Rrëfimi rrëqethës i ‘hirushes’ shqiptare: Nga një shitëse, sot gruaja e një miliarderi nga Dubai

5 Nëntor 2017, 19:31Lifestyle TEMA

Klaudja ka ardhur nga Dubai, aty ku ka krijuar familjen e saj, për të përmbushur ëndrrën e madhe të mamasë në “Ka një mesazh për ty” në E diela Shqiptare, moderuar nga Ardit Gjebrea.

Pas, martesës së motrës së madhe, ëndrra e nënës së saj ishte që të shikonte dhe vajzën e vogël të veshur me fustanin e bardhë dhe Klaudja vendosi ta ftojë nënën e saj tek “Ka një mesazh për ty” për ta bërë atë të lumtur, por dhe për t’i thënë një mesazh të rëndësishëm.

Më pas nisa punë në agjenci, ku kam punuar 6 vite dhe më pas nisa punë në autobus.Kam ndryshuar disa herë punë.  Më vonë fillova punë në “call center” për të ardhura më të mira. Pas disa kohësh ndryshova punë dhe aplikova për të ikur jashtë. Në fillim nisi si kamareje në Oman. Më pas u ngrita në detytrë si supervizore. Më pas ika në Taljandë, me agjenci bashkë me një shoqen time, ku nisa dhe një punë si menaxhere marketingu ku qëndrova vetëm një vit. U ktheva në Dubai, tek shoqja ime.

Ndërkohë i thashë asaj se ky do jetë destinacioni i fundit. Kur shkova atje nisa të punoja si shitëse në një dyqan këpucësh. Në fillim rrija në hotel. Në muaj merrja 1 mijë dollarë. Ndërkohë që gjeta një shtëpi në një provincë në Dubai, ku paguaja 300 dollarë dhe e ndaja me goca të tjera. Një ditë kur hap Facebook, shikoj që gjendej një djalë nga Dubai që më kishte shkruajtur nga je dhe i përgjigjem arabisht. Me prezantohet dhe më pas dhe unë i tregoj për veten time. Ai me tregoi se jam shofer dhe unë i thashë se punoj shitëse. U takuam disa herë dhe më pas ai më tregoi për familjen e tij dhe unë timen. Në Dubai njerëzit janë shumë fanatike dhe nuk mund të shkosh të takosh prindërit e djalit. Është një vend shumë i mbyllur nga mentaliteti.

Arditit :Si guxove të dalësh me një djalë, duke ditur që deri edhe policia mund të ishte problem?

Klaudja: Kjo është pyetja që i bëj unë vetes, por si doli ai që e dinte…

Arditi: Ky djalë të tregoi për familjen, çfarë të tha?

Klaudja: Më tha që familja e tij ishte e varfër, që jetonte në shtëpi me qira. Unë i thashe që nuk ka problem se dhe unë vi nga një familje me shumë borxhe.

Arditi: Sa kohë kaluat?

Klaudja: Unë u njoha në Prill dhe jam martuar në Gusht të 2016 dhe sot kemi një vajzë. Vazhduam marrëdhënien deri në Korrik. Kishim shumë gjëra të përbashkëta, borxhe, para për të paguar.

Arditi: Do e nisnit jetën bashkë dhe do e ndërtonit jetën bashkë.

Klaudja: Më pas nisëm të bënim llogaritë e borxheve. Unë ndërkohë vazhdoja punën. Ai më thirri në dasmën e motrës së tij dhe çdo gjë ishte luksoze, s’më besohej se ai më kishte thënë jam i varfër. Por ai u justifikua duke thënë se burri i motrës ishte i pasur dhe mendoi se do mërzitesha që ai ishte i varfër. Më pas merr mikrofonin dhe unë mendoja se do uronte motrën, por në fakt ai më propozoi për martës dhe unë nuk ngurova t’i thoja PO.

Ndërkohë e pranova dhe lamë ditën e martesë më 8 Gusht, por unë nuk u bëra nuse. Vendet arabe janë shumë myslimane dhe dasma ka rregullat e veta. Femrat janë veç dhe meshkujt veç. Ndërkohë që familjen nuk e kisha. Ai më kërkoi të bëjmë dasmë, por unë nuk pranova se e dija që nuk do e shijoja, pasi prindërit do rrinin veç dhe ai u mërzit pak. Bëmë vetëm martesën në Gjykatë.

Arditi: Martesa në Dubai bëhet në gjykatë.  Çfarë ndodh kur shkon përpara gjykatësit?

Klaudja: Në gjykatë flet për të ardhurat dhe e vendos bashkëshorti për të ardhurat. Ai më pyeti mua për kushtin që do i vendosja. Dhe unë i vendosa që të mos martohet më, pasi atje meshkujt martohen 4 herë. Ai e pranoi që të mos martohej. Ndërkohë që gjykatësi po fliste dhe unë kisha treguar për pasurinë time. Më pas i erdhi radha bashkëshortit dhe të ardhurat e atij ishin të pafundme. Ai ishte një bos, një princ Dubai. Kjo ishte e jashtëzakonshme. Ishte si përralla e Hirushës.

Sot kam ftuar mamin pasi më thoshte gjithmonë bëj një dasëm. Mami e ka martuar vajzën e parë dhe e ka parë nuse. Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje për çdo lot që i kam derdhur dhe në radhë të dytë ajo do surprizohet.

Ndërkohë që Kaludja ka treguar se as bashkëshorti i saj nuk e dinte që ajo kishte ardhur në studion e “Të dielës Shqiptare” dhe ishte veshur me fustan të bardhë.

Lindita e pyetur nga Arditi tregon për familjen e saj.

“Kam dy vajza njëra është e martuar në Itali dhe tjera është martuar në Dubai. Nuk e di se kush mund të më ketë thirrur”.

Teksa shikon vajzën e saj të veshur nuse ajo emocionohet shumë dhe përlotet.

“Dëshira e çdo prindi është të shohë vajzat e saj me fustan të bardhë”.

Arditit: E vogla është bërë nuse vetëm për ty, dhe ka një mesazh për të të thënë.

Klaudja: Në radhë të parë duhet të të kërkoj falje për çdo fjalë që të kam kthyer. Ky është një kujtim shumë i bukur dhe duhet ta shijojmë. Unë kam dhe një kërkesë. Ti je e sëmurë dhe po pi ilaçe dhe pas një muaji ke vizitat në Itali dhe nëse nuk bëhesh më mirë ti duhet të operohesh dhe unë ta kërkoj në sy të gjithë publikut që ti të lesh cigaren, pasi ne e kemi për të mirën tënde.

Por, nëna e Klaudjës ka hezituar në fillim që të heqë dorë nga cigarja, pasi e konsumon atë prej vitesh. Më pas ajo ka pranuar.

Lindita: Ndoshta jo, sot dhe nesër, por do përpiqem që të heq dorë. Nesë unë e them një fjalë do e mbaj.

Më pas ajo janë përqafuar dhe kanë ndarë momentet e bukura së bashku.

Por surpriza nuk ishte vetëm kaq. Arditi kishte menduar një surprizë për Kaludjën. Ai kishte ftuar bashkëshortin e saj në studio. E gjitha kjo ishte e përgatitur pa dijeninë e Klaudjës.

Teksa Klaudja ishte duke përshëndetur bashkëshortin e saj, Arditi e ftoi atë në studio ku dhe u zhvilluar një ceremoni e vërtetë martesë.

Mes gotave të shampanjës dhe luleve, çifti preu dhe tortën e martesës. Gjithashtu e pranishme në këtë ceremoni ishte e pranishme, vajza e tyre e vogël dhe disa nga të afërmit e Klaudjës.

Një histori si e Hirushes kjo që na rrëfeu Klaudja. I urojmë çiftit jetë të lumtur dhe të plaken së bashku.

12 komente në “Rrëfimi rrëqethës i ‘hirushes’ shqiptare: Nga një shitëse, sot gruaja e një miliarderi nga Dubai”

  1. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

    hahahaha historia e Haneme/Kaudija……………..o Zot sa te peshtire ,sunitet nuk kane limit!

    1. lelegu says:

      A ka me te peshtire se ty bythofagos qe edhe ketu vjell vrer si qen rruge???

    2. moni says:

      A ti je klluf o i shkrete

  2. Ani says:

    Hahahahaha
    Cfare mashtrimesh more!!!
    Ajo si e huaj duhet patjeter te beje lidhjen martesote ne nje zyre qe mbikqyret nga ministria e jashtme…
    Nuk eshte aspak e vertete qe ne Dubai grate rrine vecmas nga burrat ne nje dasem ???
    Nga te gjitha vendet arabe kjo ndodh vetem ne Arabine Saudite, Kuvajt dhe Katar…
    Kjo me suguri eshte grua e dyte qe s’i kane bere dasem se prinderit ne keto vende edhe barkthare te jene, dasmen e femijeve e bejne, per me teper qe ky qenka edhe mire financiarish….

    O zot, emisionet tona plot mashtrime!!! ???

  3. Na trashet says:

    Histori te tilla I kemi degjuar qe ne fillim te democracise . Martesa per te maskuar prostitucionin. Afendikonj shpetimtare e zemergjere dhe hirushe qe e meritonin fatin e mire. Punon ne lloto 14 vjec, megjithese pa shkolle behet menaxhere ne Tajlande e me pas ne Dubain e eskortave. Tani I duhet hedhur hi syve lagjes e te tjereve se aktiviteti do te vazhdoje. TuO te shkrete shqiptare qe shihemi nga shtepi a emisione me genjeshtra dhe kaq cedukuese

  4. lato says:

    Vraponi katunare,u hapen sportelet,te gjitha ne Dubai te beheni me princa,me torta,me fustan dasme.Sa qeeeeeeeef!Menazher Arditi do t`ju coje drejt e trek princi miljarder.Nuk keni per te degjuar plakat arabe fanatike,me me carcafe,me ferexhe,jooooooo,,do te jetoni tek jahti princit,do vizitoni vendet me te bukura te botes.Vraponi shqiptare,se ju ben Arditi prostituta.E ka zanat kete pune.

  5. xx says:

    Sa ”shume” u rrenqethem !.Te rrenqethen miliardat e Dubait ty?.Pse e ulni vehte kaq shume duke i dhene virtyt parase??Pale dhe ato emisionet televizive ,lidhur me kete,kaq te shplara.Cfare promovoi Gjebrea,dhe ku i shtyne vajzat shqiptare?Aty eshte qellimi?Te ndertojne jeten duke ndjekur nje miliarder?Keto modele reklamoni sepse e cojne” perpara” shoqerine.

  6. lato says:

    Vraponi albaneska ne Dubai!Atje ka princa miljardere,qe ju presin me kare hapur,me kontraten e marteses ne xhep!Jua thote Arditi,menazheri profesionist.Kerkoni dhe ju perrallen Arabe,te njemijenje neteve ne parajsen e Dubait,me jahte luksoze ne detin e ngrohte.Princi i kalter(vjen pak si i zi ne fakt),po ju pret ne Aeroport me kare hapur,.Nuk e besoni?Keni dyshime?Shikoni Klaudjan nje shitese e varfer,se si u shnderrua ne nje princeshe me fustan te bardhe,me torte shumekateshe,me princin e kalter(vjen pak si i zi ne fakt).Per Klaudian dhe familjen e saj te varfer,moren fund problemet..Vraponi,Oferta eshte e limituar.Kush prenoton tani,e ka te garantuar nje princ miljarder ne Aeroportin e Dubait,qe e pret me kare hapur ne terminalin VIP te aeroportit

  7. Janullatos arxidoglyftis says:

    Sa ka ka nga këto që shkojnë e pallohen me para në Dubai me ëndrrën se do ngecin me ndonjë sheik apo ndonjë arab me evro

  8. elda says:

    Po c’te bejne te presin kur t’ju ngrefet ketyre morracakeve Albaneze per te patur nje histori fikse, per te respektuar nje femer, per te patur nje martese dinjitoze????? Keta injorante qe nuk dine se c’eshte respekti ndaj femres edhe pse brekegrisur?// Atehere me mire nje miliarder dhe nje femije qe te rritet me principe, se me nje albanez qe rri me dashnoret gjithe diten ne makine dhe nje te diele ja perkushton familjes nga halli, se i lan breket gruaja qe te iki i paster te dashnorja…. o pika ju idjoteve….

  9. Jimmy says:

    Lajme Kari.. Tipik Ardit kurva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje