelbesore per ti sherbyer interes publik ne afatgjate.
Konfindustria vlereson, se kushti kryesor per te perfituar favorizime fiskale me ndertimin e resorteve dhe hoteleve turistike, duhet te jete vlera e investimit jo me e vogel se 50 milion euro. Kushti i mesiperm mungon ne propozimin e paraqitur nga ekzekutivi ne paketen fiskale 2018.
Si kushte te tjera te domosdoshme, qe duhen plotesuar per te perfituar favore fiskale ne investimet ne turizem, duhet te jene edhe domosdoshmerisht:- niveli vetem me 5 yje sipas standarteve nderkombetare dhe – largesia ne te pakten 3 km ne vije ajrore nga zonat e mbrojtura natyrore te vendit.
Gjithashtu, perfitimet fiskale, qe mund te perfitohen per investimet ne turizmen, qe plotesojne kushtet e mesiperme, duhet te jete vetem perjashtimi nga tatimi mbi fitimin dhe dividendin ne maksimumi 10 vitet e para te aktivitetit. Favorizimet fiskale te parashikuara ne projektligjin e paraqitur nga ekzekutivi si pjese e paketes fiskale 2018, rrezikojne te demtojne:- konkurencen ndermjet operatoreve, – jane kosto financiare te paarsyeshme per interesat e pushtetit vendor dhe jane burim subjektivizmi dhe korrupsioni ne dem te interesit publik ne afatgjate.
Propozimi i mesiperm eshte pjese e paketes prej 16 kerkesash te Konfindustrise drejtuar Kuvendit te Shqiperise ne diskutimet per buxhetin e vitit fiskal 2018.